Connect with us

Lajme nga vendi

Sërish alarme për bomba në adresat e 18 shkollave në Shkup

Published

on

Edhe sot sikurse dje, herët në mëngjes ka pasur njoftime për bomba në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

Dje ka pasur njoftime për bomba pak pas orës 08:00 të mëngjesit në disa shkolla të Shkupit. Fillimisht MPB-ja njoftoi se në 31 shkolla ka pasur kërcënime me mjete shpërthyese të vendosura, por më pas numri ka shkuar në 120 denoncime.

Pas kontrolleve të bëra nga ekipet antiterroriste, u konstatua se të gjitha raportimet ishin të rreme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rekomanduar që shkollat ​​kur marrin kërcënim për bombë të organizojnë mësime online në vend që të pezullojnë plotësisht mësimin për atë ditë.

Për të mos humbur mësimet, nxënësit duhet të hyjnë online për një orë, për aq kohë sa duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, për të ndjekur mësimin.

Advertisement

Kjo është dita e tretë me radhë që në adresat elektronike të shkollave dërgohen alarme për bomba. Dje, numri i përgjithshëm i kallëzimeve të marra pas përfundimit të kontrolleve nga MPB ishte 45, ndonëse informacionet fillestare ishin se bëhej fjalë për 39 shkolla. Të gjitha kërcënimet janë dërguar në adresat elektronike të shkollave në kryeqytet, nga të cilat 23 të mesme dhe 22 fillore. Pas kontrolleve antiterroriste u konstatua se bëhej fjalë për kërcënime të rreme.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Advertisement

Lajme nga vendi

Bilall Kasami pret mërgimtarët: Kemi ardhë ta bëjm ndryshimin

Published

on

Për vetëm dy orë dhjetëra aeroplan me mërgimtar shqiptarë kanë aterruar në aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Të gëzuar që erdhën në vendlindje, me bluza me mbishkrimin ‘Ndryshimi VLEN’, ata thonë se kemi ardhur ta bëjmë ndryshimin në vendin tonë ditën e nesërme.

Në aeroport mërgimtarët u pritën nga Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nata e fundit e fushatës, partitë mbajtën tubimet përmbyllëse ja mesazhet e tyre

Published

on

Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj. Fushata zgjedhore përfundon sot, ndërsa nga mesnata nis edhe heshtja zgjedhore.

Ju sjellim disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha në ditën e fundit të fushatës.

LSDM dhe koalicioni “Për ardhmëri Evropiane” mbajti tubim në Strumicë. Kreu i kësaj partie. Dimitar Kovaçevski tha se të gjithë qytetarët që dalin për të votuar më 8 maj, do të duhet të kenë parasysh se vota për LSDM-në është votë për të nesërme dhe të ardhme më të mirë.

“Nëse ata vijnë në pushtet, mbani mend këto fjalë. Deri në vitin 2030 do t’i shihni, Malin e Zi dhe shtetet e tjera se si ulen në karriget e tyre në Bruksel, ndërsa e jona, përsëri me VMRO-në në pushtet, do të mbetet e zbrazët. Pastaj, do t’i fajësojnë qytetarët brenda, do t’i fajësojnë fqinjët jashtë dhe në fund do të jetë fajtore vetë BE-ja, siç ishte fajtore prej vitit 2006 deri në vitin 2017. Mi mbani mend fjalët, ka inçizim nga ky fjalim, do ta ridëgjojmë dhe rishikojmë shumë herë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, LSDM.

Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 8 maj të votojnë për opsionin që siç tha ai, do ta kthejë shtetin në duart e qytetarëve.

Advertisement

“Për dy ditë prej sot, të mërkurën, votohet. Për dy ditë qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes Maqedonisë së poshtëruar, plaçkitur e shkatërruar dhe Maqedonisë dinjitoze, Maqedonisë që ndërtohet dhe ku ligjet vlejnë për të gjithë njësoj. Prandaj prej këtu, prej Karbincit patriotik, bëj thirrje për kohezion, unitet, për unitet maqedonas, për unitetit shoqëror, për unitetit nacional. Të jemi krenarë dhe me unitet, ta kthejmë Maqedoninë në duart e qytetarëve. Ju ftoj të gjithëve të dilni dhe të votoni për numrin 2″, theksoi Dragan Kovaçki.

Fronti Evropian zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore ku është folur lidhur me implementimin e programit të Odës në programin e frontit dhe qeverisë.

“Konstatuam bashkërisht që në aspekt të programit ekonomik shumë gjëra na bashkojnë me odën ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe natyrisht që ngelet që bashkërisht t’i implementojmë këto politika në të mirë të të mirës së përgjithshme, në të mirë të zhvillimit të vendit, në të mirë të hapjes dhe vazhdimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian dhe në të mirë të qytetarëve të këtij vendi”, tha Ziadin Sela.

Ndërsa Koalicioni VLEN sonte ka mbajtur tubimin përmbyllës në Tetovë. Prej atje, liderët e këtij koalicioni kërkuan mbështetjen e qytetarëve më 8 maj.

“E di që ju kemi lodhur edhe juve, pasi me leje e pa leje kemi trokitur në çdo derë, por mikpritja e juve ka qenë e jashtëzakonshme. Me thënë të vërtetën na keni shtuar përgjegjësinë edhe më shumë. Me besë premtoj se unë dhe ekipi i VLEN-it, kur ta bëjmë qeverinë tash së shpejti pas 2-3 ditëve, do të vrapojmë edhe më fuqishëm sesa në fushatë. Nuk do të rahatohemi në kolltuqe. Kjo fushatë ishte një nevojë e paharrueshme”, u shpreh Arben Taravari nga Koalicioni VLEN./Telegrafi/

Advertisement

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Arben Taravari: Ndryshimi historik do të mbahet mend si Revolucioni i Dritave

Published

on

“Me besë premtoj se unë dhe të gjithë prijësit e VLEN-it, kur të bëjmë Qeverinë, do të vrapojmë edhe më fort se në fushatë”, ky ishte premtimi i parë publik që Arben Taravari e bëri në tubimin madhështor në Tetovë, duke shtuar se pas 8 majit ata nuk do të rehatohen në lëkurat e kolltuqeve, por do të punojnë edhe më fort për të gjithë. Taravari theksoi se edhe pse kishte shumë oferta nga Ali Ahmeti, ai zgjodhi të jetë me popullin.

“Nuk dua ta zgjas. Kjo fushatë ishte një përvojë e paharrueshme për mua!
Gjeta shokë dhe ekip si VLENI, pashë edhe tradhti nga disa që ashtu si çdo tradhtar ju mbetet vetëm hija e vet,  por gjeta shumë besë e burrni tek shumica!  Unë pata shumë oferta nga Ali Ahmeti, oferta që si u pa ca të partisë time nuk i rezistuan dot…po unë zgjodha të jem ju. Jam krenar që e kam bërë këtë zgjedhje dhe na qoftë Fitorja Gëzuar!” theksoi Taravari.

Taravari i bindur për fitore tha se Ndryshimi Historik do mbahet mend si Revolucioni i Dritave.

“Tani, gjithçka ka nisur me ca drita celularësh, të cilat ndriçuan edhe atëherë ku regjimi bërtiste se ja fik dritat popullit…këto drita rezistuan…u shtuan dhe sot janë shkëlqim lirie që kanë çuar një shtet në këmbë! Tani ftoj në skenë kolegët e mi të VLENit dhe dua që të gjithë bashkë të bëjmë foto me dritat tuaja dhe le ta dinë të gjithë se ky Ndryshim Historik do mbahet mend si Revolucioni i Dritave. Zoti Ju Bekoftë!” përfundoi Taravari para mijëra qytetarëve në Tetovë.
Ndryshimi historik do të mbahet mend si Revolucioni i Dritave

“Me besë premtoj se unë dhe të gjithë prijësit e VLEN-it, kur të bëjmë Qeverinë, do të vrapojmë edhe më fort se në fushatë”, ky ishte premtimi i parë publik që Arben Taravari e bëri në tubimin madhështor në Tetovë, duke shtuar se pas 8 majit ata nuk do të rehatohen në lëkurat e kolltuqeve, por do të punojnë edhe më fort për të gjithë. Taravari theksoi se edhe pse kishte shumë oferta nga Ali Ahmeti, ai zgjodhi të jetë me popullin.

Advertisement

“Nuk dua ta zgjas. Kjo fushatë ishte një përvojë e paharrueshme për mua!
Gjeta shokë dhe ekip si VLENI, pashë edhe tradhëti nga disa që ashtu si çdo tradhëtar ju mbetet vetëm hija e vet,  por gjeta shumë besë e burrni tek shumica!  Unë pata shumë oferta nga Ali Ahmeti, oferta që si u pa ca të partisë time nuk i rezistuan dot…po unë zgjodha të jem ju. Jam krenar që e kam bërë këtë zgjedhje dhe na qoftë Fitorja Gëzuar!” theksoi Taravari.

Taravari i bindur për fitore tha se Ndryshimi Historik do mbahet mend si Revolucioni i Dritave.

“Tani, gjithçka ka nisur me ca drita celularësh, të cilat ndriçuan edhe atëherë ku regjimi bërtiste se ja fik dritat popullit…këto drita rezistuan…u shtuan dhe sot janë shkëlqim lirie që kanë çuar një shtet në këmbë! Tani ftoj në skenë kolegët e mi të VLENit dhe dua që të gjithë bashkë të bëjmë foto me dritat tuaja dhe le ta dinë të gjithë se ky Ndryshim Historik do mbahet mend si Revolucioni i Dritave. Zoti Ju Bekoftë!” përfundoi Taravari para mijëra qytetarëve në Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat