Lajme nga vendi
QMK APELON PËR PËRGATITJE ADEKUATE DHE NDJEKJEN E PARASHIKIMIT TË MOTIT PARA SE TË UDHËTOHET
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se janë regjistruar 1.857 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112 gjatë 24 orëve të fundit ku gjysma (55,90 për qind) kanë qenë “reale”, ndërsa 44,10 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve.
“Drejt policisë ka pasur 69,16 për qind të thirrjeve, në Qendrën urgjente 25,65 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 1,73 për qind të thirrjeve reale në numrin 112 të QMK-së. Ndryshe, ka pasur 830 thirrje emergjente në numrin 112 në QMK. Të gjithë ato kanë qenë mjet i pranimit, përpunimit në QMK, si dhe koordinimit të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre me institucionet dhe shërbimet në Sistemin për menaxhim me kriza”, kumtoi paraditen e sotme QMK-ja.
Zjarre në qiell të hapur në 24 orët e fundit ka pasur në zona të hapura dhe janë shuar.
“Nga QMK rajonale Shkup theksohet se sot nga ora 10 deri në orën 15 është planifikuar minim në guroren ‘Govrlevë’ në Komunën e Sopishtës. Instituti për mjekësi transfuzive sot ka planifikuar dy aksione të dhurimit të gjakut: me anëtarë të shoqatës alpinistike ‘Shari’ në Gostivar dhe me qytetarë në Tetovë”, thuhet në komunikatën e QMK-së.
QMK informon edhe për parashikimin e DPHM-së për ditët në vazhdim, sipas të cilit vijon një valë e ftohtë me reshje të borës.
“Konform kushteve të motit, me përgatitjet adekuate sipas destinacionit nëse planifikohen udhëtime është e dëshirueshme të ndiqen informacionet nga mediat për kushtet e motit dhe gjendjes së rrugëve nga institucionet dhe shërbimet kompetente”, apelon QMK-ja.
Lajme nga vendi
Mickoski më 20 janar në Uashington në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.
Lajme nga vendi
Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”.
“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.
Lajme nga vendi
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen, gjegjësisht do të vlejnë deri në skadimin e tyre”, tha sot ministri Toshkovski.
“Kartat e identitetit janë të vlefshme me datën e skadencës. Nuk ka nevojë t’i ndryshoni ato. Rregulli për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për kartat e identitetit. Qytetarët maqedonas nuk duhet të turpërohen për sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve maqedonas në të kaluarën”, tha Toshkovski.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve