Lajme nga vendi
Liria e të shprehurit dhe siguria e gazetarëve para Gjykatës në Strasburg – publikim i ri i SHGM
Me rastin e 10 dhjetorit, Ditës botërore për të drejtat e njeriut, në kuadër të projektit Safejournalists u përgatit një analizë e re me titull: “Liria e të shprehurit dhe siguria e gazetarëve para Gjykatës së Strasburgut – Analiza e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në lëndët maqedonase të nenit 10 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut”, autorë i të cilës janë M-r Velimir Delovski dhe D-r Kostadin Bogdanov, recenzoi Prof. D-r Besa Arifi ndera redaktor është Dragan Sekulovski.
Autorët e analizojnë edhe qëndrimin e GjEDNj lidhur me mbrojtjen, jo vetëm të përmbajtjes së informatave, por edhe të mjeteve të transmetimit të informatave, si dhe të të drejtës së opinionit për të pranuar informata dhe ide që kanë rëndësi publike.
Në analizën theks i veçant është vënë në mbrojtjen e të drejtës së informimit përmes mbrojtjes së gazetarëve dhe profesionit të gazetarisë, si dhe përmes mbrojtjes të së drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar në mënyrë të drejtë për tema të rëndësishme. Sipas praktikës së GjEDNj kjo e drejtë nuk i mbron vetëm gazetarët, por edhe shkrimtarët, hulumtuesit akademik, artistët, kolumnistët, blogerët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale, që ndikojnë në krijimin e opinionit publik.
Cilët lëndë janë përpunuar?
- Lënda e parë është Selmani në vitin 2017 kundër IRJM (2017), e cila njëkohësisht është edhe lënda e parë në të cilën Gjykata ka konstatuar shkelje të nenit 10 të GjEDNj në vendin tonë
-
Lënda e dytë i referohet aktgjykimit të GjEDNj për lëndën Makraduli kundër IRJM (2018), për ndjekje penale për shpifje të deputetit dhe nënkryetarit të partisë politike
-
Lënda e tretë është lënda Gelevski kundër Maqedonisë së Veriut (2020), në të cilën pranohet kontributi i kolumnistëve si kreatorë të opinionit publik ndaj debatit aktual politik lidhur me çështje që janë me interes publik
-
Lënda e katërt është lënda Kostova dhe Apostolov, GjEDNj ka gjetur shkelje të nenit 10 në lidhje me procedurën civile për shpifje që është zhvilluar kundër aplikuesve, kryeredaktorja e gazetës javore “Fokus”, Jadranka Kostova dhe Vlado Apostolov, gazetarë në atë gazetë
Këto lëndë janë shqyrtuar në detaje dhe janë shpjeguar në analizën, nga të cilat mund të merren jo vetëm konkluzione të përgjithshme për praktikën e Gjykatës, por edhe të krijohet një ide për të gjithë procesin e zhvillimit, të procedurës dhe rezultatet e tij.
Mbrojtja e parashikuar nga neni 10 për gazetarët në lidhje me informatat për çështje të interesit të përgjithshëm i nënshtrohet kushtit që gazetarët të veprojnë në mirëbesim dhe në bazë të saktë faktike, pra të japin informata në përputhje me etikën gazetareske. Nocioni i gazetarisë së përgjegjshme përkufizohet përmes metodës dhe mjeteve të përdorura për marrjen e informacionit të caktuar për publikun, si dhe respektit të treguar ndaj personit që është subjekt i informacionit.
Konkluzionet dhe rekomandimet janë se liria e shprehjes mund të jetë ekzistuese dhe aktive, vetëm duke krijuar një mjedis, legjislativ dhe institucional, për zbatimin faktik të standardeve të Strasburgut në kontekstin mediatik dhe gjyqësor maqedonas. Marrja e vendimeve për rastet e përmendura më parë është shembull i mirë i një praktike pozitive të vendimmarrjes në favor të gazetarëve, pra në rastet kur shkelen të drejtat e tyre, trend që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Analizën e plotë mund ta gjeni në këtë – HALLKË.
- Kjo analizë është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi vetëm e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Lajme nga vendi
Operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027, do të ketë rrjetin e vet 5G
One Macedonia, pjesë e 4iG Group, zyrtarisht e mori licencën si operatori i tretë celular në vend. Operatori i ri deri në fund të muajit mars të vitit 2027 do të duhet të mbulojë një qytet me 5G, deri në fund të 2028-tës korridoret kryesore në përputhje me marrëveshjen, ndërsa deri në fund të 2030-tës të gjitha qytetet në shtet.
Kompania planifikon investime deri në 100 milion euro për ndërtim dhe zhvillim të rrjetit, hapje të vendeve të punës dhe bashkëpunim me kompanitë lokale.
“Ky nuk është vetëm fillim i një kompanie tjetër të telekomunikimeve. Për ne, hyrja në Maqedoninë e Veriut paraqet një zgjerim strategjik për prezencën tonë në të gjithë Ballkanin perëndimorë, rajon që është kyç për rritjen tonë afatgjate. Maqedonia e Veriut luan një rol të rëndësishëm për ambiciet tonë më të gjera për infrastrukturë dixhitale”, tha Pal Zarandi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të One Maqedoni.
Lajme nga vendi
Matësit digjital zëvendësohen me të mençur, qytetarët të ndarë në mendime
Elektrodistriubumi do t’i ndryshojë matësit aktual të energjisë elektrike me matës të mençur, të cilët do të jenë të lidhur me aplikacion të posaçëm dhe qytetarët do të mund ta ndjekin shpenzimin e energjisë elektrike përmes telefonave celularë.
Megjithatë një pjesë e qytetarëve frikësohen se nuk do të mund të përshtaten këtë situatë. Nga ana tjetër, disa qytetarë mendojnë se matësit e mençur do të sjellin më shumë rregull dhe transparencë, pasi secili do të ketë pasqyrë të qartë për shpenzimin dhe do të shmangen faturat paushalle për energjinë elektrike.
“Mundemi pse jo, normalisht, kur mund të paguajmë faturat, mundemi edhe atë ta kontrollojmë përmes telefonit”, tha një qytetar.
“A do të jetë shumë e qartë dhe a do të na besojnë, për shembull unë të lexoj dhe t’i them kam harxhuar 200 kilovat dhe a do të më besojnë për këtë, ata tani bëjnë disa gjëra që nuk mund t’i kuptojmë, ja tani shkoj në bankë, drejt të ju them, ma kthejnë faturën – thonë është paguar, ndërsa unë e di që nuk është paguar”, u shpreh një qytetar.
“Nuk e di unë këto gjëra sa kam harxhuar – jo jo, nuk mund ta bëjnë njerëzit e verbër këtë”, theksoi një qytetar.
Sipas Komisionit Rregullator të Energjetikës, futja në funksion e sistemeve të mençura të matjes është një hap kyç drejt eliminimit të dilemave nëse faturat e energjisë bazohen në konsum real apo të supozuar.
“Ligji është në fuqi, ndërsa operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes duhet të bëjnë analizë për futjen e matësve të mençur. Qëllimi është që çdo qytetar vetë të ketë pasqyrë për shpenzimin përmes pajisjes mobile ose kompjuterit. Digjitalizimi do ta rrisë besimin”, thonë Komisioni Rregullator për Energjetikë
Futja në funksion e matësve smart është në proces dhe mund të zgjasë disa vite, përmes tyre qytetarët do të mund të kontrollojnë në kohë reale sa energji elektrike kanë harxhuar. Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut ka rreth 820 mijë matës, ndërsa EVN është e obliguar t’i lexojë të paktën një herë në tre muaj./ Alsat.mk
Lajme nga vendi
Rritja e pagave ose grevë e përgjithshme! LSM të mërkurën në protestë
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) të mërkurën organizon protestë për të shprehur pakënaqësinë nga mosrritja e pagës minimale në 600 euro dhe të gjithë pagave tjera për 100 euro. Protesta do të fillojë në orën 17 para ndërtesës së LSM-së dhe do të vazhdojë para Kuvendit dhe Odës Ekonomike, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë. Nga LSM u bënë thirrje të gjithë punëtorëve që nuk kanë rritje të pagës të përfshihen në protestë.
“Është koha të luftojmë së bashku për paga dinjitoze së bashku me punëtorët. U bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve, pagat e të cilëve nuk janë rritur, të gjithë punëtorëve që pyesin veten se si t’ia dalin mbanë këtë muaj, punëtorëve që i gënjyen shefat e tyre se do t’u rrisnin pagat, të na bashkohen në rrugë sepse nuk kanë rënë dakord të rrisin pagat e punëtorëve dhe të përmirësojnë standardin e punës deri më 31 dhjetor. U bëjmë thirrje punëtorëve sepse pragu i varfërisë në Maqedoni është 31.200 denarë, dhe 33 përqind e 540 mijë punëtorëve jetojnë nën pragun e varfërisë, domethënë shkojnë në punë dhe janë të varfër”, tha kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, pas seancës së përbashkët të sotme të organeve më të larta të LSM-së, në të cilën u miratua unanimisht vendimi për të protestuar.
Trendafilov përkujtoi se edhe në anketën e LSM-së punëtorët u shprehën se janë të gatshëm të dalin në protestë nëse nuk rriten pagat. “Ky është vetëm hapi i parë që po ndërmarrim në një seri hapash që do të ndërmarrim në periudhën e ardhshme, që do të thotë protesta shtesë, bllokada shtesë të synuara të institucioneve të caktuara dhe një grevë të përgjithshme 24-orëshe në sektorin publik dhe privat, dhe nëse nuk dëgjojnë, ne do të mbledhim 10,.000 nënshkrime dhe do të bëhemi propozues i autorizuar dhe do të kërkojmë një ulje të pagave të zyrtarëve për 78 për qind dhe një rritje të pagës minimale në 600 euro dhe një rritje të pagave të tjera”, tha Trendafilov.
Ai nuk beson se do të thirren për bisedime sepse, siç thotë ai, e kanë bërë këtë gjatë gjithë vitit 2025. Vitin e kaluar, siç theksoi ai, nuk pati rritje drastike të pagave, dhe që nga janari shporta sindikaliste është rritur me gati një mijë denarë. Ai shtoi se me politika të tilla, personeli i kualifikuar po largohet nga vendi me të gjitha familjet e tyre, dhe të huajt po vijnë për të mbushur vendet e punës.

