Një fitore e vendasve dhe tre të atyre mysafire është epilogu i katër takimeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit
Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm sipas orarit të paraparë nga organizatorët e garave me katër takime ku vendasit shënuan vetëm një fitore ndërsa ekipet mysafire tre fitore që do të thotë se ngadhënjyen ekipet favorite.
Ekipi Golden State i është rikthyer fitores duke e mundur ekipin e Nju Orlenas me rezultatin 124-106. Më efikas te ekipi fitues ishte Buddy Hield me 28 pikë ndërsa te mysafirët Uillimasson ishte më efikas me 31 pikë
Denver ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe si mysafirë kundër Bruklin me rezultatin 144-139 pas kohës shtesë. Nikola Jokiç realizoi një 29 pikë, 18 kërcime e 16 asiste. Fitore në cilësinë e mysafirit ka shënuar edhe Dallas ndaj Minnesotas me rezultat 120-114. Më efikasi ishte Irving me 35 pikë.
Fitore jashtë fushës së vet ka shënuar edhe Sakramento ndaj Utah Jaz me rezultatin 113-86. Më efikas ishte Sabonis me 28 pikë e 11 kërcime
Rezultatet:
Brooklyn – Denver 139-144
Minnesota – Dallas 114-120
Utah Jaz – Sacramento 96-113
Golden State – Nju Orleans 124-106
/TV KOHA/ Shaban Sinani