Connect with us

Lajme nga vendi

Në Tetovë arrestohen 10 persona mes tyre edhe biznesmen, dyshohen për pedofili me një 15 vjeçare | VIDEO

Published

on

Policia e Tetovës ka arrestuar 10 persona nga Tetova dhe Gostivari, transmeton Televizioni KOHA.

Këta persona dyshohen për pedofili. Sipas informacioneve jozyrtare një 15 vjeçare ka rënë pre e disa personave të cilët, më pastaj  e kanë shitur te biznesmenë dhe persona të tjerë.

Në mesin e të ndaluarve sipas burimeve jozyrtare ka edhe biznesmenë të njohur nga Qyteti i Tetovës dhe Gostivarit, por edhe rrethina.Në policinë e Tetovës, gjatë ditës së sotme janë marrë në pyetje dhe është bërë identifikimi i personave që kanë keqpërdorur të miturën, ndërsa bashkë me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, do të merren masat për paraburgim dhe zbardhjen e plotë të rastit, transmeton Televizioni KOHA.

Sipas disa raportimeve, në mesin e të ndaluarve është edhe një person 65 vjeçar nga rrethina e Tetovës. Nga informatat jozyrtare deri më tani, fjala është për një rrjet, i cili përveç që ka keqpërdorur të miturit, edhe i kanë shitur tek biznesmenë të ndryshëm. Deri më tani ky është aksioni me numër më të madh të të ndaluarve për pedofili në Rajonin e Maqedonisë Perëndimore.

Ky aksion i Policisë së Tetovës është realizuar në koordinim me  Njësiti për Krim të organizuar. Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme por detaje janë paralajmëruar për nesër. /Televizioni KOHA/

Advertisement

 

Lajme nga vendi

Ish-pjesëtari i UÇK-së mesazh Frontit Evropian: Mos i nënçmoni kumanovarët me nga 2000 denarë

Published

on

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Driton Iseni është shprehur kundër blerjes së vullnetit popullor dhe manipulimit të votës së qytetarëve.

“Mos i nënçmoni Kumanovarët me nga 2000 denarë. Ne s’jemi rom. Tregojeni të vërtetën. Game over Fronti Evropian” ka shkruar ai. (INA)

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

E mërkura, e premtja dhe e hëna janë ditë jo pune! Nga nesër nxënësit për herë të parë në pushim pranveror

Published

on

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se: 1 maji 2024 (e mërkurë), dita e punës është ditë jopune për të gjithë qytetarët, shkruan  3 maj 2024 (e premte), e premtja para Pashkëve, është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks. 6 maji 2024 (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Nga nesër nxënësit janë në pushim pranveror për herë të parë këtë vit shkollor. Pushimi zgjat një javë, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, gjë që ndryshon kalendarin mësimor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Betejë” në Facebook: Osmani dhe Taravari “thumbojnë” njëri – tjetrin!

Published

on

Dy kandidatët presidencial që garuan në rrethin e parë zgjedhor, Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga koalicioni VLEN, gjatë kësaj të diele, sic njofton KlanM, janë “përplasur” nga distanca, lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, veçanërisht pas deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, se si pjesë të Qeverisë së ardhshme preferon opozitën shqiptare – VLEN.

“Disa lider partiak, lusin natën ata që i shajnë ditën” – ka qenë postimi në Facebook i Arben Taravarit.

Mbase, sic njofton KlanM, kjo i referohet deklaratës së Mickoskit se BDI-ja po dërgon emisarë për të negocuar për qeverinë e ardhshme.

“Mos ke frikë Arben, nuk ta marrim Mickoskin, ne kërkojmë besimin e qytetarëve” – ka qenë reagimi i menjëhershëm po në Facebook të Bujar Osmanit.

Advertisement

Ndryshe gjatë kësaj të diele, Mickoski në një prononcim për mediat, sic njofton KlanM, deklaroi se pjesë e qeverisë së ardhshme do të jetë koalicioni VLEN, duke pohuar se nuk ka dëgjuar si kusht nga opozita shqiptare çështjen e ndryshimeve kushtetuese./tvklan.mk

Continue Reading

Më të lexuarat