Connect with us

Lajme nga vendi

Apel nga departamenti i zjarrfikësve Tetovë; Kujdes gjatë vozitjes, kthehuni të sigurtë në shtëpi!!

Published

on

Apel deri tek të gjithë vozitësit!!
Të nderuar qytetarë pas rasteve të shumta të aksidenteve të komunikacionit që ne si zjarrfikës intervenojmë, ju bëjmë apel të gjithë shoferëve që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë vozitjes. Respektimi i shenjave të komunikacionit dhe shpejtësisë është esencial për sigurinë në rrugë. Nuk bëhet fjalë vetëm për dëme materiale, por për jetët tona!
KUJDES GJATË VOZITJES, KTHEHUNI TË SIGURTË NË SHTËPI!! /Tv Koha/

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Published

on

Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 3.

Financuar nga BE me një buxhet prej 13.79 milionë eurosh, kjo nismë nënvizon angazhimin e të dy vendeve për t’u përshtatur me standardet e BE-së për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin rajonal deri 2027.

Përveç lansimit të Programit, u njoftua një thirrje e ardhshme për propozime në kuadër të programit IPA 3, duke ftuar palët e interesuara të marrin pjesë në këtë nismë transformuese.

“Kjo nismë jo vetëm që synon fusha kyçe si qëndrueshmëria mjedisore dhe zhvillimi socio-ekonomik, por shërben gjithashtu si një hap vendimtar drejt qëllimit tonë përfundimtar të integrimit në BE. Thirrja e re për propozime do të hapet shumë shpejt, duke ofruar mundësi të re për projekte me ndikim,” tha Altin Zeqo, drejtor i Konvergjencës dhe Kohezionit me BE-në, SASPAC.

Ndërsa Vullnet Arifi, shef i Departamentit për Koordinatorin e BE-së dhe CBC-së, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Maqedoni e Veriut, theksoi ndikimin e programit në përshpejtimin e aspiratave të anëtarësimit në BE.

Advertisement

“Duke u mbështetur në themelet e hedhura nga IPA 2, ky program harmonizon politikat tona rajonale me standardet e BE-së, duke hapur rrugën për aderimin e parashikuar. Thirrja e ardhshme për propozime do t’i jep më shumë energji komuniteteve tona për t’u angazhuar thellë me procesin tonë të integrimit në BE,” tha Arifi.

Briseida Gjoza nga Zyra e Antenës Maqedoni-Shqipëri theksoi qasjen gjithëpërfshirëse të programit.

“IPA 3 është projektuar me përpikëri për të rritur aftësitë tona rajonale për të përmbushur kriteret e BE-së, duke u fokusuar në elasticitetin e klimës, turizmin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ne inkurajojmë palët e interesuara të përgatiten për thirrjen e ardhshme, e cila premton të forcojë përpjekjet tona bashkëpunuese,” tha Gjoza.

Ndryshe, ky investim strategjik i BE-së përmes programit IPA 3 është dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE, duke shënuar një mesazh të drejtpërdrejtë për udhëtimin e tyre drejt integrimit evropian.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

RMV, u hap thirrja me mbështetjen më të madhe financiare nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik

Published

on

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik sot ka hapur Thirrjen “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve” që do të jetë e hapur deri më 4 qershor në ora 14:00, transmeton Portalb.mk.

“I dedikuar për ndërmarrjet që duan të zhvillojnë produkt, shërbim apo proces inovativ, vetëm ose në bashkëpunim me një ndërmarrje dhe/ose institucion tjetër që ushtron arsimin e lartë, gjegjësisht veprimtari kërkimore-shkencore”, njoftoi Fondi.

Raportohet që kjo është thirrje me volumin më të madh në aspektin financiar në Fond. Vlera maksimale e mbështetjes financiare do të jetë 20 milionë denarë.

“Qëllimi i instrumentit për mbështetje grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve është të inkurajojë rritjen e aktiviteteve kërkimore dhe zhvillimore në sektorin privat, të inkurajojë bashkëpunimin midis sektorit privat dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit për komercializimin e inovacioneve”, thuhet në Konkurs.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

Published

on

Më së voni deri më 30 prill në mesnatë, votuesit të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm duhet të paraqiten në Komisionet komunale të zgjedhjeve që të mund të vizitohen në shtëpitë e tyre më 7 maj dhe të votojnë për zgjedhjet për deputetë dhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Votuesi, i cili nuk është në mundësi të votojë në vendvotim (i pafuqihsëm ose i sëmurë), e dëshiron të votojë, për këtë do ta njoftojë KKZ-në më së voni 7 ditë para ditës së përcaktuar për votim, respektivisht deri më 30 prill në mesnatë, qëndron në Librin e afateve për zgjedhjet parlamentare të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

Për personat të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm, e dëshirojnë të votojnë, po ashtu deri te KKZ-ja duhet të dorëzohet dokumentacion adekuat mjekësor.

Më 4 maj 2024 skadon afati për kërkesë për votim të personave, të cilët janë në paraburgim shtëpiak.

Të sëmurit dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në paraburgim shtëpiak dhe personat në shtëpitë e pleqve votojnë një ditë para zgjedhjeve, më 7

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat