Lajme nga bota
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re, reagon OBSH-ja

Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV).
Ky zhvillim ka mbushur spitalet, ka nxitur masa urgjente dhe ka ngjallur shqetësime te publiku për një shpërthim të ngjashëm me pandeminë e Covidit-19.
Lidhur me këtë rast ka reaguar dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë teksa e cilëson situatën si diçka jo emergjente.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore, por rritja e rasteve ka shtyrë autoritetet të forcojnë sistemet e monitorimit. Sipas Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit, nëse një sëmundje është e përhapur në një rajon, duhet të raportohet në OBSH, atëherë organizata do të përcaktojë nëse një ngjarje e veçantë përbën apo jo një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, thotë OBSH-ja.
Ndërkohë, ekspertët e shëndetësisë kanë ngritur shqetësime për HMPV-në, një virus i frymëmarrjes, në pjesë të tjera të rajonit që prek një numër vendesh aziatike.
Me rastet e metapneumovirusit njerëzor në mesin e njerëzve, ka edhe nga ata nën moshën 14-vjeçare, e që janë numra në rritje të kësaj moshe, sipas një raporti të botuar në Reuters.
Çfarë është HMPV-ja që veç po rritet në Kinë?
Zbuluar në vitin 2001, HMPV-ja i përket familjes Pneumoviridae, e njëjta familje si virusi respirator syncytial (RSV), sipas qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Zakonisht shkakton infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, duke paraqitur simptoma të ngjashme me një ftohje të zakonshme ose grip.
Simptomat e HMPV-së
Simptomat që zakonisht lidhen me HMPV, siç theksohet nga CDC-ja, përfshijnë: kollë dhe rrjedhje hunde, ethe, dhimbje të fytit, fishkëllimë ose gulçim në raste të rënda. Në disa raste, infeksioni mund të përshkallëzohet në bronkit, pneumoni ose acarime të astmës.
Kush është në rrezik?
Fëmijët nën pesë vjeç, veçanërisht foshnjat, të moshuarit, veçanërisht ata mbi 65 vjeç dhe personat me sistem imunitar të dobësuar ose kushte kronike të frymëmarrjes si astma ose COPD janë në rrezik më të lartë, transmeton reporteri.
Si përhapet HMPV-ja?
HMPV-ja përhapet përmes pikave nga kollitja ose teshtitja, kontakti i ngushtë si prekja ose shtrëngimi i duarve, sipërfaqet e kontaminuara, e ndjekur nga prekja e gojës, hundës ose syve. Sipas CDC-së, HMPV-ja ka një model sezonal, që qarkullon në fund të dimrit dhe pranverës.
Çfarë mund të bëni për ta parandaluar atë?
CDC-ja rekomandon hapat e mëposhtëm për të zvogëluar rrezikun e HMPV-së dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes:
-Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda
-Shmangni prekjen e fytyrës me duar të palara
-Mbani maska në vendet e mbushura me njerëz
-Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit
-Pastroni rregullisht sipërfaqet e prekura shpesh.
Lajme nga bota
LIGA EVROPA: SOT ZHVILLOHEN 8-të TAKIMET E PARA TË PLAY OFF-it

Sonte në program janë tet; ndeshjet e fazës së play off-it në kompetiocionin e dytë për nga rëndësia që organizohet nga UEFA, pra zhvillohen ndeshjet e plaz off-it në Liga Evropa. Ndeshje më interesante padyshim se është dueli që zhvillohet në stadiumin ‘’Estádio do Dragão’’ të Portos në Portugali mes ekipeve Porto dhe Roma .
Fenerbaheçe e Zhoze Murinjos do të presë Anderlehtin, ndërsa Gallatasaraj do të udhëtojë drejt Holandës, ku do të përballet me AZ Alkmar. Katër takime do të zhvillohen në orën 18.45 minuta, ndërsa katër të tjerat, janë planifikuar për orën 21.00.
Liga Evropa – Play Off. Takohen:
Fenerbahçe –Anderleht 18:45
Ferencvarosh-Vik. Plzen 18:45
Midtjiland -R. Sosiedad 18:45
Union SG –Ajaks 18:45
Tuente – Bodo/Glimt 21:00
PAOK –FSB 21:00
Az Alkmar–Gallatasaraj 21:00
Porto – Roma 21:00
Shaban Sinani – TV Koha
Lajme nga bota
Një makinë ka përplasur turmën në Mynih

Një makinë ka përplasur një grup njerëzish në Mynih të Gjermanisë, duke plagosur disa persona.
Raportohet se dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur.

Lajme nga bota
FBI: Kemi gjetur 2400 dosje të reja që lidhen me vrasjen e Presidentit Kennedy

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) tha të martën se kishte zbuluar 2,400 të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e ish-presidentit John F Kennedy, ndërsa agjencitë federale punojnë për të përmbushur urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump muajin e kaluar për të publikuar mijëra të dhëna.
FBI tha se po punon për transferimin e të dhënave në Arkivin Kombëtar dhe Administratën e Regjistrimeve për t’u përfshirë në procesin e deklasifikimit.
Qeveria federale në fillim të viteve 1990 urdhëroi që të gjitha dokumentet në lidhje me atentatin e 22 nëntorit 1963 të vendoseshin në një koleksion të vetëm në Arkivin Kombëtar. Dhe ndërsa shumica dërrmuese e koleksionit – mbi 5 milion regjistrime – është bërë publike, studiuesit vlerësojnë se 3000 skedarë nuk janë publikuar, qoftë tërësisht apo pjesërisht.
Gjatë deklaratës së tyre FBI nuk dha detaje se çfarë lloj informacioni përmbajnë dosjet e sapo zbuluara. Në vitin 2020 FBI hapi një kompleks qendror të të dhënave dhe filloi një përpjekje shumëvjeçare për të dërguar, inventarizuar dhe ruajtur në mënyrë elektronike dosjet e mbyllura të çështjeve nga zyrat në terren në të gjithë vendin. Agjencia tha se një inventar më gjithëpërfshirës i të dhënave së bashku me përparimet teknologjike e lejuan atë të kërkonte dhe lokalizonte shpejt të dhënat, citon the Guardian.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve