Sport
LIGA E PARË: SHKËNDIJA SIPAS PLANIT, NGECË GOSTIVARI
Shkëndija e Tetovës në përballjen me ekipin AP Brera të Strumicës regjistroi fitoren e 15 sezonale duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-1. Fjalën kryesore në këtë përballje e kishte golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë dhe të Shkëndijës Besart Ibraimi i cili shënoi 2 gola për tre pikë të reja që çojnë ekipin drejt titullit të pestë kampion i Maqedonisë së Veriut. Trajneri Jeton Beqiri pas përfundimit të ndeshjes duke u bazuar në rezultate e ndeshjeve tjera theksoi se ekipi të jetë më në nivel
“Unë pres që ekipi të jetë me kalimin e kohës edhe më mirë fizikisht edhe besoj që do jemi aq vigjilent dhe të mençur që të menaxhojmë situatën deri në fund ashtu si duhet’’ deklaroi Jeton Beqiri.
Ndërkohë me një komunikatë zyrtare të klubit thuhet: ‘’Klubi i futbollit Shkëndija respekton viktimat dhe distancohet nga sjelljet e papërgjegjshme të një grupi të tifozëve distancohet nga sjellja e një grupi të caktuar individësh nuk pasqyron qëndrimin e tifo-grupit, i cili aktualisht është në proces riorganizimi, dhe as të pjesës tjetër të publikut, që në atë moment reagoi me fishkëllima për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që këndonin”, thuhet pos tjerash në komunikat.
Nga ana tjetër për sjelljet një grupi të tifozëve që nuk e respektuan heshtjen dedikuar viktimave nga tragjedia e Koçanit, Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës. Sipas FFM-së kjo vjen për shkak të sjelljes jo njerëzore të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në nder të viktimave në Koçani.
Sport
NBA KONFIRMON FORMATIN E RI TË LOJËS ALL-STAR
NBA dhe Shoqata e Lojtarëve të këtij kompeticioni kanë njoftuar një ndryshim të madh për Lojën All-Star 2026, duke prezantuar një format të ri për garën midis Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës. Spektakli vjetor i basketbollit do të zhvillohet të dielën, më 15 shkurt, në Intuit Dome në Inglewood, shtëpia e Los Angeles Clippers.
Turneu All-Star 2026 do të përfshijë një mini-turne që përfshin dy ekipe lojtarësh amerikanë dhe një ekip yjesh ndërkombëtarë, të njohur si “Ekipi Botëror”. Do të jetë një format me dy grupe, me katër ndeshje 12-minutëshe. Secila prej tre ekipeve do të ketë një minimum prej tetë lojtarësh.
Si më parë, 24 lojtarë do të zgjidhen për Lojën All-Star, 12 nga secila konferencë. Pesë lojtarët do të zgjidhen nga tifozët lojtarët aktivë të NBA-së dhe media , ndërsa shtatë rezervat për konferencë do të zgjidhen nga trajnerët kryesorë.
Një veçori e re e rëndësishme është se këtë vit, lojtarët do të zgjidhen pavarësisht nga pozicioni i tyre. Mënyra se si lojtarët e përzgjedhur amerikanë do të shpërndahen në dy ekipet do të përcaktohet në një datë të mëvonshme.
Nëse votimi nuk rezulton në 16 lojtarët e kërkuar amerikanë dhe tetë ndërkombëtarë, Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, ka autoritetin të zgjedhë lojtarë shtesë për të mbushur ekipet deri në minimumin e kërkuar. Kjo do të thotë se në atë skenar, disa ekipe mund të kenë më shumë se tetë lojtarë.
Turneu do të luhet në disa faza. Në ndeshjen e parë, Ekipi A do të përballet me Ekipin B. Fituesi i asaj ndeshjeje do të luajë me Ekipin C në ndeshjen e dytë, ndërsa humbësit e ndeshjes së parë do të përballen me Ekipin C në ndeshjen e tretë.
Pasi secila ekip të ketë luajtur ndeshjet e veta, dy ekipet me rekordet më të mira do të luajnë në finale. Nëse të tre ekipet përfundojnë me një raport fitore-humbje 1:1, finalisti do të vendoset bazuar në diferencën e golave nga ndeshjet e luajtura.
Sport
BOTËRORI 2026: SHQIPËRIA KËRKON TRI PIKËT NDAJ ANDORRËS
Kombëtarja e Shqipërisë në pritje të ndeshjes së parafundit të Grupit K, për kualifikim në Kampionatin Botërorë të futbollit që në vitin 2026 mbahet n SHBA, Kanada dhe Meksikë , nesër zhvillon ndeshjen me Andorrën
Kombëtarja shqiptare për dy ditë me radhë ka zhvilluar përgatitje n Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Të dhënat tregojnë se kuqezinjtë janë përballur tetë herë me këtë rival, duke regjistruar gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje..
Në seancën e mbrëmshme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.
Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.
Sot Kombëtarja nga Barcelona ka udhëtuar drejt Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00 në stadiumin ku edhe do t zhvillohet ndeshja .
|
Ndeshja Andorra-Shqipëri do të luhet nesër , në Andorra me fillim në ora 20:45 në ‘Estadi de la FAF” në Encamp, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri rumun Horatiu Fesnic |
Sport
MILEVSKI: DO TË PËRPIQEMI TË PROVOJMË DISA OPSIONE
Reprezentacioni i Maqedonisë nesër zhvillon ndeshje miqësore kundër Letonis në arenën ‘Todor Proeski’’ me fillim në ora 18:00. Hyrja për të gjithë tifozët është falas.
Përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë në futboll nesër do të luajë një ndeshje miqësore kundër Letonisë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, kundër Uellsit në Kardif më 18 nëntor, ku me fitore apo eventualisht edhe me barazim do të siguronte pozitën e dytë në grupin J, pas Belgjikës
Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski, para mediumeve theksopi se nuk do të kursejë asnjë përpjekje, por do të provojë edhe disa variante para ndeshjes së fundit në grupin kualifikues, e cila do të vendosë për play-off-in për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.
‘’ Sa i përket ndeshjes me Letoninë nuk ka nevojë të bëjmë llogaritje ose të kursejmë, sepse kemi kohë të mjaftueshme për të pushuar para ndeshjes kundër Uellsit në Kardiff. Do të përpiqemi të provojmë disa opsione të ndryshme, si taktikisht ashtu edhe për të parë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve. Letonia është një ekip cilësor dhe fitorja është gjithmonë në mendjen tonë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Në këtë ndeshje, dua të shoh pamjen më të gjerë të Maqedonisë, duhet të mendojmë për të ardhmen. Ne gjithmonë e vëmë theksin te ekipi dhe kështu do të jetë edhe në këto ndeshje”, tha trajneri Blagoja Milevski :
Ndërsa futbollisti Darko Çurlinov i cili pritet ti paraprij repartit të sulmit tha se nuk ka ndeshje miqësore për ne kur luajmë për Maqedoninë, pasi kjo ndeshje i paraprinë ndeshjes më të rëndësishme kundër Uellsit në Kardif, ku Maqedonia ka rastin të sigurojnë play offin për kualifikim në Botërorë
“Kur luajmë për Maqedoninë, nuk ka ndeshje miqësore. Çdo ndeshje për Maqedoninë, rezultati është përparësi. Atmosfera është e shkëlqyer, kemi një shans për t’u kualifikuar për Kupën e Botës. Shpresoj se do të japim maksimumin tonë në dy ndeshjet e ardhshme, dhe do të kontribuojmë për këtë në fushën për të cilën jemi marrë vesh. Është e rëndësishme që të hyjmë siç duhet në ndeshjen tjetër. Një fitore do të jetë një motiv plus për ne para ndeshjes me Uellsin, dhe ndihemi më mirë çdo herë që fitojmë”, tha Çurlinov.
Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ka njoftuar opinionin se hyrja në këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët. Ndeshja miqësore Maqedoni – Letoni, luhet nesër në arenën ‘’Todor Proeski ‘’ në Shkup me fillim në ora 18:00
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

