Lajme nga vendi
Dita Botërore kundër HIV/SIDA, në Maqedoni nga kjo sëmundje kanë vdekur 123 persona
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), HIV edhe më tej mbetet problem global i shëndetit publik. Më shumë se dy milionë njerëz në Rajonin evropian të OBSH-së janë të prekur nga HIV.
Vlerësimi i OBSH-së është se në vitet e fundit nuk ka pasur asnjë përparim drejt arritjes së objektivave për HIV. Janë zvogëluar burimet dhe si rezultat, shumë jetë janë në rrezik.Në vend, deri në vitin 2022, nga HIV/SIDA kenë vdekur 123 persona, ndërsa 451 persona jetojnë me këtë sëmundje.
Gjatë muajit tetor, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, janë regjistruar pesë raste të reja. Të gjithë të regjistruarit janë me HIV. Është regjistruar edhe një vdekje nga HIV/AIDS.
Nuk ka ilaç për HIV/SIDA, por ka ilaçe që ngadalësojnë sëmundjen. Për t’u mbrojtur nga HIV/SIDA, është e nevojshme të praktikoni marrëdhënie seksuale të sigurta duke përdorur prezervativ. Për të kuptuar nëse jeni HIV pozitiv, duhet të bëni test. Testi për HIV rekomandohet të bëhet të paktën tre muaj, ndërsa në disa situata, deri në gjashtë muaj pas sjelljes së rrezikshme.
OBSH u bën thirrje liderëve globalë dhe qytetarëve që t’i njohin dhe zgjidhin pabarazitë që e pengojnë përparimin në dhënien fund të SIDA-s dhe të barazohet qasja në shërbimet bazë të HIV-it, veçanërisht për popullatat kryesore – burrat që bëjnë seks me burra, personat transgjinorë, njerëzit që përdorin drogë, punëtorët e seksit, të burgosurit dhe emigrantët – dhe partnerët e tyre.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve