Connect with us

Lajme nga vendi

Babë e birë nga Maqedonia me veturë përplasen në një kamion në Austri ata shpëtuan me lëndime të lehta

Published

on

Një 58-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dhe djali i tij 22-vjeçar, të enjten kanë qenë me shumë gjatë një përplasje të rëndë nga ana e pasme në autostrdaën austriake Innkreisautobahn (A8) pranë Weibern (rrethi Grieskirchen). Edhe pse makina e tyre u fut nën një rimorkio kamioni, ata shpëtuan me lëndime të lehta

Prini 58-vjeçar nga Maqedonia e Veriut po drejtonte makinën e tij në Innkreisautobahn në drejtim të Subenit në korsinë e majtë. Sipas policisë, ai dyshohet të kushte dremitur për një çast në timon në afërsi të Weibern, informon portali Shtegu.

Sido që të jetë, makina është përplasur me dhunë në pjesën e pasme të një kamioni në korsinë e djathtë dhe pjesa e bashkudhëtarit është futur pak edhe nën rimorkion e kamionit. Babë e bir u liruan nga makina e shkatërruar plotësisht nga zjarrfikësit dhe mjeku i urgjencës dhe u dërguan në spitalin Ried.

Që të dy janë liruar nga spitali pas trajtimit ambulator.

Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Më shumë se 3000 mjete piroteknike u sekuestruan në pikën kufitare Jazhincë

Published

on

Dje (12 nëntor) rreth orës 16:40, punonjësit e stacionit policor  në pikën kufitare Jazhincë, në këtë pikë kufitare, në hyrje të RMV, kanë parandaluar kontrabandën e një ngarkese me lëndë piroteknike (fishekzjarre, raketa, etj.).
Përkatësisht, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Tiguan” me targa të Tetovës, i drejtuar nga Z.S. nga Tetova, në bagazh janë gjetur disa pako me 3312 copë lëndë piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksident trafiku në Ohër, humb jetën një 18-vjeçar

Published

on

Me datë 13.11.2024 në ora 01:15, në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, në afërsi të vendbanimit të Ohrit “Eleshec”, vetura “Peugeot” me targa të Ohrit, e drejtuar nga D.C.(18) nga Ohri, ka dalë nga rruga.

D.C. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës mjekësore, ndërsa pasagjeri 16 vjeçar nga Ohri është transportuar në spitalin “Shën Erazmo”, ku është konstatuar me lëndime të rënda.

Prokurori publik, eksperti mjeko-ligjor dhe ekipet policore kanë kontrolluar vendin e aksidentit. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi./

Continue Reading

Lajme nga vendi

Versius – roboti që funksionon me akses minimal është prezantuar në “Zhan Mitrev”

Published

on

Versius, sistemi inovativ robotik kirurgjik i krijuar për të kryer operacione robotike me akses minimal, u prezantua sot në Spitalin Klinik Zhan Mitrev. Publiku profesional, mjekësor maqedonas u njoh me robotin më të vogël kirurgjik, i cili mund të kryejë procedura laparoskopike dhe minimale invazive dhe nga përdorimi i të cilit përfitojnë pacientët dhe kirurgët dhe të gjithë profesionistët mjekësorë.

Teknologjia Versius përfaqëson një ndërfaqe dixhitale (digital interface) ndërmjet kirurgut dhe pacientit. Përbëhet nga një tastierë pune që menaxhohet nga kirurgu dhe 4 krahë, njëri prej të cilëve përmban kamerën dhe krahët e tjerë përmbajnë instrumentet. Të gjithë krahët janë modularë dhe imitojnë plotësisht lëvizjet e dorës së njeriut (shpatull, bërryl, kyç). Ato mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, por të gjithë punojnë së bashku në mënyrë të sinkronizuar. Procedura robotike redukton humbjen e gjakut, dhimbjen pas operacionit dhe kohën e rikuperimit të pacientit.

Versius shërben si asistent i kirurgëve në fusha të ndryshme të mjekësisë, veçanërisht në urologji, histerektomi laparoskopike, gastroenterohepatologji dhe gjinekologji, në rastet kur përdoret një qasje laparoskopike ose procedura minimale invazive, e cila kryhetnëpërmjet një sërë prerjesh të vogla në të cilat futet pajisja, diçka që është e paarritshme për miliona njerëz në mbarë botën.

Versius është një shpikje e kompanisë britanike Cambridge Medical Robotics Surgical, me ndihmën e së cilës janë kryer më shumë se 20 mijë procedura në më shumë se 20 vende.

Spitali klinik Zhan Mitrev gjithmonë përpiqet të përmirësojë teknikat e punës duke implementuar dhe përdorur metodat më inovative, duke ndjekur hapat e fundit të epokës së re dixhitale në fushën e mjekësisë, nga e cila pacientët kanë përfitimin më të madh.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat