Lajme nga vendi
Kalkulime interesante me “tri pikat” e BDI-së: I pari që s’mund ta kalojë vetingun është Mickoski!?
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i propozoi opozitës një Plan 3-pikësh, që synon të fillojë një hetim i partive politike, duke filluar nga kryetarët dhe të gjithë mbajtësit e tjerë të funksioneve publike me prezencë të ekspertëve të komunitetit ndërkombëtar, për të siguruar objektivitetin dhe transparencën e hetimit.
“Hetimi, ose kërkesa e BDI-së për këtë lloj hetimi, synon të ofrojë objektivitet në proces, duke i dhënë fund kështu përplasjeve politike dhe akuzave të pabaza politike ndaj subjekteve të caktuara për pjesëmarrje në veprimtari kriminale të posteve publike”, thonë. BDI-së.
Por a do ta kalojë vetingun e BDI-së lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski?
Gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Aco Kabranov, thotë për “Frontline” se Mickovski nuk mund ta akuzojë për krim, kur ai vetë i ka futur “gishtat në mjaltë”.
“Të gjithë e dimë për hidrocentralet e liderit opozitar të VMRO-DPMNE-së. Historitë se kur u bë lider i shiti, nuk janë të vërteta, ai thjesht e ka kaluar pronësinë vetëm në letër. Fushat e Dellçevës, po ashtu, janë një projekt kriminal i njerëzve nga majat e VMRO-DPMNE-së dhe EVN-së, mbajtja e çështjes në sirtarët e prokurorit më jep të drejtën të dyshoj për përfshirjen e tij personale. Ende ka shumë thashetheme të pakonfirmuara dhe të pahetuara për përfshirjen personale të Mickoskit në to. Prandaj më duket e neveritshme kur çdo të dytën ditë flet për njerëz të pushtetit, nënkupton LSDM-në dhe BDI-në, se janë kriminelë. Por përgjegjësi mund të kërkohet dhe të jepet ndëshkimi vetëm nga një person apo politikan i pastër”, tha Kabranov.
Në anën tjetër, sipas analistit politik, avokatit me profesion, Qenan Aliu, kushtet e VMRO-DPMNE-së janë joparimore, përveç kërkesës legjitime të opozitës për zgjedhje të parakohshme.
“Pika e tretë e BDI-së nuk do të realizohet kurrë, përderisa nuk ka një monitorim politik amerikan. Teoritë e demokracisë dhe teoritë e partive politike dhe të krizave politike deshifrojnë zgjidhjet e mundshme, por këtu ndodhin gjëra dhe veprime politike që nuk përputhen fare me teoritë e lartpërmendura shkencore, por thjesht veprimet politike kryhen brenda kuadrit partiak. interesat”, thotë Aliu.
Politologu Bllagojçe Atanasoski thotë se me këtë veprim BDI-ja e vuri opozitën para aktit kryer.
“Propozimi i BDI-së është që lideri i opozitës të vihet para një akti të kryer, pra të ngushtohet hapësira për manovra për interpretime të mëtejshme të ndryshme të negociatave në mes të qeverisë dhe opozitës, pra kush ka pranuar çfarë. Mendoj se është koha për t’i dhënë fund kësaj telenovele, me akuza të ndërsjella se kush ka pranuar çfarë dhe pse jo, për t’i dhënë një plan të pastër procesit dhe për të parë nëse është e mundur të ecet përpara me miratimin e ndryshimeve kushtetuese apo të ndalet procesi”, thekson Atanasoski.
Ndryshe, përveç “pikës tre” që parashikon vetingun e detyrueshëm, BDI propozoi edhe dy pika të tjera për dalje nga ngërçi politik në të cilin ndodhet shteti. Në pikat 1 dhe 2 thuhet:
“Opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të hynin në fuqi nga konferenca e dytë ndërqeveritare.
BDI do të tërhiqej nga te gjitha pozitat Qeveritare perfshirë edhe atë që do të merrnin qoftë nga pozita apo opozita gjatë ‘Przhinos”, pra nga Qeveri Teknike, pra nga te gjitha pozitat e mundshme nga Qeveria e ardhshme teknike”./ina-online/
Lajme nga vendi
VLEN: BDI t’i kërkojë SPAK-ut të Shqipërisë ekstradimin e Grubit
Nisma e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair për krijimin e një “SPAK-u” lokal kundër korrupsionit ka nxitur reagime nga Koalicioni VLEN.
Nga VLEN-i thonë se iniciativa duhet të shoqërohet me veprime konkrete dhe jo të mbetet vetëm deklarative, duke e cilësuar si përpjekje propagandistike.
Sipas tyre, nëse synohet vërtet transparencë dhe përgjegjësi, hetimet duhet të nisin nga vetë drejtuesit e BDI-së, për të dëshmuar se bëhet fjalë për proces serioz dhe të paanshëm ndaj të gjithë zyrtarëve, pa përjashtim.
“BDI në Çair shpall me bujë formimin e një “SPAK-u” lokal, sikur të kishte zbuluar “Amerikën”. Por, pyetja që lind menjëherë është: a do ta kapë ky SPAK edhe kryesinë e vet? Apo është vetëm një teatër i radhës për të mashtruar qytetarët? VLEN-i e përshëndet këtë “SPAK” të BDI-së dhe i sugjeron që, nëse vërtet është për veprim dhe jo për spektakël, të fillojë hetimet pikërisht nga këta emra. Punën e parë që duhet ta bëjë është të vendosë komunikim me SPAK-un e Shqipërisë dhe të kërkojë ekstradimin e Artan Grubit.”, – thanë nga Koalicioni VLEN.
Ditë më parë, Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair themeloi një “SPAK” lokal si mekanizëm kundër korrupsionit. Sipas njoftimit, kjo strukturë do të monitorojë ndërtimet pa leje dhe punën e organeve komunale për shkelje urbanistike.
BDI u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo keqpërdorim të pushtetit. (Armend Murseli, TVM2)
Lajme nga vendi
Dega e BDI-së në Çair ka themeluar një strukturë kundër korrupsionit me emrin “SPAK”
Duke huazuar emrin e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë që ndjek krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë, dega e BDI-së në Çair ka themeluar një Sekretariat, akronimi i të cilit është i njëjtë me atë të Prokurorisë – SPAK.
“SPAK do të funksionojë si mekanizëm profesional monitorimi, i përbërë nga ekspertë vullnetarë – juristë, ekonomistë, urbanistë dhe profesionistë të fushave përkatëse – të cilët do të analizojnë çdo indikacion për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike”, deklaroi Enard Bakiu, BDI – Çair.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i koalicionit VLEN të cilët kërkojnë që SPAKU i BDI-së të kërkojë nga SPAKU i Shqipërisë ta ekstradojë Artan Grubin, funksionarin e BDI-së i cili pasi u fut në listë të Zezë u arratis nga shteti, ndërsa dyshimet janë se fshihet në Shqipëri. Plotësisht kërkojnë të hetohen dhe figura tjera të BDI-së.
“Korrupsioni nuk është thjesht ndërtim pa leje apo tender komunal. Ai ka fytyra të njohura: Faton Ahmeti, për dyshimet e keqpërdorimit të fondeve në FSSH, Arbër Ademi, si ministër i Arsimit me lëndë të hapura për abuzime, Bujar Osmani, për rastin famëkeq “Pacienti”, dhe shumë të tjerë që sot ulen në kryesinë e BDI-së si të paprekshëm”, thonë nga VLEN.
SPAKU i BDI-së, është ironizuar edhe për faktin që në periudhën e kaluar ishte në shënjestër të kritikave pasi dy funksionarët e saj Artan Grubi dhe Ramiz Merko u futën në Listë të Zezë për korrupsion, ndërsa u dorëzuan padi edhe kundër një sërë funksionarëve, duke përfshirë Blerim Bexhetin, Fatmir Deharin, Ramiz Merkon, Bujar Dardhishtën, Kreshnik Bekteshin, Bekim Maksutin, Ejup Rustemin e të tjerë. Mekanizmi SPAK, mbase duket si ide e huazuar nga LSDM, e cila e promovoi Qendrën Hulumtuese për Korrupsion dhe Krim të Organizuar me akronimin MICKO, një shkurtesë që përdoret në komunikimin jokonvencional dhe ironizues për Mickoskin. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
KEMM: 140 ANKESA PËR CEREMONINË MORTORE NË KOÇANË
Këshilli I Etikës në media të Maqedonisë, një ditë pas ceremonisë mortore të viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën e Koçanit, ka pranuar 140 ankesa lidhur me mënyrën e raportimit të mediave – ka njoftuar Drejtorja Ekzekutive, Biljana Georgievska.
Ajo ka shtuar se të gjitha vërrejtjet kanë ardhë nga e-maile të hapura për një përdorim nga numra telefonike që nuk ekzistojnë.
“Çdo minutë vinte nga një ankesë që për ne ishte një situatë jo e zakonshme që I gjasonte një sulmi të orkestruar digjital, jo vetëm ndaj KEMM-it, por edhe ndaj mediave, vecanërisht për përmbajtjet dhe mënyrës së raportimit për ceremoninë e varrimit. Ata kryesisht hynë në pakon e ankesave pa bazë, për shkak se kishin të bëjnë me mediat e huaja, nga rajoni, por edhe televizione nga India” – thotë Georgievska.
Në vitin 2025 në KEMM knë mbërritur shumë ankesa që lidhen me tragjedinë në Koçanë. Janë shqyrtuar 96 mha 244 ankesat.
Më së shpeshti është shkelur nëni 1 I Kodit të Gazetarëve – mungesa e burimeve dhe mungesa e palës së dytë të storjes.
Nga KEMM thonë se mediat online paraqiten si shkelësit më të mëdhenj të standardeve për informim etik.

