Connect with us

Lajme nga vendi

Rotarianët dhe Rotaraktët ndajnë pako për festat e fundviti

Published

on

Klubi Rotarian i Tetovës në bashkëpunim me klubin Rotarakt në prag të festave të fundvitit kanë ndarë pako me dhuarata në qendrën ditore për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë. Poashtu gjatë ditës së sotme pako me dhurata janë ndarë për nxënësit dhe në fshatrat Llacë, Vicë dhe Sellcë.

“Sot jemi në qenrën ditore për fëmijë me nevoja të veçanta dhe paraqet një kënaqësi  që të jemi këtu dhe në kuadër të mundësive të Klubit Rotarian në Tetovë  ku së bashku me Rotaraktët e Tetovës të ndihmojmë aq sa mudemi që për fëmijët që janë këtu sot të ndajmë dhurata për vitin e ri.Falënderoj edhe ekipin  e qendrës ditore dhe gjithë atyre që ndihmojnë që këta fëmijë të kenë kushte më të mira”, tha kryetari i klubit Rotarian në Tetovë Sreten Kocevski

Ndarja e pakove te vitit te ri tani me eshte shendruar ne tradite nga ana e klubit Rotarian  dhe Klubit Rotarakt te Tetoves. Kete vit do te ndahen mbi 100 pako , dhe mjetet per blerjen e pakove jane siguruar nga vet anetaret e klubit, I cili vazhdimisht eshte duke realizuar edhe projekte te tjera në të mirë të komunitetit.

Klubi Rotarian me mbeshtetjen edhe te rotarakteve te rinj edhe kete vit do te ndaje Torta ne naten e Viotit te ri disa institucioneve ne qytetin e Tetoves si  Njesise se Zjarfikesve, policisë, Repartit ginekologjik dhe mediave lokale.

 

Advertisement

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Monstra” në Strasburg, avokatët dorëzojnë tre ankesa

Published

on

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u dënuan me burg 15 dhe 9 vjet burg. Sami Luta u lirua nga akuza, në mungesë të fakteve. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat