Lajme nga rajoni
Dënohet sulmi në Banjskë, Parlamenti britanik miraton mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë së Madhe ka miratuar një mocion për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës. Ky mocion u propozua nga Kearns pas një debati që u zhvillua mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor raporton TopChannel.
Ndwrkaq, deputetja Alicia Kearns në fjalimin e saj gjatë debatit mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor në Parlamentin britanik ka pwrmendur sulmin në Banjska, anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, asociacionin dhe kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Kearns kishte bërë të ditur se SHBA ka përfunduar një raport mbi përgjegjësit e sulmit në Banjska, i cili ende nuk është publikuar.
Ajo tha se ky raport duhet të publikohet për t’u ditur e vërteta rreth sulmit për të cilin përgjegjësinë e mori Milan Radojçiq, i kërkuar tashmë nga Interpoli dhe i cili sipas saj gjendet i lirë në Serbi.
Lajme nga rajoni
SHOKON RAMA: PROKURORËT E HAGËS KËRCËNUAN PRESIDENTEN E KOSOVËS
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shokuar opinionin me një deklaratë gjatë promovimit të një libri kushtuar ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, kur tha se prokurorët e special kanë kërcënuar edhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Rama dënoi ashpër kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Deklarat – Edi Rama – Kryeministër i Shqipërsië
Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dënoi procesin në Hagë, teksa u shpreh se po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona jetike, liria, pavarësia.
DEKLARAT – VJOSA OSMANI – Presidente e Kosovës
Ndërkaq Rama sot po qëndron në Prishtinë, në një vizitë zyrtare ku i prit nga homologu i tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kjo vizitë ndodhë një ditë para përvjetorit të pavarësisë dhe protestës së madhe që organizohet në Prishtinë, në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, me moton “DREJTËSI, JO POLITIKË”Procesi i gjykimit të ish 4 krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është në fazën përfundimtare.
Lajme nga rajoni
VUÇIQ: ALEANCA KROACI-SHQIPËRI-KOSOVË KËRCËNIM PËR SERBINË!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas një takimi me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Turqi, për mediat serbe ka shtruar pyetjen se përse Kosova, Kroacia dhe Shqipëria formojnë aleancë ushtarake duke shtuar se Serbia nuk do të sulmojë askend, por do të përforcojë kapacitetet ushtarake.
“Çdo aleancë ushtarake, për dikend paraqet kërcënim dhe është e drejtuar kundër dikujt. Unë ju pyes –çfarë ju duhet aleanca ushtarake kur dy shtetet Shqipëria dhe Kroacia janë anëtare të NATO-s? Duhej ta inkuadronin edhe Prishtinën që të gjithëve t`ua bëni të qartë se këtë e krijoni kundër Serbisë”
Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, gjatë ekspozesë së tij para deputetëve, premtoi edhe një investim prej 1 miliard eurosh në sektorin e mbrojtjes.
“Në katër vjetët e ardhshëm do t’i forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishopjmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”,
Kosova dhe dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan para gati një viti një deklaratë për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve thanë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride, por edhe do të koordinojnë politikat për integrime euroatlantike.
Serbia e pa këtë si hap që “minon stabilitetin rajonal” dhe si kërcënim për “integritetin territorial” të saj.
Lajme nga rajoni
Mes lotësh e dhimbjes, përcillen për në banesën e fundit katër anëtarët e familjes Kola
Mes dhimbjes e lotëve të afërmit e familjes së Arti Kolës, kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë drejt banesës së fundit të dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht në Itali.
Në fshatin Gryksh të Peqinit 4 arkëmortet e familjes Kola mbërritën në orën e para të ditës së sotme.
Qindra shqiptarë u bashkuan në një dhurim parash për të bërë të mundur ardhjen e trupave në Shqipëri.
Familjarët më të afërt, nëna e Arti Kolës dhe vëllai i tij e familjarë të tjerë do të presin ngushëllimet për vdekjen tragjike të 4 personave nga e njëjta familje.
Qindra njerëz të pranishëm në përcjelljen e fundit të familjes Kola, mes heshtjes e zisë që ka kapluar këtë fshat sot.

