Connect with us

Lajme nga vendi

Editorial / Partitë e vogla në qeveri nuk duhet t’i fryjnë zjarrit, se mund të digjen edhe vetë!

Published

on

Partitë e vogla që janë pjesë e koalicionit qeveritar kanë filluar të nxjerrin “shkelma” duke parë që qeveria e ka të vështirë të gjejë numra të mjaftueshëm për të ndryshuar Kushtetutën. Në rrethana të vështirësive të këtilla, këta parti kërcënojnë qeverinë që ose të përfitojnë më shumë nga kulaçi qeverisës ose do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Trajanov: Ose zgjedhjeve të parakohshme, ose qeveri gjithëpërfshirëse

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë së Veriut, Pavle Trajanov, së fundmi e ka rritur presionin ndaj qeverisë duke deklaruar së fundmi se jemi më afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sesa të ketë mundësi ky parlament të votojë ndryshimet kushtetuese.

“Është krejt e sigurt që kjo përbërje parlamentare nuk do të mund të bëjë ndryshime kushtetuese. Duhet të mendohet hapja e një debati për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ose, si opsion i dytë, të bëhet një qeveri e gjerë që do të zgjidhë situatën e vështirë në vend lidhur me krizën energjetike dhe ekonomike dhe stabilitetin e vendit”, ka thënë Trajanov. Sa i përket çështjes së futjes së pakicës bullgare në Kushtetutë, ai ka thënë se kërkon reciprocitet.

“Ne si parti kërkojmë reciprocitet – nëse bullgarët janë të përfshirë në Kushtetutë, atëherë duhet të njihen të drejtat e maqedonasve në Bullgari dhe ky është kushti ynë”, tha Trajanov, duke shtuar se një pjesë e deputetëve mendojnë se po hapet një debat i panevojshëm mediatik mes partive më të mëdha, në kushtet kur jemi larg konsensusit dhe mbështetjes publike për këtë çështje.

Advertisement

Opozita shton gjuhën e kërkesës për zgjedhje të parakohshme

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë intensifikuar kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në veçanti pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 20 gusht në tri komuna të Maqedonisë së Veriut. Fitorja e Lëvizjes Besa dhe epërsia e madhe në këtë qytet e VMRO DPMNE-së opozitare është e mjaftueshme për çuarjen e vendit në zgjedhje të reja për shkak të pretendimit të tyre se qeveria e ka humbur legjitimitetin.

Sipas VMRO DPMNE-së, qytetet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut janë nën drejtimin e opozitës, andaj edhe “duhen zgjedhje që edhe pushteti qendror të kalojë në duart e opozitës”.

Të njëjtën e ka kërkuar edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, që drejton Lëvizjen Besa. Kjo parti ka fituar numrin më të madh të anëtarëve në Kuvendin Komunal dhe tani kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Por, partitë që janë pjesë e Qeverisë, në veçanti Lidhja Social Demokrate, ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhje bazuar në fitoren e kësaj partie në dy komunat e vogla ku fituan kandidatët e saj.

Partitë e vogla shohin vetëm përfitimet partiake dhe jo për interesin e shtetit

Advertisement

Partitë më të vogla parlamentare në momentet më të vështira për qeverinë shikojnë se si të përfitojnë ndonjë funksion më të madh e në këtë mënyrë të përfitojnë më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme. Atyre nuk u intereson aspak interesi i shtetit se në çfarë krizë gjendet. Është fakt se Maqedonia e Veriut gjendet në një krizë politike dhe ekonomike. Kriza ekonomike është në të gjithë botën dhe çmimi i rritjes së energjisë nuk ndodh vetëm në vendin tonë, pasi energjia blihet me çmimin e bursës.

Ndërkaq, kriza politike është shkaktuar nga presioni i vazhdueshëm bullgar dhe nga kërkesat e tyre të njëpasnjëshme, e kjo e fundit që bullgarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të futen në Kushtetutë. Kjo kërkesë është pranuar nga qeveria, por që të hapet Kushtetuta duhet të votojnë 80 deputetë ose 2/3 e deputetëve në Kuvend. Prandaj, duke e zënë ngushtë qeverinë, partitë më të vogla si kjo e Pavle Trajanovit me një deputet të vetëm kërkon që të fitojë edhe ndonjë funksion shtesë dhe në këtë mënyrë kërcënon se më mirë të shkohet në zgjedhje parlamentare ose të gjendet zgjidhje tjetër.

Në një far forme, tani Trajanov kërkon që qeveria t’i japë edhe ndonjë pozitë drejtuese, qoftë ministër, zëvendës ministër ose ndonjë drejtori, nëpërmjet së cilës kjo parti do t’i kënaqë apetitet e bashkëpartiakëve të saj dhe do të ketë mundësi të premtojë më shumë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në të gjithë botën demokratike partitë që janë pjesë e qeverisë duhet të zhvillojnë punën e tyre në bazë të marrëveshjes që e kanë bërë për koalicion dhe t’i qëndrojnë besnik asaj marrëveshje. Por tek ne, çdoherë kur ka pasur vështirësi në qeverisje, të parët që kanë ngritur zërin janë partitë e vogla dhe me zhurmën e tyre e bëjnë me dije se janë ende gjallë.

Mungesa e efikasitetit të punës së deputetëve duket edhe në Kuvendit të Maqedonisë së Veriut duke mos i kryer deputetët punët siç duhet. Dhe pikërisht për këtë arsye për miratim po presin 83 projektligje nga lëmi të ndryshme, si arsim, shëndetësi, ekonomi, projektligji për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, emërimi i kuadrove nëpër institucione të ndryshme e propozime tjera.

Advertisement

Mungesa e efikasitetit të punës së Kuvendit ka të bëjë me shumicën parlamentare prej 63 deputetësh nga 120 sa numëron gjithsej institucioni ligjvënës. Deputetët e opozitës, në momentin që nis seanca, largohen nga salla për të mos siguruar numrat prej 61 deputetësh për fillimin e saj, apo braktisin punimet në momentin kur projektligjet vihen për votim.

Partitë e vogla nuk duhet t’i fryjnë zjarrit, se mund të digjen edhe vetë!

Partitë, në vend se të kërkojnë zgjedhje të parakohshme duhet të analizojnë fenomenin e daljes gjithnjë e më të ulët të qytetarëve në votime.
Në zgjedhjet lokale në Tetovë në votime dolën 35 për qind e qytetarëve me të drejtë vote apo 10 për qind më pak se zgjedhjet e para një viti. Kjo flet se qytetarët pas 30 viteve demokraci janë të dëshpëruar nga liderët dhe ofertat e partive politike. Në çdo cikël zgjedhor kemi dalje gjithnjë e më të ulët në votime. Nëse partitë nuk korrigjohen në oferta serioze dhe politika të qëndrueshme edhe në zgjedhjet e ardhshme, qoftë parlamentare apo presidenciale do të ketë dalje të ulët në votime.

Nëse në zgjedhjet e fundit parlamentare këto parti kanë arritur të marrin një ose dy deputetë, kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme me politikat e tyre destruktive mund të mbesin me zero deputetë. Prandaj, të kërkosh diçka që nuk të takon është diçka që qytetarët e lexojnë mirë. Nëse dëshiron të jesh në qeveri, e të luash në rolin e opozitës, kjo nuk i pëlqen votuesit, sepse përgjegjës për dështimet e qeverisë janë të gjithë partitë e koalicionit të shumicës.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur më 15 korrik të vitit 2020. Qeveria, që drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, u formua në janar të vitit 2022 duke zëvendësuar Zoran Zaevin, i cili dha dorëheqje pas disfatës në zgjedhjet lokale, më 31 tetor të vitit 2021. Kovaçevski disa herë ka thënë se zgjedhjet e radhës do të jenë të rregullta dhe do të mbahen në vitin 2024.

Advertisement

Maqedonisë së Veriut nuk i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, e sidomos para se të fillojnë negociatat e plota për integrim në Bashkimin Evropian. Hapja e kushtetutës dhe futja në të edhe të bullgarëve bashkë me pakicat tjera siç janë kroatët, malazezët, egjiptianët dhe së fundmi bashkësia maqedonase me rrënjë izraelite, është rreziku më i vogël që mund t’i ndodhë vendit, por është dera e madhe e hapur për integrim në BE. Çdo pengim i rrugës eurointegruese e dëmton shtetin në rrafshin politik bashkë me stabilitetin ekonomik.

Andaj, është shumë e udhës që të rishqyrtohet çdo kërkesë e partive të koalicionit nëse janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare ose jo. Çfarë përfitojnë dhe çfarë humbin!zhurnal.mk

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli konkursin për Qytetin e Kulturës për vitin 2025

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli sot Konkursin për financimin e një projekti me interes kombëtar, eventin “Qyteti i Kulturës në 2025”.
Në konkurs mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë, me përjashtim të qytetit të Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve për zhvillim të balancuar kulturor, disponueshmëria e vlerave kulturore për qytetarët, si. si dhe ringjalljen e kulturës në nivel lokal.
Regjistrimi bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga 22 nëntor 2024. në orën 14:00, më 22 dhjetor 2024. në orën 14:00.
Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit në faqen e internetit uslugi.gov.mk (https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontaktit qendra e këtij portali kombëtar për shërbimet elektronike.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është promovimi dhe aksesi i kulturës maqedonase, ndërsa projekti “Qyteti i Kulturës” forcon zhvillimin kulturor dhe zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale. kontribuon në nxitjen ekonomike dhe turistike të bashkive në të gjithë vendin.
“Qyteti i Kulturës” në vitin 2024 ishte Kriva Pallanka, e cila gjatë gjithë vitit prezantoi një program të pasur dhe koncept të qëndrueshëm programor, me zhanre dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve përkatës vendas dhe të huaj.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gashi për ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik

Published

on

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka uruar Ditën e Alfabetit. Ai ka thënë se në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar.

“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, e vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik, ndërsa angazhohem për të siguruar që ajo të trajtohet me barazi dhe respekt në çdo nivel të jetës institucionale dhe shoqërore. Ndërkaq, për mua si shqiptar kjo ditë paraqet një thelb të pashkëputur të identitetit tim, që më bën krenar. Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, gëzuar 22 Nëntorin!”, shkruan Gashi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kina hapi dyert, qytetarët nga Maqedonia dhe 8 vendeve të tjera do të mund të udhëtojnë pa viza

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian.

Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters.

Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë.

Continue Reading

Më të lexuarat