Connect with us

Lajme nga bota

Kina reciprocitet me SHBA-në – vendos të njëjta tarifa sikurse Trumpi

Published

on

Kina njoftoi të premten se do të vendosë tarifa reciproke prej 34 për qind për të gjitha importet nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga 10 prilli. Ky vendim erdhi si përgjigje ndaj masave të reja të administratës amerikane, të cilat synojnë të kufizojnë importet kineze dhe të ushtrojnë presion mbi ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump shpalli tarifa shtesë prej 34 për qind për të gjitha mallrat kineze që importohen në SHBA, duke përfshirë produkte industriale, elektronikë dhe mallra të konsumit.

Ky veprim i konsideruar si pjesë e strategjisë së administratës amerikane për të reduktuar deficitin tregtar me Kinën, është pritur me kundërshtime të forta nga Pekini dhe ka ngjallur shqetësime për ndikimin e tij në tregjet globale, raporton cnn.

“Kjo praktikë e SHBA-ve nuk është në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare, dëmton seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës dhe është një praktikë tipike e njëanshme e bullizmit”, tha Komisioni i Tarifave të Këshillit të Shtetit të Kinës në një deklaratë zyrtare.

“Kina ka qenë gjithmonë një mbrojtëse e vendosur e rendit ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar dhe një mbështetëse e vendosur e sistemit tregtar shumëpalësh. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së që të korrigjojë menjëherë praktikat e saj të gabuara dhe të anulojë masat e saj të njëanshme tarifore”, shkruan më tutje.

Advertisement

Në këtë situatë të tensionuar, analistët theksojnë nevojën për dialog dhe negociata për të shmangur një luftë tregtare të gjatë dhe të dëmshme, e cila mund të ndikojë jo vetëm dy superfuqitë, por edhe ekonominë globale në tërësi.

Ekspertët paralajmërojnë se ky përshkallëzim i tensioneve tregtare midis dy fuqive ekonomike mund të ketë pasoja të gjera, duke prekur stabilitetin financiar ndërkombëtar dhe zinxhirët e furnizimit global. Shumë kompani ndërkombëtare, të cilat mbështeten te tregtia ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, mund të përballen me kosto më të larta dhe ndërprerje në operacionet e tyre.

Lajme nga bota

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes së mallrave

Published

on

Irani ka deklaruar se nuk ka asnjë plan për të marrë pjesë në një raund të ri negociatash me Shtetet e Bashkuara, duke rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, theksoi se nuk është marrë asnjë vendim për bisedime të reja, duke akuzuar SHBA-në për mungesë serioziteti në procesin diplomatik.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka dërguar negociatorë në Pakistan për të diskutuar përfundimin e konfliktit, ndërsa paralajmëroi sërish Iranin me sulme ndaj infrastrukturës energjetike nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Situata u përkeqësua edhe më tej pasi SHBA sekuestroi një anije mallrash iraniane, duke pretenduar se po tentonte të shmangte bllokadën detare. Teherani e ka cilësuar këtë veprim si shkelje të armëpushimit dhe ka kërcënuar me kundërpërgjigje.

Të dyja palët po akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes, ndërsa tensioni është përqendruar veçanërisht në Ngushtica e Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë globale të naftës, të cilën Irani thuhet se e ka mbyllur pothuajse plotësisht.

Advertisement

Konflikti, që nisi pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit më 28 shkurt, ka tronditur tregjet globale dhe ka rritur ndjeshëm çmimet e naftës.

Ndërkohë, edhe përpjekjet për armëpushim në Liban mbeten të brishta, me Izraelin që ka paralajmëruar përdorimin e “forcës së plotë” ndaj çdo kërcënimi nga Hezbollah.

Pavarësisht përpjekjeve për negociata, zhvillimet e fundit tregojnë se situata mbetet tepër e tensionuar dhe larg një zgjidhjeje diplomatike.

Continue Reading

Lajme nga bota

Ari bie në minimum njëjavor/ Tensionet SHBA-Iran forcojnë dollarin dhe nxisin rritjen e naftës me 5%

Published

on

Çmimet e arit kanë rënë në nivelin më të ulët të një jave, përpara se të rikuperohen lehtë gjatë ditës së hënë, në një treg të ndikuar nga tensionet e reja mes SHBA-së dhe Iranit.

Ari në tregun spot zbriti me rreth 0.5%, duke arritur në 4,804 dollarë për ons, niveli më i ulët që nga 13 prilli. Edhe kontratat e ardhshme në SHBA për dorëzim në qershor shënuan rënie, duke u ulur me mbi 1%.

Lëvizja lidhet me forcimin e dollarit amerikan dhe rritjen e rendimenteve të obligacioneve, që e bëjnë arin më pak tërheqës për investitorët.

Tensionet në Lindjen e Mesme, pas marrjes nën kontroll të një anijeje iraniane nga SHBA-të, kanë shtuar pasigurinë në tregje dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në këto zhvillime.

Në të njëjtën kohë, çmimet e naftës janë rritur me rreth 5%, për shkak të frikës se situata mund të përshkallëzohet dhe të ndikojë në furnizimet globale, sidomos përmes Ngushticës së Hormuzit.

Advertisement

Rritja e naftës mund të shtojë presionin inflacionist dhe të mbajë normat e interesit të larta për më gjatë. Në një situatë të tillë, ari zakonisht humbet interes nga investitorët, pasi nuk gjeneron të ardhura si asetet e tjera financiare.

Continue Reading

Lajme nga bota

Irani “mban fjalën” pas marrëveshjes, hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Published

on

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha të premten se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjitha anijet tregtare për periudhën e mbetur të armëpushimit.

Ai shtoi se kjo është në përputhje me armëpushimin Izrael-Liban.

“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit”, postoi Aragchi në X.

Continue Reading

Më të lexuarat