Policia e Tetovës ka arrestuar 10 persona nga Tetova dhe Gostivari, transmeton Televizioni KOHA.
Këta persona dyshohen për pedofili. Sipas informacioneve jozyrtare një 15 vjeçare ka rënë pre e disa personave të cilët, më pastaj e kanë shitur te biznesmenë dhe persona të tjerë.
Në mesin e të ndaluarve sipas burimeve jozyrtare ka edhe biznesmenë të njohur nga Qyteti i Tetovës dhe Gostivarit, por edhe rrethina.Në policinë e Tetovës, gjatë ditës së sotme janë marrë në pyetje dhe është bërë identifikimi i personave që kanë keqpërdorur të miturën, ndërsa bashkë me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, do të merren masat për paraburgim dhe zbardhjen e plotë të rastit, transmeton Televizioni KOHA.
Sipas disa raportimeve, në mesin e të ndaluarve është edhe një person 65 vjeçar nga rrethina e Tetovës. Nga informatat jozyrtare deri më tani, fjala është për një rrjet, i cili përveç që ka keqpërdorur të miturit, edhe i kanë shitur tek biznesmenë të ndryshëm. Deri më tani ky është aksioni me numër më të madh të të ndaluarve për pedofili në Rajonin e Maqedonisë Perëndimore.
Ky aksion i Policisë së Tetovës është realizuar në koordinim me Njësiti për Krim të organizuar. Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme por detaje janë paralajmëruar për nesër. /Televizioni KOHA/