Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot

Published

on

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa pasdite në disa vende do të ketë vranësira të shtuara. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, në disa vende do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri në 39 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup mot i ngjashëm me erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë Celsius.

Për nesër pritet ulje e lehtë e temperaturës ditore si pasojë e erës së përforcuar nga verilindja. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të jostabilitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme nga vendi

Ali Ahmeti: Ky Front nuk është i përkohshëm, por afatgjatë për t’i realizuar edhe ato gjëra që na kanë mbetur

Published

on

Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci dhe Bashkimi Demokratik sot kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se edhe komuniteti turk në Maqedoni ka përjetuar të njëjtat fate sikurse edhe populli shqiptarë.

Ahmeti tha se ky Front i përbashkët do të përpiqet për barazi të plotë për të gjithë, sado që të vogël të jenë komunitetet në këtë vend.

“Ky vend është i madh edhe për të vegjlit. Një demokraci e përparuar së pari përkujdeset për komunitetet e vogla. Sepse komunitetet e vogla janë ata që e ndërtojnë lojalitetin ndaj shtetit”, deklaroi Ali Ahmeti, raporton SHENJA.

Ai tha se një shtet është i fortë kur të gjithë qytetarët janë lojalë ndaj shtetit.

“Të fort i keni vëllezërit tuaj, në front keni BDI-në, sepse lufta e 2001 nuk përmirësoj statusin jo vetëm të shqiptarëve, në atë luftë kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të komuniteti turk, romë dhe boshnjak”, u shpreh më tej Ali Ahmeti.

Advertisement

Ahmeti tha se ky bashkim rreth këtij fronti nuk është i përkohshëm por afatgjatë, për t’i realizuar edhe ato gjëra që kanë mbetur pa i bërë.

“Ta realizojmë qëllimin tonë të përbashkët që këtë shtet, ta integrojmë në BE, dhe të gjithë bashkë të ndërtojmë të forcojmë demokracinë e vërtetë që brezat që vijnë të mos kenë punë e përpjekje se si të avancojnë të drejtën e tyre në shtetin e tyre”, tha mes tjerash Ahmeti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MPPS: E hënë, dita e dytë e Pashkëve, sipas kalendarit gregorian, ditë jopune për qytetarët e besimit katolik

Published

on

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumton se sipas Ligjit për festat, 1 prilli 2024 (e hënë), dita e dytë e Pashkëve, sipas kalendarit gregorian, është ditë jopune për qytetarët e besimit katolik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të besimit katolik ua uron festën.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASHMAA: Është miratuar udhëzimi për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024

Published

on

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA), për të qartësuar mënyrën e zbatimit të rregullave të Kodit Zgjedhor, ka miratuar udhëzim për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024.

Siç kumtuan sot nga ASHMAA, me udhëzimin janë mbuluar rregullat për kufijtë e reklamës politike me pagesë (RPP), përcaktimin e reklamuesit, shpërndarjen e kohës në lajme në Shërbimin Publik, prezantimin politik falas në kanalin parlamentar, sigurimi i aksesueshmërisë së përmbajtjes për procesin zgjedhor për personat me aftësi të kufizuara, rregullat e raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore, veçanërisht për periudhën e përputhjes së dy proceseve zgjedhore.

“Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, në raundin e parë të votimit, transmetuesit mund të transmetojnë gjithsej nëntë minuta e tridhjetë sekonda kohë shtesë reklamuese në një program transmetimi me orë reale, ekskluzivisht për RPP. Në udhëzimin është përcaktuar saktësisht ndarja e këtyre minutave në mesin e shtatë parashtruesve të listave/kandidatëve për president. Në raundin e dytë të votimit, koha totale e RPP-së do të varet nga koha e RPP-së së përdorur nga parashtruesit e listave/kandidatët për president të cilët do të vazhdojnë fushatën zgjedhore në raundin e dytë, theksohet në kumtesën.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, sqarohet në kumtesën, transmetuesit kanë të drejtë në nëntë minuta e tridhjetë sekonda shtesë për reklamim në kohë reale, ekskluzivisht për RPP. Pas konfirmimit të listave të dorëzuara të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Agjencia përkatësisht do të plotësojë udhëzimet për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024.

“Gjatë heshtjes zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale, më 23 dhe 24 Prill (deri në orën 19:00) 2024, vazhdon fushata zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare, por ndërpritet mbulimi mediatik në lajmet dhe emisionet speciale-informative të pjesëmarrësve në fushatat zgjedhore për dy proceset zgjedhore”; shtohet në kumtesën nga ASHMAA.

Advertisement

Shërbimi publik dhe stacionet televizive të nivelit shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, duhet të transmetojnë përmbajtje në lidhje me procesin zgjedhor në një format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara.

Udhëzimet për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 janë në dispozicion në ueb faqen www.avmu.mk.

Continue Reading

Më të lexuarat