Connect with us

Lajme nga vendi

Ndërkombëtarët kritikojnë institucionet për luftën e dobët kundër korrupsionit

Published

on

Ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Holstein kritikon institucionet për luftën e dobët kundër korrupsionit në vend. Sipas saj, arsyeja pse disa vende kandidate për në BE-së negociojnë ndër vite është pikërisht lufta jo efikase kundër korrupsionit.

“E dini se në procesin integrues për në BE, kapitulli i sundimit të ligjit është kornizë e madhe e cila hapet e para dhe mbyllet e fundit. Arsye për këtë është se shumë vende të cilat janë kandidatë kanë shumë punë për të bërë në këtë kapitull dhe një shembull i tillë është edhe vendi juaj. Këtu bën pjesë gjëja më kryesore dhe ajo është shkatërrimi i korrupsionit. Neve mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në shkatërrimin e korrupsionit. Të gjithë e dimë se bëhet fjalë për një detyrë të vështirë e cila qëndron para jush. Kjo nuk i referohet vetëm politikanëve, por të gjithë qytetarëve të cilët duhet të dinë se kur shkojnë në mjek nuk guxojnë të lënë ndonjë bankënotë në mantelin e mjekut” , tha Anke Holstein, Ambasadore e Gjermanisë.

Por kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se lufta kundër korrupsionit mbetet çështje me prioritet në Qeverinë e tij. I pyetur se çfarë ka bërë, Kovaçevski një pjesë të fajit ia faturoi opozitës për shkak të bllokimit të ligjeve reformuese në Kuvend.

“Lufta kundër korrupsioni mbetet lartë në agjendën time. Kam dëshmuar që në 10 muajt e fundit nuk kam bërë asnjë seleksionim të vetëm, nuk ka pasur asnjë moment kur unë jam vendosur në pozicion të ndërhyrë në kompetencat e institucioneve të cilat nuk janë në kompetencë të Qeverisë. Këtë mund ta vërtetojnë edhe instancat gjyqësore dhe të prokurorisë të cilat kanë liri të plotë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Advertisement

Para ambasadores gjermane kritika kishte adresuar edhe ambasadori i BE-së, Dejvid Gir i cili tha se ndjehet i zhgënjyer për shkak se shumë para janë dhënë nga BE-ja për luftë kundër korrupsionit ndërsa rezultatet janë të padukshme. Një qëndrim të njëjtë kishte edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Aggeler e cila deklaroi se pavarësish mbështetjes së SHBA-ve vendi nuk ka arritur progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit. /Alsat.mk Gazetar: Adrian Kerimi

Advertisement

Lajme nga vendi

Ambasadori gjerman për REL: Nëse bisedimet në Ohër finalizohen, atëherë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës…

Published

on

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë për REL tha se nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahen sot në Ohër, prodhojnë rezultat ideal, atëherë ai pret që pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në intervistë, Rohde ka folur edhe për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka thënë se njohja reciproke është kyçe në rrugën e këtyre vendeve drejt BE-së.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.

Së voni, dy shtetet janë pajtuar në parim për një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Advertisement

Për zbatimin e këtij propozimi, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë po bisedojnë sot në Ohër.

Një nga nenet e tij kërkon nga të dyja vendet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në 12 vjetët e fundit./REL/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia e Veriut vendi më i palumtur në Ballkan

Published

on

Maqedonia e Veriut është vendi më i palumtur në Ballkan, sipas raportit të ri të lumturisë të Institutit Gallup. Në vendin e 87-të nga 137 vende, pranë Maqedonisë së Veriut për nga lumturia janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të.

Nga vendet fqinje në Ballkan, Shqipëria është më afër RMV-së në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 45-të, ndërsa Kosova është në vendin e 34-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti është bërë në bazë të sondazheve të ndryshme të kryera në shtetet përkatëse. Janë marrë parasysh gjashtë faktorë, duke përfshirë “Lirinë për të bërë zgjedhje të jetës”, “Perspektivat për një jetë të shëndetshme”, “Bujarinë e njerëzve”, “Perceptimin e njerëzve për korrupsionin”, “Mbështetjen sociale të ofruar nga shteti”, “Prodhimin e Brendshëm Bruto” dhe një faktor të quajtur “Distopia dhe qëndrueshmëria”.

Vendet më të lumtura në botë mbeten Finlanda dhe Danimarka dhe shtetet e tjera baltike apo shtetet në Evropën veriore. /Telegrafi/

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, por relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura minimalë do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 21 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti d të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 19 gradë Celsiusë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat