Connect with us

Sport

ILIOSKI DHE RELJIÇ LAUREATËT E VITIT 2024 NË RMV

Published

on

Kikboksieri Boban Ilioski, ndërsa në kategorinë e femrave më e mira u shpall taekwondistja Miljana Reljiq u shpallën sportistët më të suksesshëm për vitin 2024 në manifestimin e organizuar nga Ministria e Sportit e Maqedonisë së Veriut.

Në organizim të Ministrisë së Sport dhe Unionit të sporteve të Maqedonisë së Veriut, në një ceremoni solemne në sallë e Operës dhe Baletit Kombëtar, u shpallën sportistët më të suksesshëm për vitin 2024. Epiteti sportist më i mire në kategorinë e meshkujve për vitin 2024 për të dytën herë me radhë i takoi kikboksierit Boban Ilioski, ndërsa në kategorinë e femrave më e mira u shpall taekwondistja Miljana Reljiç.

Boban Ilioski, është kampion i Evropës në kategorinë deri në 86 kg. të cilin titull e fitoi në Kampionatin Europian në Athinë. Ndërsa sportistja më e mirë për vitin 2024 është taekwondistja Milijana Reljiq, pjesëmarrëse në Lojnat Olimpike Verore “Parisi 2024” që arriti të kualifikohet në çerekfinale. Mbrëmë u shpallën edhe më të mirët në kategorinë e të rinjve, federata më e mirë sportive, reprezentacioni më suksesshëm. Ekipi më i mirë universitar dhe ai shkollor. Edhe kësaj radhe në mesin e laureatëve nuk kishte asnjë sportist shqiptar.

Advertisement

Sport

KF BESA: MAKSIMALISHT E PËRGATITUR PËR SEZONIN PRANVEROR

Published

on

Me ndeshjet e xhiros së 19-të të dielën me fillim në ora 14:00, nis pjesa e pranverore e kampionatit 2024/2025, në ligën e parë të futbollit vendor. Të dielën krahas ekipeve që luftojnë për titullin kampion, një ndeshje shumë domethënëse do të zhvillohet edhe në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër aty ku do të përballen dy skuadrat që luftojnë për mbijetesë Voska Sport  dhe Besa e Dobërdollit.  Televizioni Koha  ishte e pranishme në një seancë stërvitore të ekipit nga Dobërdollit vetëm tre ditë para  se të nisë pjesa pranverore e kampionatit ku mori  opinionin e trajnerit Gorazd Mihajllov i cili vlerësoi pozitivisht punën pesë javore   të fazave  përgatitore

 “ Tashmë po afrohet edhe fillimi i pjesës pranverore për të cilat besoj se do të jenë mjaftë interesante nga shkaku se shumë ekipe janë përforcuar. Të njëjtën mund ta themi edhe për ne pasi jemi freskuar në pozicione ku mendonim se kemi nevojë. Mendoj se jemi të kënaqur edhe me lojtarët më të cilët disponojmë. Gjithashtu edhe rezultatet që i shënuam në këtë periudhë përgatitore na japin shpresë se duhet pozitivisht të shikojmë për pjesën tjetër të kampionatit, Jemi të vetëdijshëm se do të jetë rëndë, jemi të vetëdijshëm për situatën. Megjithatë thash edhe më parë se nuk është hera e parë  që gjendem në këtë situatë dhe besoj  në këtë prektë të ekipit Besa , besoj në këto lojtar dhe në stafin teknik që janë rreth meje  dhe besoj se maksimalisht jemi të përgatitur dhe se mision që kemi  pas nesh mbetjen në elitën e futbollit do ta realizojmë”, deklaroi trajneri Gorazd Mihajllov.

 Trajner  Mihajllov për ndeshjen kundër Voska S;port në Ohër tha  se shkojnë për  fitore të sigurt edhe pse nuk do të jetë lehtë

 “Po mirë është normale që të presim fitore, normalisht për atë punojmë unë që kur erdha  u thash djelmoshave se nuk duhet ti shikojmë ndeshjet miqësore por duhet të fokusohemi për xhiron e parë dhe faktikisht ne u përgatitëm për ndeshjen e raundit të parë kundër Voskës. Normalisht më një fillim të mbarë edhe vetëdija  te futbollistët do ngritët  dhe normalisht të nxjerrim rezultat pozitiv  në Ohri. Nuk kemi çka të fshehim shkojmë për tri pikë“ tha  trajneri Mihajllov

 Me punën që është bë gjatë fazave përgatitore optimist për një fillim të mbarë në sezonin pranverore  para mikrofonit të televizionit Koha u shprehë edhe kapiteni  Armend Alimi

Advertisement

 “Kemi bërë një përgatitje shumë të mirë, kemi qenë edhe në Ohër në një mini përgatitje 7  ditë. Kemi zhvilluara  4 ndeshje  mos  gabofsha, kemi korrur  të gjithat   fitore. Mendoj se  fizikisht  jemi  shumë mirë, po ashtu edhe psiqikisht e dimë se  na pret një punë e rëndë. E dimë situatën e ku jemi , edhe  situata  nuk na  jep komoditetin që të jemi të lirë për ndeshjet. Çdo ndeshje për ne  do të jetë finale, ndërsa  finalja e parë do të jetë kundër Voskës. Situata në Voskë e dimë se si është por  ajo  nuk na çorienton por përkundrazi   maksimalisht jemi  motivuar dhe  koncentruar  për tu kthyer me tre pikë” deklaroi Armend Alimi kapiten i ekipit Besa 

Kujtomë se Besa në sezonin vjeshtor nga 18 ndeshje të zhvilluara  ka regjistruar 3 fitore, 4 barazime dhe 11 humbje duke u renditur në pozitën e 10-të, ndërsa Voska Sport me  2 fitore, 6 barazime dhe 10 disfata me 12 pikë mbanë pozitën e fundit. Ndeshja e  së dielës Voska Sport – Besa e Dobërdollit luhet të dielën me fillim në ora 14:00.

 Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: REAL M KTHEHET ME FITORE NGA ‘’ETIHAD‘’

Published

on

Faza  e  play off-t në Ligën e Kampionëve  në katër ndeshjet e zhvilluara mbrëmë dhuroi emocione të forta. Vendasit ishin më të mirë në një takim , ndërsa   ekipet  mysafire   regjistruan tre  fitore të sigurta.

Ndeshja Mançester Siti – Real Madrid që me  të drejt konsiderohej  finale  para  finale  e  vërtetoi këtë epitet  me lojën  e shkëlqyeshme të të dyja ekipeve  që në  fund   fati ishte  në anën e Real Madridit  që  fituan   2-3

Autor  të dy golave  për  skuadrën vendase ishte Haland, ndërsa për  skuadrën spanjolle shënuan Mbappe, Diaz dhe Belingham. Me  këtë fitore  skuadra e Real Madrit  më 19 shkurt në “Santiago Bernabéu”  me  epërsi të  dukshme  si vendas  do ta  pres ndeshjen e kthimit

Dortmundi ka shënuar fitore të madhe në Lisbonë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Sportigun.

Fitoren e vetme  në cilësinë e vendasit e regjistroi Juventusi në përballjen me holandezët e PSV me rezultatin 2-1. Ndeshjet kthyese  do të zhvillohen me 19  shkurt.

Advertisement

Pas ndeshjeve të mbrëmshme , gara më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sot me katër ballafaqime tjera  interesante pasi  takohen :Club Brugge – Atalanta,Seltik-Bayern Mynich, Feynoord – Milan dhe Monaco-Benfica

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

NBA: OKLAHOMA E CLEVELAND KRYESOJNË NË DY KONFERENCAT

Published

on

Pesë  fitore  të skuadrave   vendase  dhe po aq  të atyre  mysafire  është epilogu  i  dhjetë ndeshjeve  të zhvilluara në mëngjesin  sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Derbi mes ekipeve  Klivlend dhe Minesota ka përfunduar me fitoren e vendasve  me rezultatin 128-107 . Lojtari më efikas  i ndeshjes  ishte Eduards i ekipi Minnesota me 44 pikë.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Golden State, në transfertë ndaj Milloki  me  rezultatin 125-111. Pa probleme fiton edhe Denver, që mundi thellë ekipin Portland me  rezultatin 146-117.

Fitore  të  sigurtë kla  shënuar  skuadra e  e Lejkers kundër Utah Xhaz  me  rezultatin 132-113. Në këtë ndeshje  për  skuadrën vendase  ka debutuar  basketbollisti slloven Luka Donçiq  i cili ka realizuar vetëm 14 pikë .

Oklahoma  ka  regjistruar fitore të sigurtë në përballjen me Nju Orlenas  me rezultatin 137-101.

Advertisement

Konferencën e  Perëndimit e kryeson Oklahoma  me 43  fitore e 9  disfata, nd;rsa Lindjen e kryeson Klivlend  me  43fitore e 10-të humbje

Rezultatet e sotme

Cleveland – Minnesota, 128-107

Orlando – Atlanta, 106-112

Washington – San Antonio, 121-131

Advertisement

Brooklyn – Charlotte, 97-89

Miami – Boston, 85-103

Milwaukee – Golden State, 111-125

Oklahoma – Nju Orleans, 137-101

Dallas – Sacramento, 128-129

Advertisement

Denver – Portland, 146-117

Lakers – Utah Jazz, 132-113

 

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat