Klubi Rotarian i Tetovës në bashkëpunim me klubin Rotarakt në prag të festave të fundvitit kanë ndarë pako me dhuarata në qendrën ditore për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë. Poashtu gjatë ditës së sotme pako me dhurata janë ndarë për nxënësit dhe në fshatrat Llacë, Vicë dhe Sellcë.
“Sot jemi në qenrën ditore për fëmijë me nevoja të veçanta dhe paraqet një kënaqësi që të jemi këtu dhe në kuadër të mundësive të Klubit Rotarian në Tetovë ku së bashku me Rotaraktët e Tetovës të ndihmojmë aq sa mudemi që për fëmijët që janë këtu sot të ndajmë dhurata për vitin e ri.Falënderoj edhe ekipin e qendrës ditore dhe gjithë atyre që ndihmojnë që këta fëmijë të kenë kushte më të mira”, tha kryetari i klubit Rotarian në Tetovë Sreten Kocevski
Ndarja e pakove te vitit te ri tani me eshte shendruar ne tradite nga ana e klubit Rotarian dhe Klubit Rotarakt te Tetoves. Kete vit do te ndahen mbi 100 pako , dhe mjetet per blerjen e pakove jane siguruar nga vet anetaret e klubit, I cili vazhdimisht eshte duke realizuar edhe projekte te tjera në të mirë të komunitetit.
Klubi Rotarian me mbeshtetjen edhe te rotarakteve te rinj edhe kete vit do te ndaje Torta ne naten e Viotit te ri disa institucioneve ne qytetin e Tetoves si Njesise se Zjarfikesve, policisë, Repartit ginekologjik dhe mediave lokale.