Lajme nga vendi
Ka filluar regjistrimi i dëmeve nga vërshimet në zonat e banuara në Komunën e Jegunovcit
Pas vërshimeve të së shtunës, Komuna e Jegunovcit ka formuar komision për përcaktimin e dëmeve, pas së cilës do t’i dorëzojë të dhënat në Komisionin e nivelit të dytë qeveritar, informoi sot kryetari Dimitar Kostadinoski.
Komisioni komunal prej tre anëtarësh do të vizitojë zonat e përmbytura në Raotincë, Kopancë, Tudencë dhe Jegunovcë dhe do ta informojë Komisionin Qeveritar për Vlerësimin dhe përcaktimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
“Si vetëqeverisje lokale, në përputhje me kompetencat tona, kemi formuar një komision dhe kemi dalë në terren për të bërë evidencën për vlerësimin e dëmeve dhe përpilimin e raporteve që do të plotësohen nga të dëmtuarit dhe më pas do të procedohen. Ato do t’i kalojnë një komisioni qeveritar të nivelit të dytë për vlerësimin e dëmeve. Komuna e Jegunovcit ka themeluar komision komunal në përputhje me ligjet dhe kompetencat që ka dhe ka filluar të vizitojë çdo amvisëri që është prekur nga vërshimet”, njoftoi sot kryetari i komunës Dimitar Kostadinoski.
Sipas vlerësimeve fillestare të Komunës së Jegunovcit pothuajse 90 për qind e sipërfaqeve tokësore në Raotince janë vërshuar, ndërsa një përqindje e lartë është edhe në Kopance, Tudence dhe Jegunovcë.
Niveli i lartë i lumit Vardar ka qenë arsyeja që vërshimi të fillojë të shtunën nga ora 18:00 dhe deri në mbrëmje të vërshojë oborret e shtëpive, tokat bujqësore dhe rrugët në komunën e Jegunovcit.
Lajme nga vendi
(VIDEO) Në Tetovë mbahen Gara në Rabgy
Lajme nga vendi
(VIDEO) Vendi i parë Gara për Gjykim të simuluar për fakultetin juridik të UEJL-së
Lajme nga vendi
(VIDEO) Promovohet libri i Shaban Sinanit “Kolosët e Sportit”
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve