Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në vend

Published

on

Mëngjesi do të jetë i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës në lugina. Me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë.

Në Shkup temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Nga e diela nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore do të mbajë mot kryesisht i vranët me rënie të temperaturës së ajrit. Do të ketë reshje të herëpashershme, të cilat për shkak të ftohtit do të kalojnë në borë.

Në male dhe në vendet më të larta do të formohet mbulesë dëbore, veçanërisht në pjesët perëndimore.

Advertisement

Lajme nga vendi

Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari në dy dhe Dimitrievski në një komunë

Published

on

Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, në rrethin e djeshëm të parë të zgjehdjeve për shef të shtetit, fitoi në 60 komuna të vendit, kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski fitoi më së shumti vota në tre, Bujar Osmani nga BDI në 15, ndërsa Arben Taravari nga VLEN dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM në një komunë.

Gordana Siljanovska Davkova fitoi në: Aerodrom (51,48 %), Berovë (54,92 %), Manastir (48,44%), Bogdanci (49,59 %), Bosilevë (57,61 %), Bërvenicë (33,54 %), Butel (43,91%), Vallandovë (50,29 %), Vasilevë (60,18 %), Vevçan (56,15 %), Veles (53,57 %), Vinicë (56,71 %), Gazi Babë (53,68 %), Gjevgjeli (52,62 %), Gjorçe Petrov (51,58 %), Gradsko (64,27 %), Debarcë (57,06 %), Dellçevë (47, 08 %), Demir Kapi (54,77%), Demir Hisar (52,92 %), Dojran (52,58 %), Zelenikovë (53,35 %), Zërnovci (61,15 %), Ilinden (62,96 %), Jegunoc (47,49 %), Kavadar (50,84 %), Karbinci (61,22 %), Karposh (40,82 %), Kisella Vodë (57,67 %), Kërçovë (39,84 %), Konçe (57,85 %), Koçan (53,10 %), Kratovë (62,84 %), Kriva Pallankë (47,05 %), Krivogashtan (54,84 %), Llozovë (53,09 %), Makedonska Kamenicë (50,96 %), Makedonski Brod (55,86 %), Mogillë (63,48 %), Negotinë (49,02 %), Novaci (61,88 %), Novo Sellë (56,84 %), Ohër (53,89 %), Petrovec (59,05 %), Pehçevë (53,97 %), Prilep (51,42 %), Probishtip (52,03 %), Radovish (56,34 %), Rankovc(54,34 %), Resnjë (47,64 %), Rosoman (51,36 %), Sveti Nikole (57,63 %), Sopishte (49,44 %), Nagoriçan i Vjetër (37,59 %), Strumicë (47,06 %), Qendër (39,98 %), Çashkë (32,70 %), Çeshinovë-Obleshevë (58,93 %), Çuçer Sandevë (36,35 %) dhe në Shtip (53,44 %), Stevo Pendarovski fitoi më së shumti vota në: Krushevë (43,02 %), Mavrovë dhe Rostushë (44,04 %) dhe në Qendrën Zhupë (34,95 %).

Bujar Osmani fitoi në: Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,83 %), Pllasnicë (66,91 %), Saraj (55,49 %), Strugë (39,38 %), Studeniçan (50,54 %), Tetovë (37,91 %), Çair (40,65 %), Shuto Orizarë (37,11 %). Arben Taravari fitoi në Gostivar (33,42 %) dhe Tearcë (41,53%), ndërsa Maksim Dimitrievski në Kumanovë (22,89 %).

Continue Reading

Lajme nga vendi

Siljanovska Davkova dhe Pendarovski në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Published

on

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend.

Siljanovska Davkova, sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor nga votat e numëruara, prej 3.360 vendvotime përkatësisht 95,78 për qind të vendvotimeve ka fituar 349.746 vota – 40,23 përqind, përderisa Pendarovski 173,612 vota përkatësisht 19,97 përqind.

I treti për nga votat e fituara nga shtatë kandidatët është Bujar Osmani nga BDI me 116.319 vota (13,38), më pas Arben Taravari me 81.671 (13,38), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 76.894 (8,85), Biljana Vankovska me 39.660 (4,56) e mbështetur nga E Majta, dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, në konferencën e fundit për shtyp mbrëmë para mesnate theksoi se jehona e votuesve sipas të dhënave nga 3.156 vendvotime është 49,75 për qind. Në votim dolën 810 971 votues.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Prokuroria Publike e RMV-së; Deri në mbylljen e vendvotimeve nuk është pranuar asnjë kallëzim për krim lidhur me zgjedhjet

Published

on

Prokuroria Publike e RMV-së ka dalë me njoftim në lidhje me procesin zgjedhor të ditës së sotme. Gjatë ditës së zgjedhjeve deri në mbylljen e vendvotimeve, në adresën elektronike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut izbori@jorm.mk nuk është pranuar asnjë kallëzim për krim lidhur me zgjedhjet.

“Sipas informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e zgjedhjeve në rrethin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa shqetësime të mëdha në procesin zgjedhor. Nuk u regjistruan incidente më të rënda që do të kishin karakteristikat e krimit kundër zgjedhjeve dhe votimit apo krime të tjera që do të rrezikonin procesin zgjedhor”.

“Komisioni i Përkohshëm i Prokurorisë Publike për parregullsi të mundshme zgjedhore ka monitoruar rrjedhën e votimit dhe gjatë ditës janë organizuar punë të jashtëzakonshme në të gjitha prokuroritë themelore publike. Prokuroria Publike ka koordinuar me institucionet tjera përgjegjëse për monitorimin e procesit zgjedhor”.

“Komisioni do të vazhdojë punën deri në përfundim të ciklit zgjedhor. Të gjitha dyshimet e mundshme për vepra penale që mund të prishin procesin zgjedhor do të hetohen dhe rastet do të kenë prioritet për veprim në prokuroritë publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Më të lexuarat