Connect with us

Lajme nga vendi

U zgjodhën organet e reja të shoqatës së prokurorëve publikë

Published

on

Shoqata e prokurorëve publik dje mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin për anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Shoqatës u zgjodhën Anita Topolova Isajlovska, Elvin Veli, Naum Panoski, Irina Trajkoska Strezoski, Stojanço Arnaudoski, Desa Paunovska, Bashkim Hiseni, Jelena Koleva Doagazanska, Violeta Milçovska, Katerina Kolareviq, Ana Gogovska Jakimovska, Spasenka Andonova dhe Katerina Paneva.

Siç informojnë sot nga Prokuroria Publike, nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv, për kryetar të Shoqatës të prokurorëve publikë është zgjedhur Elvin Veli, prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup. Nënkryetare u zgjodhën prokurorët publikë Spasenka Andonova dhe Irina Trajkoska Strezoski, ndërsa Ana Gogovska Jakimovska për sekretar të Shoqatës. Arkëtare u emërua Katerina Paneva.

“Në periudhën e ardhshme, autoritetet e reja të Shoqatës do të hartojnë një program vjetor në të cilin do të parashikohen më shumë aktivitete me qëllim të promovimit dhe forcimit të statusit të prokurorëve publikë dhe shërbimit profesional në prokurori, rritjes së bashkëpunimit me institucionet dhe Organizatat joqeveritare, si dhe pjesëmarrjen në projekte të ndërlidhura me rregulloret ligjore në sferën e gjyqësorit”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Advertisement

Lajme nga vendi

Partitë i rikthehen fushatës, kërkojnë vota për zgjedhjet e 8 majit

Published

on

Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.

Pas votimit në zgjedhjet presidenciale (24 maj) partitë kanë vazhduar sot me fushatën. Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.

Koalicioni “Për ardhmëri europiane” i udhëhequr nga LSDM, sot ka mbajtur tubim në Qendër të Shkupit. Prej atje Dimitar Kovaçevski tha se ata janë të vetmit që kanë fuqi politike, dituri dhe vendosmëri për ta çuar vendin në BE.

“LSDM është e vetmja forcë politike që ka fuqi, dije, këmbëngulje dhe përkushtim për ta futur vendin në BE, prandaj ne nuk po dorëzohemi dhe e dimë se qytetarët do të na mbështesin më 8 maj që së bashku të sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe të begatë për vendin”, tha Kovaçevski, duke shtuar se historia dhe tradita e LSDM-së, por edhe vendosmëria për të ardhmen evropiane të Maqedonisë janë dëshmia më e mirë se ata kurrë nuk dorëzohen.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sot ka mbajtur tubim në Gradsko. Hristijan Mickoski tha se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale kanë fituar 20 përqind më shumë vota se kandidatët e partive në pushtet.

“Kjo fitore e madhe është edhe përgjegjësi. Populli pret rezultate të shpejta dhe ne nuk kemi kohë për justifikime. Menjëherë pas 8 majit do të duhet të përveshim mëngët për të formuar fillimisht qeverinë dhe menjëherë të fillojmë të realizojmë atë që kemi premtuar për popullin, për qytetarët. Por ajo që është e rëndësishme dhe dua të përmend është fakti se ngadalë por me siguri Maqedonia dhe populli maqedonas, qytetarët në Maqedoni ndjehen të lirë dhe shpresa dalëngadalë po kthehet. Kjo është atmosfera, ky është emocioni që kam ndjerë këto dy ditë kudo që kaloj nëpër Maqedoni”, theksoi Mickoski.

Advertisement

Fronti Europian” ende nuk ka filluar tubimet në terren, ndërsa sot Ziadin Sela në një postim në Facebook falënderoi votuesit që i mbështetën në zgjedhjet e 24 prillit.

“Kemi thënë që në fillim, se gjithmonë do të dëgjojmë zërin tuaj dhe do të punojmë për të ardhmen tuaj. Mbështetja juaj është edhe një dëshmi për pastërtinë e politikave tona. Na goditën, na tradhëtuan, na punuan pas shpine, tentuan të na përçajnë dhe demotivojnë, të na zhdukin nga skena politike. Kur u ndanë, fërkonin duart dhe prisnin që ne të luajmë me naivitet dhe të realizojmë deri në fund planet e tyre. Ne zgjodhëm të dëgjojmë zërin tuaj dhe të realizojmë planet tuaja. Në çdo nëndegë u takuam bashkë, ju kujtohet çdo bisedë para se të merrnim çdo vendim. Për ne, kjo ishte me rëndësi. Ata vetë thanë se vula më e mirë janë qytetarët dhe anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, pastaj shpiknin lajme të rrejshme dhe mbanin kuvende e kongrese të improvizuara. Në Kuvend, Kongres ua dëshmuam se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët janë këtu, në shtëpimë e tyre, nga Manastiri deri në Likovë, mbetën ALEANCË. Pastaj, thanë që do ta shohim në zgjedhje se ku qenkan votuesit e Aleancës për Shqiptarët. E saktë, mbrëmë e pamë të gjithë”, ka shkruar Sela.

Ndërsa Koalicioni “VLEN” e ka vazhduar fushatën për zgjedhjet parlamentare me takimet me qytetarët. Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi ka treguar se koalicioni VLEN, synim e ka mirëqenien e qytetarëve. Ai gjatë një takim me disa të moshuar ka treguar se pensionet duhet të rriten sa më parë, madje Gashi me bindja ka thënë se asnjë pension nuk duhet të jetë më i vogël se paga minimale.

“Personat që nuk kanë qenë pjesë e sigurimeve shoqërore do të marrin pensionin minimal, të barabartë me pagën minimale. Të gjithë të tjerët do të marrin pensione më të larta. Të moshuarit të cilët dëshirojnë të punojnë edhe përtej moshës së pensionit, do të shikohet mundësia që të aktivizohen me pagë të rregullt, sipas përvojës profesionale dhe përgatitjes që ata kanë”, tha Gashi./Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Njerëzit vrapojnë të bëhen të pasur brenda ditës por harrojnë se e vetmja pasuri që do lërë pas është trashëgimia njerëzore krijimi i familjes

Published

on

Ish-deputetja Nora Malaj, e ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 është shprehur  se njerëzit harrojnë se misioni më i madh në jetën e tyre është të krijojnë një familje.

Ajo u shpreh se shoqëria sot është shumë agresive dhe se njerëzit nuk po arrijnë të kuptojnë rolin e tyre në shoqëri, të ndikuar edhe nga bota globale.

“Shoqëria është bërë shumë agresive. Jeta sot është kthyer në bardhë e zi ose modelim, pra njerëzit nuk lexojnë më. Numri i lexueshmërisë sot është i frikshëm. Njerëzit vrapojnë të bëhen të pasur brenda ditës dhe nuk e kuptojnë se qenia njerëzore është një mekanizëm human me orë pune që e do kryejë ciklin në mënyrë që e vetmja pasuri që do lërë pas është trashëgimia njerëzore. Ne nuk po kuptojmë rolet tona në shoqëri, Duke ndryshuar rolet në botën globale jemi të pangopur në drejtim të asaj që nuk duhet. Kemi tendencën të provojmë disa gjëra të ndaluara në emër të të drejtave të cilat kthehen më pas në stil jetese. Drejtohemi dhe varësohemi nga disa të tjera dhe nuk kuptojmë çfarë është identiteti dhe personaliteti jonë. E parë në këtë qasje, njerëzit kujtojnë se është kollaj të bëjnë fëmijë dhe harrojnë se misioni më i madh është të kenë një familje”, u shpreh ajo.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Published

on

Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 3.

Financuar nga BE me një buxhet prej 13.79 milionë eurosh, kjo nismë nënvizon angazhimin e të dy vendeve për t’u përshtatur me standardet e BE-së për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin rajonal deri 2027.

Përveç lansimit të Programit, u njoftua një thirrje e ardhshme për propozime në kuadër të programit IPA 3, duke ftuar palët e interesuara të marrin pjesë në këtë nismë transformuese.

“Kjo nismë jo vetëm që synon fusha kyçe si qëndrueshmëria mjedisore dhe zhvillimi socio-ekonomik, por shërben gjithashtu si një hap vendimtar drejt qëllimit tonë përfundimtar të integrimit në BE. Thirrja e re për propozime do të hapet shumë shpejt, duke ofruar mundësi të re për projekte me ndikim,” tha Altin Zeqo, drejtor i Konvergjencës dhe Kohezionit me BE-në, SASPAC.

Ndërsa Vullnet Arifi, shef i Departamentit për Koordinatorin e BE-së dhe CBC-së, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Maqedoni e Veriut, theksoi ndikimin e programit në përshpejtimin e aspiratave të anëtarësimit në BE.

Advertisement

“Duke u mbështetur në themelet e hedhura nga IPA 2, ky program harmonizon politikat tona rajonale me standardet e BE-së, duke hapur rrugën për aderimin e parashikuar. Thirrja e ardhshme për propozime do t’i jep më shumë energji komuniteteve tona për t’u angazhuar thellë me procesin tonë të integrimit në BE,” tha Arifi.

Briseida Gjoza nga Zyra e Antenës Maqedoni-Shqipëri theksoi qasjen gjithëpërfshirëse të programit.

“IPA 3 është projektuar me përpikëri për të rritur aftësitë tona rajonale për të përmbushur kriteret e BE-së, duke u fokusuar në elasticitetin e klimës, turizmin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ne inkurajojmë palët e interesuara të përgatiten për thirrjen e ardhshme, e cila premton të forcojë përpjekjet tona bashkëpunuese,” tha Gjoza.

Ndryshe, ky investim strategjik i BE-së përmes programit IPA 3 është dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE, duke shënuar një mesazh të drejtpërdrejtë për udhëtimin e tyre drejt integrimit evropian.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat