Sport
BASKETBOLL: BARCELONA DHE ZALGIRIS KRYESOJNË EUROLEAGUE
Pesë fitore të ekipeve vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i ndeshjeve të xhiros së gjashtë në Euroligën e basketbollit për meshkuj
Dy skuadrat kryesuese Barcelona dhe Zalgiris Kaunas kanë regjistruar fitoret e pesta në gjashtë xhirot e para të sezonit 2024/2025.
Barcelona në Stamboll mundi ekipin Anadolu Efes me rezultat 97-88, ndërsa ekipi Zalirgis Kaunas i Lituanisë mundi Crvena Zvezdën e Beogradit me rezultat të ngushtë 86-84.
Pesë ekipe kanë të regjistruara nga katër fitore e dy humbje si Panathinaikos, Baskonia Gasteiz, Monaco, Fenerbahce dhe Bayern Munich, ekipe të cilat synojnë të sigurojnë pjesëmarrje në plej off
Dy skuadrat që kanë zhgënjyer deri në këtë pjesë të kampionatit janë dy ekipet italiane të Virtus Bologna e Armani Milano, që kanë vetëm nga një fitore e pesë humbje
Euroleague-Raundi i 6-të
Anadolu Efes – Barcelona, 88-97
Alba Berlin – Paris Basketball, 83-92
Fenerbahce – Maccabi Tel Aviv, 84-82
Olympiacos – Real Madrid, 79-69
Baskonia – Armani Milano, 88-83
Virtus Bologna – Bayern Munich, 84-87
Zalgiris Kaunas – Zrvena Zvezda, 86-84
Panathinaikos – Villeurbanne, 92-68
Partizan Beograd – Monaco, 74-79
/TV KOHA/ Shaban Sinani
Lajme nga vendi
VOLEJBOLL: FITOJNË TRE EKIPET TETOVARE ME REZULTAT MAKSIMAL
Kompletohet java e katërt e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj. Tre ekipet tetovare Shkëndija, Universiteti Tetovës dhe Liria regjistrojnë fitore maksimale.
Kampionati në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve ka vazhduar në fundjavë sipas programit të paraparë nga komisari për gara në kuadër të Federatës së Volejbollit, që do të thotë se janë zhvilluar ndeshjet e javës së katërt të sezonit vjeshtor
Në këtë xhiro ekipet vendase kanë shënuar fitore në katër sfida, ndërsa ekipet mysafire në dy. Sa i përket skuadrave tetovare, kësaj radhe ishin të suksesshme duke shënuar fitore me rezultat maksimal 3-0 në sete.
Klubi i volejbollit Shkëndija që këtë vit shënon 50 vjetorin e themelimit, ka regjistruar fitoren e tretë sezonale, kësaj radhe mundi ekipin Makedonija Xhio, me rezultatin maksimal 3-0 ne sete 25:11, 25:19 dhe 25:12. Edhe në këtë ndeshje trajneri Durim Luma në lojë ka inkuadruar volejbollistët e ri të cilët pritet të jenë e ardhmja e klubit
Fitore të sigurt ka regjistruar edhe klubi i volejbollit Universiteti Tetovës në përballjen me ekipin Skopje me rezultatin 3-0 në sete 25:16, 25:17 dhe 25:19
Liria e Zherovjanit në xhiron e katërt regjistroi fitoren e parë sezonale në kampionatin e ri 2024/2025. Liria kësaj radhe mundi Vesna Probishtip me rezultatin 3-0 në sete 25:19, 27:25 dhe 25:17
Pas kompletimit të xhiros së katërt dy skuadrat e vetme me pikë maksimale janë kampioni në fuqi ekipi i Strumicës dhe UGD Shtipi
Rezultatet e xhiros së IV-të
Janta Volej – UGD Shtipi 0-3 në sete 7:25, 10:25 dhe 17:25
Liria – Vesna Probishjtipi 3-0 në sete 25:19, 27:25 dhe 25:17
Strumica – Vardari 1947 3:0 në sete 25:19, 25:19 dhe 25:15
Shkëndija – Makedonija Xhio 3:0 në sete 25:11, 25:19 dhe 25:12
Universiteti Tetovës – Shkupi 3:0 në sete 25:16, 25:17 dhe 25:19
Rabotniçki – Boreci 2:3 në sete 25:15, 16:25, 19:25, 25:20 dhe 13:15)
Susheva ishte e lirë
Në xhiron e pestë takohen:
UGD Shtipi – Strumica
Vesna Probishtip – Janta Volej
Boreci – Liria
Skopje – Rabotniçki
Makedonija Xhio – Universiteti Tetovës
Susheva – Shkëndija
Vardari i litrë
TV KOHA Shaban Sinani
Lajme nga vendi
LIGA E PARË: FITOJNË STRUGA TL E GOSTIVARI, BARAZOJNË SHKËNDIJA DHE VOSKA SPORT
Një fitore e vendasve dy barazime dhe tre fitore të skuadrave me vetëm 6 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së 13-të në Ligën e Parë të futbollit vendor.
Dueli mes dy skuadrave shqiptare Besa – Struga Trim Lum që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gostivar përfundoi me fitoren e kampionit aktual 1-2. Dy ekipet gjatë 90 minutave dëshmuan lojë të mirë me raste të shumta. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Bashkim Veliut, ndërsa mysafirët për vetëm dy minuta shënuan dy gola me autor Jeftovski dhe Kehinde, që rezultoi të jenë vendimtare për fitoren e mysafirëve. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në shenjë të përgjegjësisë për disfatën, trajneri Berat Imeri dha dorëheqje të parevokueshme.
‘’ Po normalisht në futboll këto raste janë prezentë. Në pjesën e parë kishim komplet kontrollin e lojës, pastaj në fillim të pjesës së dytë arritëm që të shënojmë gol, por pastaj për vetë dy minuta pësuam dy gola gjë e cila ishte një shokë për skuadrën tonë pas pësimit të dy golave arritëm dal nda dal të ngrihemi të marrim lojë në kontroll. Nuk kemi se çka të mendojmë përbëtë ndeshje pasi tani kemi edhe ndeshjen tjetër me radhë ku shpresoj që ekipi dal nga dal të ngrihet dhe tu kthehemi rezultateve pozitive ‘’ deklaroi Burim Sadiki yv.trajner i KF Besa
Nga ana tjetër ekipi që drejtohet nga Qatip Osmani tanimë janë në formën e dëshiruar dhe po i afrohen ekipeve kryesuese. Trajneri Osmani pas ndeshje tha se është një fitore shumë e rëndësishme për të mbetur në garë për kreun e tabelës
‘’Sigurisht se është e rëndësishme fitorja e sotme edhe për shkak të rezultateve të fundit por edhe lojërave që na presin. Sa i përket lojës treguam karakter që na jep shpresë që në ndeshjet e ardhshme patjetër të luajmë kështu. Loja si lojë mendoj se ishte lojë e mirë lojë e bukur ku patëm edhe disa raste në rezultatin 0-0, por ndoshta më e rëndësishme është se ai dizavantazhi shumë shpejt e kthyem’’ deklaroi trajneri i Struga Trim Lum , Qatip Osmani
Derbi i kësaj jave i dy skuadrave kryesuese Rabotniçki – Shkëndija që u zhvillua në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Rabotniçki – Shkëndija përfundoi me barazim pa gola 0-0. Trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes tha se vendasit ishin të orientuar në mbrojtje, ndërsa ne nuk shfrytëzuam disa raste.
‘’Ndeshje që besoj se ne në fushë e dominuam mendoj se e luftuar kështu , krijuam disa raste të cilat në këto ndeshje kështu me kundërshtar i orientuar totalisht vetëm të mbrohet . Duhet nga këto mundësi të shfrytëzosh ndonjërën dhe të arkëtosh tre pikët. Ne nuk arritëm të shfrytëzojmë, besoj që ekipi dhe futbollistët dhanë maksimumin, për momentin jemi të kufizuar me mungesën e shumë sulmuesve kjo është si koment i parë pas ndeshjes’’ deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndiaj
Në Çairi skuadra vendase Shkupi pësoi 0-1 nga Gostivari me një gol të futbollistit Elvis në pjesën e dytë. Voska Sport barazoi me Tikveshin 0-0, AP Bera pësoi humbje nga Sileksi 0-1, ndërsa në ndeshjen e fundit që u zhvillua nën drita e reflektorëve në Manastir, Pelisteri mundi Vardarin 1-0 me golin e shënuar në minutën e 90-të. Pas kësaj disfate Vardari ka shkarkuar trajnerin Zaharievski, ndërsa pa mos humbur kohë kanë emëruar trajner të ri Goce Sedloskin.
Pas kompletimit të xhiros së 13-të, tabelën e kryeson Rabotniçki i me 25 pikë i ndjekur nga Shkëndija, Sileksi dhe Gostivari që kanë nga 24 pikë
Në javën e 13-të, të dielën me fillim në ora 13:00, takohen:
AP Brera – Sileksi 0-1
Besa 1976 – Struga Trim Lum 1-2
Rabotniçki – Shkëndija 0-0
Shkupi – Gostivari 0-1
Voska Sport – Tikveshi 0-0
Pelisteri – Vardari 1-0
Tabela: 1. Rabotniçki 25 pikë, 2.Shkëndija 24, 3.Silerksi 24, 4.Gostivari 24, 5, Struga TL 22, 6.Shkupi 16, 7.AP Brera 15, 8. Pelisteri 13 (-1 lojë), 9.Besa 12, 10. VOska Sport 11, 11. Tikveshi 9, 12. VardaRI 8 (-1 lojë).
Java e 14. Zhvillohet me 9 nëntor në ora 13:00, takohen: Gostivari – Voska Sport, Shkëndija – AP brera, Sileksi – Pelisteri, Struga Trim Lum – Rabotniçki, Tikveshi – Besa dhe Vardari – Shkupi
/TV KOHA /Shaban Sinani
Lajme nga vendi
LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E JAVËS SË 11-të
E shtuna është e rezervuar për ndeshjet e javës së 11-të të në Ligën e dytë. Të gjitha takimet luhen në të njëjtën kohë pra me fillim në ora 13:00
Kampionati në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon të shtunën me ndeshjet e xhiros së 11-të të sezonit vjeshtor ku në program janë disa ndeshje mjaftë tërheqëse. Bashkimi në Kumanovë është vendase ekipit të Osogovës së Koçanit ku pret të arkëton tre pikët e radhës për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve për kreun e tabelës. Në stadiumin e qytetit në Gostivar skuadra e Arsimit të Çegranit është nikoqire e ekipit Detonit Pllaçkovica ku është favorite ndaj çdo rezultat tjetër pos fitores do të ishte zhgënjim.
Derbi i kësaj jave zhvillohet në Gjorçe Pertove aty ku skuadra vendase përballet me liderin në renditjen e tabelës Bregallnicën e Shtipit, ndërsa në të gjitha sfidat tjera ekipet vendase konsiderohen favorite edhe pse nuk përjashtohet që të ketë ndonjë befasi.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen të shtunën me fillim në ora 13:00, takohenË
Arsimi – Detonit Plačkovica
Bashkimi – Osogovo
Boreci – Vardari Neg
Makedonija Gj.P – Bregalnica
Novaci – Kamenica Sasa
Ohrii – Skopje
Pobeda – Vardarski
/ TV KOHA/
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve