Sport
BASKETBOLL: FITOJNË EKIPET FAVORITE NË NBA
Një fitore e vendasve dhe tre të atyre mysafire është epilogu i katër takimeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit
Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm sipas orarit të paraparë nga organizatorët e garave me katër takime ku vendasit shënuan vetëm një fitore ndërsa ekipet mysafire tre fitore që do të thotë se ngadhënjyen ekipet favorite.
Ekipi Golden State i është rikthyer fitores duke e mundur ekipin e Nju Orlenas me rezultatin 124-106. Më efikas te ekipi fitues ishte Buddy Hield me 28 pikë ndërsa te mysafirët Uillimasson ishte më efikas me 31 pikë
Denver ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe si mysafirë kundër Bruklin me rezultatin 144-139 pas kohës shtesë. Nikola Jokiç realizoi një 29 pikë, 18 kërcime e 16 asiste. Fitore në cilësinë e mysafirit ka shënuar edhe Dallas ndaj Minnesotas me rezultat 120-114. Më efikasi ishte Irving me 35 pikë.
Fitore jashtë fushës së vet ka shënuar edhe Sakramento ndaj Utah Jaz me rezultatin 113-86. Më efikas ishte Sabonis me 28 pikë e 11 kërcime
Rezultatet:
Brooklyn – Denver 139-144
Minnesota – Dallas 114-120
Utah Jaz – Sacramento 96-113
Golden State – Nju Orleans 124-106
/TV KOHA/ Shaban Sinani
Sport
Edhe një skandal tjetër i rumunëve, tani ofendojnë UEFA-n për Kosovën
Disa tifo-grupe janë plotësisht kundër Kosovës, tifozë rumunë protestojnë kundër vendimit të UEFA-s
Dy orë pas publikimit të vendimit të UEFA-s për fitoren me rezultat zyrtar të Rumanisë, është paraqitur në fazën e grupit të tifozëve “Honor Et Patria”, që përkrah përfaqësuesen rumune.
Janë parë dhjetëra tifozë rumune duke protestuar kundër UEFA-s, që dënoi federatën rumune me 128 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues.
Disa tifo-grupe rumune janë plotësisht kundër Kosovës.
Tifozët rumunë dëgjohen duke thirrur “UEFA Mafia”!
Kjo është një fyerje e turpshme e tyre..
Kjo është mendësia rumune, këta janë të njohur për provokime, të cilët sa e sa herë janë dënuar për provokime të rënda.
Derisa rumunët po protestojnë dhe po kundërshtojnë vendimin, FFK-ja bëri një reagim shumë të zbehtë, ndërsa faktin se do të ankohet në CAS e përmendi vetëm në mesin e tekstit.
Sport
LIGA E KOMBEVE: SUKSES I MADH PËRFAQËSUESES SË RMV-së
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll me fitoren e djeshme kundër Ishujve Faroe 1-0 në sfidën e fundit të grupit katër të Liga C në UEFA Liga e Kombeve dhe me 16 pikë të fituara bindshëm doli e para në grup që paraqet një sukses shumë madh për futbollin e vendit tonë
Maqedonia e Veriut në arenën ”Todor Proeski”në Shkup me një lojë mesatare mundi reprezentacionin e Ishujve Faroe me një gol që e realizoi Bojan Miovski në minutën e 62-të që rezultoi të jetë mjaftueshëm për fitoren e pestë radhazi në këtë kompeticion të garave. Mesëfushori titullar Isnik Alimi pas ndeshjes tha se përfundim më të mirë se kjo as që mund të mendonin
“Unë mendoj se më mirë nuk mund të përfundonim këto ndeshjet Liga e Kombeve, 16 pikë, 1 gol i pranuar dhe nga pesë ndeshje që s’kemi pranuar gol në shtëpi . Ishte pak ndeshje e vështirë me Ishujt Faroe pasi ato mbroheshin të gjithë bashkë dhe nuk kishte shumë hapësira. U munduam se me rëndësi ishin tre pikët, në pjesën e dytë ia arritëm të shënojmë., mundeshim të shënojmë edhe më tepër gola, por më e rëndësishmja ishin ttre pikët që të mbyllim në vend të parë, Pasi ky ishte synimi jonë për këto ndeshje të UEFA Liga e Kombeve dhe tani do shohim dhe do shpresojmë për diçka më shumë përmes play off-it ose të presim për tu kualifikuar në Botërorë përmes UEFA Liga e Kombeve”. deklaroi mesfushori Isnik Alimki .
Ishte kjo fitorja e pestë Maqedonisë së Veriut me radhë pas barazimit në ndeshjen e parë në Torshvan me Ishujt Faroe dhe më pas pasuan dy fitore kundër Armenisë, dy fitore kundër Letonisë dhe kjo e sotmja kundër Ishujve Faroe duke grumbulluar 16 pikë. Maqedonia e Veriut në gjashtë ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 10 gola dhe ka pranuar vetëm një gol. Ishte ky edicioni më suksesshëm i Maqedonisë së Veriut në garat e UEFA Liga e Kombeve ndërsa në edicionin e radhës do të garon në Liga B të UEFA Liga e kombeve.
Kundër Ishujve Farore reprezentacioni ynë luajti me këtë formacion :
MAQEDONIA: Stole Dimiterievski, Ilievski, (Ashkovski) Zajkov, Serafimov, Ezgjan Alijoski, Jani Atanasov, Isnik Alimi, Enis Bardhi, Çurlinov (Lirim Qamili), Trajkovski (M.Ristovski), Miovski,
Seleksionues: Bllagoja Milevskl
ISHUJT FAROE: Reynatrod, Faero, Vatnhamar, Edmundason, Hansson, Benjaminsen, Hendriksson, Davidsen, Sorensen, Knudsen, Olsen
Seleksionues: Hakan Erikson
Armenia e cila konsiderohej favorite në kët♪7 grup përfundoi e dyta me vetëm 2 fitore, një barazim dhe 3 disfata. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi në Riga Armenia mundi Leytoninë 2-1 . Tabela përfundimtare e gript t në Liga C. 1 Maqedonia e Veriut 16 pikë, 2. Armenia 7 pikë, 3 Ishujt Faroe 6 pikë, 4 Letonia me 4 pikë.
Sport
LIGA E KOMBEVE: SONTE NË SHKUP PËRBALLJA MAQEDONI – LETONI
Reprezentacioni mbrëmë ka zhvilluara séance e fundit stërvitore para sfidës së sontme që fillon në ora 20 e 45, ndërsa para stërvitjeve u mbajt press konferenca zyrtare ku të pranishëm ishin seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe zëvendës kapiteni Stole Dimitrievski . Seleksionuesi Milevski për ndeshjen e sontme para gazetarëve u shprehë tepër optimist pasi ka besim maksimal tek te përzgjedhurit e tij të cilët si gjithmonë japin më të mirën nga vetja e tyre.“Presim një ndeshje krejtësisht tjetër nga ajo e Rigës dhe duhet të hyjmë sa më shumë në ndeshje për të konfirmuar formën tonë të mirë. Këta djem, pavarësisht problemeve nga klubet, gjithmonë e lënë pas dhe gjithmonë japin maksimumin. Ata kanë respektin tim. Karakteri i tyre është në nivelin më të lartë dhe gjithmonë japin maksimumin në stërvitje te klubet. Ata janë në filmin e tyre kur luajnë për Maqedoninë dhe harrojnë gjithçka. Secili ka planin e tij, fokusi është se si do të luajmë. Ne jemi të gatshëm dhe gjithçka do të varet nga ne, vendosim vetë dhe qëllimi është vendi i parë”, tha Milevski.Gardiani i reprezentacionit të vendit tonë Stole Dimitrievski tha se edhe në këtë ndeshje shpreson që porta e tij të mbetet e pa prekur ashtu si në tre përballjet e fundit “Edhe pas kësaj ndeshje dua të ruaj portën e pastër. Nuk ndjejmë presion. Kur them se dua rrjetë të pastër, më sjell lumturi dhe realisht nuk pranoj gol”, tha Dimitrievski.Ndeshja Maqedoni e Veriut – Letoni, luhet sonte me arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në ora 20 e 45, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi Armeni – Ishujt Faroe luhet në Jerevan fillim në ora 18:00. Pas katër xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Maqedonia me 10 pikë, para Armenisë dhe Letonisë me nga 4 dhe Ishujt Faroe me 3 pikë.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve