Connect with us

Lajme nga vendi

Stikerat ngjitës “NMK” për targat, Qytetarët: Është mirë që nuk shpenzojmë

Published

on

Vendimin e qeverisë  që të aplikojë stikera ngjitës me shenjën NMK në targat e automjeteve në vend se t’i zëvendësojnë ato me të reja qytetarët e shohin si përpjekje për të zvogëluar kostot e regjistrimt të vetuarave, në të kundërtën ata do të duheshin të përballeshin me shpenzime shtesë.

“Do të vendosen stikera ngjitës, që mos të detyrohen qytetarët në shpenzime. Kështu jemi të informuar”.

“Unë jam që të mos ndryshohet asgjë dhe të kthehen gjërat”.

“Mirë është për shkak të skamjes, për ata që nuk kanë është mirë, sepse është pa pagesë”.

“Kështu është më mirë, mendoj se është zgjidhje më e mirë. Më lirë, që mos ti ndrojmë targat është më mirë”.

Advertisement

“Nga ministria e brendshme thonë se me vendimin e ri të qeverisë qytetarët nuk do ti nënshtohen shpenzimeve shtesë” – thanë disa ng qytetarët e intevistuar nga TVM2.
“Në shërbim të qytetarëve, vendosja e këtyre stikerave ngjitës do të shmangë kosto shtesë financiare për lëshimin e më shumë dokumenteve/licencave/certifikatave të reja, të cilat kanë të bëjnë me numrin e targës së regjistrimit dhe njëkohësisht detyrimin për të shënuar kodin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të respektohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndryshimi i sistemit të targeve do të implementohet gradualisht në të gjithë territorin e RMV-së. Pritet që të gjithë pronarët e automjeteve do të kenë afat kohor të mjaftueshëm për të zëvendësuar targat e tyre me ngjitëset me shenjën “NMK”. Ndryshimi në emërtimin e targave nga “MK” në “NMK” ka ardhur si rrjedhoj e Marrëveshjes së Prespës që vendi ka nënshkruar me Greqinë në qershor të vitit 2018. (Sedat Selimi, TVM2)

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat