Lajme nga vendi
(VIDEO) Pyjet e djegura do të pyllëzohen
Prerja e drunjëve në Malin Sharr, zjarret e shumta por edhe vërshimet kanë dëmtuar sipërfaqe të mëdha të masës drurore në Malin Sharr. Me këtë rast, do të duhet një kohë e gjatë që të ripërtrihen sipërfaqet e dëmtuara. Së këndejmi, për të ripërtrirë këto sipërfaqe, parkut kombëtar Mali Sharr i është dhënë donacion fidane të reja për pyllëzim nga ana e me organizatës holandeze Green Stays.Drejtori i Parkut Kombëtar Mali Sharr Ibrahim Dehari tha se me këtë rast ato sipërfaqe të shkatërruara do të pyllëzohen dhe nuk do të pritet që vet natyra të bëjë procesin e saj. Kësisoji, me nënshkrimin e marrëveshjes, Parku Kombëtar i Malit Sharr filloi bashkëpunimin me organizatën holandeze Green Stays , e cila duhet të rezultojë me dhurimin e fondeve për pyllëzimin e pyjeve të dëmtuara në territorin e zonës së mbrojtur malore.Pyjet nëpër malin Sharr kanë nevojë për rigjallërim, thonë nga Parku Kombëtar, kështu që kjo është e mirëseardhur.Deklarata Sipërfaqe më të vogla do të ripyllëzohen gjatë vitit 2024. Bëhet fjalë për vende të dëmtuara nga zjarret në pyje. Nga Parku Kombëtar Mali Sharr njoftojnë për përgatitjen e dokumenteve të vitit të kaluar që do të përcaktojnë sipërfaqet dhe metodat e detajuara për pyllëzim..Ruud Van Bruijn , nga Organizata Holandeze Green Stays tha se ata janë të vendosur për bashkëpunim afatgjatë me parkun kombëtar.“Ne jemi shumë krenarë që fillojmë bashkëpunimin me parkun kombëtar, jemi të lumtur dhe të privilegjuar që mund të punojmë dhe të ndihmojmë ambiciet e menaxhmentit për ta bërë Malin Sharr një zonë të bukur në Maqedoni, për të ndihmuar me pyllëzimin që do të shndërrohet në një vend të pasur me pyjet dhe diversiteti biologjik, tha Ruud Van Bruijn.TV KOHA
Lajme nga vendi
ISHSSH e publikoi raportin për foshnjën e vdekur 14-muajshe
Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor sot pasdite doli me informacion për mbikëqyrjen inspektuese të jashtëzakonshme të zbatuar në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, Klinikns për Sëmundje të Frymëmarrjes te Fëmijët “Kozle” dhe institucionit shëndetësor privat Eholab – ordinancë e mjekësisë së përgjithshme, lidhur me trajtimin dhe mjekimin e foshnjës së vdekur 14-muajshe.
Në raport bëhet e ditur se fëmija është dërguar te mjeku amë më 30 shtator me simptoma të të vjellave dhe është konstatuar se nuk kishte temperaturë, ndërsa fyti i është skuqur lehtë dhe i është auskultuar pa gjetje në mushkëri. Të njëjtën ditë, pasdite, fëmija për shkak të vazhdimësisë së të vjellave është dërguar në Klinikën e Fëmijëve, ku është kontrolluar nga mjeku specialist kujdestar, i cili ka konfirmuar diagnozën e mjekut amë, ndërsa në raportin specialistik ishte deklaruar të sillte të nesërmen për kontroll dhe nëse ishte e nevojshme, në çdo kohë.
Te mjeku amë, vizita e ardhshme ishte më 3 tetor për shkak, sipas deklaratës së prindit, të vjellave të zgjatura – të paktën dy herë në ditë dhe plogështi. Përsëri ishte kontrolluar për temperaturë, fyt të kuq, gjetje auskultative pulmonare në mushkëri. Për shkak të vazhdimit të gjendjes së të vjellave, të njëjtën ditë mjeku amë ka bërë një udhëzim urgjent në Klinikën e Fëmijëve, ku është kontrolluar rreth orës 15:00 dhe janë lëshuar dy udhëzime për laborator dhe një për analizë gazi.
“Të njëjtën ditë pas marrjes së rezultateve përsëri ishte kontrolluar nga specialisti pediatër dhe ishin dhënë udhëzime shtesë për laborator dhe për diagnostikë RTG. Gjatë kontrollit konstatim i frymëmarrjes vezikulare i shoqëruar me konstatim të skoliozës bronkitike dyanëshe. Gjetja RTG tregon një vizatim brokovaskular të theksuar dypalësh, hipobazal dhe lidhet me gjetjen auskultative. Është përshkruar terapia dhe është dërguar në mjekim shtëpiak”, bëhet e ditur në raportin e ISHSSH.
Më 4 tetor, prindërit me vetë iniciativë e kishin dërguar në Klinikën e Sëmundjeve të Frymëmarrjes te Fëmijët “Kozle” rreth orës 11, ku pas kontrollit nga ana e mjekut specialist pediatër, është mbajtur në mjekim spitalor për diagnozë – bronchiolitis acuta.
“Gjatë qëndrimit në spital janë kryer këto ekzaminime: 4 statuse acido-bazike, jonogram, hepatogram CRP-2,5 hepatrogam, status urinar- (ketone dhe leukocite), test kromatografik i shpejtë për zbulimin e antigjenit, glicemi RSV (negative), pështymë me drenazh bakteriologjik, ekzaminimi RTG të mushkërive. Gjatë ditës, pavarësisht terapisë së përshkruar, gjendja shëndetësore e fëmijës përkeqësohet, për pasojë ai është transferuar në reanimacion me mbështetje të shtuar të oksigjenit. Për shkak të përkeqësimit progresiv të gjendjes pa përgjigje ndaj terapisë së dhënë, me ulje progresive të ngopjes së oksigjenit, me pasqyrë klinike dhe laboratorike të shqetësimit të rëndë respirator, mjekët kujdestarë patën kontakt me NMU dhe me mjek kujdestar të ISHP KU e sëmundjeve të fëmijëve në orën 03:20 me një automjet të NMU, pacienti është transferuar në ISHP KU për sëmundjet e fëmijëve. Përshkrim më 5 tetor me diagnozë pneumonia massiva, bronchitis obstruens në sulm”, shtohet në raport.
Pranimi në Klinikën e Fëmijëve ishte në orën 03:38 me Dg I 18 – pneumonia.
“I shtruar në orën 03.47 në repartin për kujdes intensiv dhe terapi. Duke parasysh se ishte në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, është kërkuar kontakt aktual me ISHP KU TOARKIQE – KARKI me qëllim të vendosjes së frymëmarrjes së asistuar. Një anesteziolog ka lëshuar një raport se është tentuar ringjallja, pa sukses, dhe ka ndodhur një përfundim fatal. Diagnoza e lëshimit është e Bronchopneumonia obstructiva, Exitus letalis në orën 4:20 minuta”, sqarohet në raport.
Trupi ishte dorëzuar në autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Kriminologjisë dhe Deontologjisë. Nga ana e ISHSSH iniciohet formim i Komisionit për Mbikëqyrje Profesionale.
Lajme nga vendi
Dita e premte ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Dita e Kryengritjes Kombëtare – 11 tetori 2024 është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Siç informon Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, kjo festë është ditë jopune në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë uron qytetarët për festën.
Lajme nga vendi
Nënshkruhet marrëveshja, Maqedonia e Veriut merr hua 500 milionë euro nga Hungaria
Sot në Budapest u nënshkrua Marrëveshja e huasë me Bankën Eksport-Import të Hungarisë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska nënshkroi marrëveshje në emër të Qeverisë dhe në përputhje me Ligjin e Huamarrjes së Republikës së Maqedonisë me Hua nga Banka Eksport-Import të Hungarisë, shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar sipas Marrëveshjes së huasë për financim buxhetor dhe financim për qëllime të përgjithshme.
“Sot, me nënshkrimin e marrëveshjes, siguruam 500 milionë euro për përkrahjen e buxhetit, zhvillimit lokal përmes projekteve të komunave, si dhe për përkrahjen e ekonomisë. Kjo ishte shumë e nevojshme për ekonominë tonë, e cila në tremujorin e parë kishte aktivitet shumë të dobët ekonomik dhe kishte nevojë për masa që do të shkaktonin nxitje dhe përshpejtim të këtij aktiviteti. Gjithashtu, edhe realizimi i projekteve në komuna ishte domosdoshmëri, sepse edhe ato kanë ndikim pozitiv mbi aktivitetin ekonomik, ndërsa në mënyrë shtesë përmes tyre do t’i zgjidhim problemet e qytetarëve” theksoi ministrja e Financave pas nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë.
Siç theksoi ministrja, huaja sigurohet me kushte të favorshme, me afat shlyerjeje prej 15 vjetësh, me grejs periudhë 3 vjeçare dhe interes 3.25%. “Vendimi i Qeverisë për sigurimin e huamarrjes së jashtme të planifikuar me Buxhetin për vitin 2024 përmes huasë bilaterale nga Hungaria, në vend emetimit të euroobligacionit të ri, erdhi si rezultat i kushteve të favorshme të siguruara dhe kursimeve të realizuara vetëm në bazë të interesit. Norma e interesit që do të sigurohej kjo shumë në tregun ndërkombëtar do të ishte prej rreth 6% dhe ky është kursim i madh për buxhetin mbi këtë bazë, përkatësisht kursimi në nivel vjetor është rreth 14 milionë euro. Po ashtu edhe afatizimi jep avantazh dhe risk më të ulët nga nevoja e rifinancimit”, tha ministrja Dimitriska-Koçoska, e cila shtoi se, kushtet e tilla janë edhe rezultat i politikave që i udhëheq Qeveria, për të cilat siç theksoi ajo, javën e kaluar morëm konfirmim nga Agjencia Kreditore “Fitch”, që sipas saj ka rol të rëndësishëm për normat e interesit që i siguron vendi gjatë huamarrjes në tregjet financiare.
Sipas ministres, ajo që vlen të theksohet është se edhe pjesa e huasë që do të destinohet kompanive do të plasohet me kushte të favorshme, me ç’rast do të ndikojë në nisjen e një cikli investimesh në sektorin privat mbi 500 milionë euro me të cilat do të sigurohen norma më të larta të rritjes ekonomike.
Siç potencoi ajo, mjetet duhet të transferohen në llogaritë e vendit deri në fund të javës dhe më pas të fillojnë të realizohen sipas planit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve