Connect with us

Lajme nga vendi

Prokuroria Publike ngrit procedurë disiplinore kundër Ruskovskës

Published

on

Prokuroria Publike njoftoi se ndaj ish-kryetares së prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskovska dhe dy prokuroreve të tjera ka filluar procedurë disiplinore.

Sipas Prokurorisë Publike, tre prokurorët kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e funksionit të prokurorisë publike në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka miratuar aktvendim për fillimin e procedurës disiplinore kundër ish-prokurores Publike Themelore kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe dy prokurore të tjera nga kjo prokurori.

Me propozimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni mbajti seancë dëgjimore në të cilën e shqyrtoi raportin me shkrim për propozimin për fillimin e procedurës disiplinore dhe deklaratat me shkrim të prokurorëve publikë, pas së cilës u vlerësua se ekziston dyshime se të tre prokurorët publikë kanë bërë shkelje të rëndë disiplinore nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Kundër këtij vendimi të Komisioni nuk lejon ankesë. Në fazën e radhës të procedurës, Komisioni do të caktojë seancë në të cilën parashtruesi i propozimit për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për tre prokurorët publik, të cilat kanë të drejtë të paraqesin provat e tyre dhe menjëherë të japin deklarata lidhur me propozimi i paraqitur./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

RMV, edhe tre ditë fushatë për zgjedhjet e dyfishta, më 7 maj nis heshtja zgjedhore

Published

on

Partitë politike dhe kandidatët presidencialë kanë edhe tre ditë kohë për të prezantuar programet dhe ofertat e tyre para se qytetarët të japin fjalën e tyre të fundit në zgjedhjet e 8 majit, pra të vendosin se kush do ta udhëheqë vendin në vitet e ardhshme dhe si do të jetë përbërja parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Të hënën e 6 majit në mesnatë përfundon fushata si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.

Më 7 maj fillon heshtja parazgjedhore dhe më pas të drejtën e votës do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit dhe diaspora.

KSHZ-ja dje ia ka dorëzuar personit të autorizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme materialin votim për në PDK.
MPJ e dorëzon materialin e votimit menjëherë pas marrjes së tij dhe jo më vonë se deri në fund të ditës.

Anëtarët e Komisionet Zgjedhore (KZ) në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore (PDK) votojnë në KSHZ tri ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, përkatësisht më 4 maj.

Advertisement

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mimoza Musa: VLEN do të jetë Qeveria e ardhshme me kushte të qarta

Published

on

Kandidatja për deputete nga radhët e VLEN Mimoza Musa mbrëm në emisionin OnTime në Televizionin KOHA ka potencuar që hyrja e VLEN-it në qeveri do të jetë në bazë të kushteve, si ndryshimet kushtetuese dhe heqja e 20%, deri sa ka kujtuar ndaj Frontit Evropian që ato janë ata të cilët negociojnë me VMRO-në që të ketë Qeveri mes tyre pa asnjë kusht, duke dërguar Menduh Thaçin si emisar tek VMRO.

“Në kampin maqedonas veç se fituesi dihet, mandatari vendos se me kë do të bëjë qeverinë e re. Asnjë dalje publike e liderëve tonë nuk ka deklaratë që do ketë qeverisje pa kushte. Ne kemi dy kushte, atë të votimit të ndryshimeve kushtetuese dhe heqjes së 20%. Deri tani Mickovski dhe Gordana mund të mbajnë vetëm retorikën e tyre, ata janë ata që na ftojnë në formimin e Qeverisë, andaj ne për këtë formim të Qeverisë kemi kushte qarta”, tha Mimoza Musa në emisionin OnTime në Televizionin KOHA.

Në replikë ndaj Fatmire Isakut nga Fronti Evropian, Mimoza Musa, ka kujtuar deklaratën e kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickovski i cili theksoi që BDI dërgon emisar që të negocioj hyrjen në Qeveri pa kushte, deri sa emisar ka qenë vetë z. Menduh Thaçi që e ka pranuar këtë publikisht: “Ju jeni ata të cilët dërgoni emisar tek Hristijan Mickovski, i cili deklaroi vetë që nuk keni asnjë kusht për hyrje në Qeveri. Emisari i cili shkon dhe negocion tek VMRO është Menduh Thaçi, lideri i juaj, i cili vetë e pranoi publikisht.”

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sulmohet një i mitur në Tetovë në prani të nënës së tij

Published

on

Më 02.05.2024 në orën 20.00 në SPB-Tetovë, një i mitur nga Tetova, në prani të nënës së tij N.A.(36), ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur, shok i tij.

Punohet në zbardhje të plotë të çështjes.

Continue Reading

Më të lexuarat