Vendimin e qeverisë që të aplikojë stikera ngjitës me shenjën NMK në targat e automjeteve në vend se t’i zëvendësojnë ato me të reja qytetarët e shohin si përpjekje për të zvogëluar kostot e regjistrimt të vetuarave, në të kundërtën ata do të duheshin të përballeshin me shpenzime shtesë.
“Do të vendosen stikera ngjitës, që mos të detyrohen qytetarët në shpenzime. Kështu jemi të informuar”.
“Unë jam që të mos ndryshohet asgjë dhe të kthehen gjërat”.
“Mirë është për shkak të skamjes, për ata që nuk kanë është mirë, sepse është pa pagesë”.
“Kështu është më mirë, mendoj se është zgjidhje më e mirë. Më lirë, që mos ti ndrojmë targat është më mirë”.
“Nga ministria e brendshme thonë se me vendimin e ri të qeverisë qytetarët nuk do ti nënshtohen shpenzimeve shtesë” – thanë disa ng qytetarët e intevistuar nga TVM2.
“Në shërbim të qytetarëve, vendosja e këtyre stikerave ngjitës do të shmangë kosto shtesë financiare për lëshimin e më shumë dokumenteve/licencave/certifikatave të reja, të cilat kanë të bëjnë me numrin e targës së regjistrimit dhe njëkohësisht detyrimin për të shënuar kodin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të respektohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e ministrit të Punëve të Brendshme.
Ndryshimi i sistemit të targeve do të implementohet gradualisht në të gjithë territorin e RMV-së. Pritet që të gjithë pronarët e automjeteve do të kenë afat kohor të mjaftueshëm për të zëvendësuar targat e tyre me ngjitëset me shenjën “NMK”. Ndryshimi në emërtimin e targave nga “MK” në “NMK” ka ardhur si rrjedhoj e Marrëveshjes së Prespës që vendi ka nënshkruar me Greqinë në qershor të vitit 2018. (Sedat Selimi, TVM2)