Connect with us

Lajme nga vendi

Reshje shiu dhe bubullima deri të enjten, nga e premtja mot me diell

Published

on

Moti deri të enjten do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, më freskët dhe i paqëndrueshëm, në disa vende në orët e pasdites dhe mbrëmje me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Siç njofton DPHM, do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme shiu për një kohë të shkurtër, zbrazëtira të fuqishme elektrike, erë e përforcuar dhe breshër.

Të premten dhe gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me diell me rritje të temperaturës ditore, ndërsa pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Published

on

Lideri i ZNAM, Maksim Dimitrievski tha se partia e tij nuk do të përfshihet në asnjë koalicion pas zgjedhor nëse marrin pjesë LSDM dhe BDI, pasi siç tha, u ngritën përmes krimit dhe korrupsionit dhe shtoi se ju nevojiten reforma serioze./TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Partitë i rikthehen fushatës, kërkojnë vota për zgjedhjet e 8 majit

Published

on

Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.

Pas votimit në zgjedhjet presidenciale (24 maj) partitë kanë vazhduar sot me fushatën. Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.

Koalicioni “Për ardhmëri europiane” i udhëhequr nga LSDM, sot ka mbajtur tubim në Qendër të Shkupit. Prej atje Dimitar Kovaçevski tha se ata janë të vetmit që kanë fuqi politike, dituri dhe vendosmëri për ta çuar vendin në BE.

“LSDM është e vetmja forcë politike që ka fuqi, dije, këmbëngulje dhe përkushtim për ta futur vendin në BE, prandaj ne nuk po dorëzohemi dhe e dimë se qytetarët do të na mbështesin më 8 maj që së bashku të sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe të begatë për vendin”, tha Kovaçevski, duke shtuar se historia dhe tradita e LSDM-së, por edhe vendosmëria për të ardhmen evropiane të Maqedonisë janë dëshmia më e mirë se ata kurrë nuk dorëzohen.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sot ka mbajtur tubim në Gradsko. Hristijan Mickoski tha se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale kanë fituar 20 përqind më shumë vota se kandidatët e partive në pushtet.

“Kjo fitore e madhe është edhe përgjegjësi. Populli pret rezultate të shpejta dhe ne nuk kemi kohë për justifikime. Menjëherë pas 8 majit do të duhet të përveshim mëngët për të formuar fillimisht qeverinë dhe menjëherë të fillojmë të realizojmë atë që kemi premtuar për popullin, për qytetarët. Por ajo që është e rëndësishme dhe dua të përmend është fakti se ngadalë por me siguri Maqedonia dhe populli maqedonas, qytetarët në Maqedoni ndjehen të lirë dhe shpresa dalëngadalë po kthehet. Kjo është atmosfera, ky është emocioni që kam ndjerë këto dy ditë kudo që kaloj nëpër Maqedoni”, theksoi Mickoski.

Advertisement

Fronti Europian” ende nuk ka filluar tubimet në terren, ndërsa sot Ziadin Sela në një postim në Facebook falënderoi votuesit që i mbështetën në zgjedhjet e 24 prillit.

“Kemi thënë që në fillim, se gjithmonë do të dëgjojmë zërin tuaj dhe do të punojmë për të ardhmen tuaj. Mbështetja juaj është edhe një dëshmi për pastërtinë e politikave tona. Na goditën, na tradhëtuan, na punuan pas shpine, tentuan të na përçajnë dhe demotivojnë, të na zhdukin nga skena politike. Kur u ndanë, fërkonin duart dhe prisnin që ne të luajmë me naivitet dhe të realizojmë deri në fund planet e tyre. Ne zgjodhëm të dëgjojmë zërin tuaj dhe të realizojmë planet tuaja. Në çdo nëndegë u takuam bashkë, ju kujtohet çdo bisedë para se të merrnim çdo vendim. Për ne, kjo ishte me rëndësi. Ata vetë thanë se vula më e mirë janë qytetarët dhe anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, pastaj shpiknin lajme të rrejshme dhe mbanin kuvende e kongrese të improvizuara. Në Kuvend, Kongres ua dëshmuam se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët janë këtu, në shtëpimë e tyre, nga Manastiri deri në Likovë, mbetën ALEANCË. Pastaj, thanë që do ta shohim në zgjedhje se ku qenkan votuesit e Aleancës për Shqiptarët. E saktë, mbrëmë e pamë të gjithë”, ka shkruar Sela.

Ndërsa Koalicioni “VLEN” e ka vazhduar fushatën për zgjedhjet parlamentare me takimet me qytetarët. Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi ka treguar se koalicioni VLEN, synim e ka mirëqenien e qytetarëve. Ai gjatë një takim me disa të moshuar ka treguar se pensionet duhet të rriten sa më parë, madje Gashi me bindja ka thënë se asnjë pension nuk duhet të jetë më i vogël se paga minimale.

“Personat që nuk kanë qenë pjesë e sigurimeve shoqërore do të marrin pensionin minimal, të barabartë me pagën minimale. Të gjithë të tjerët do të marrin pensione më të larta. Të moshuarit të cilët dëshirojnë të punojnë edhe përtej moshës së pensionit, do të shikohet mundësia që të aktivizohen me pagë të rregullt, sipas përvojës profesionale dhe përgatitjes që ata kanë”, tha Gashi./Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Njerëzit vrapojnë të bëhen të pasur brenda ditës por harrojnë se e vetmja pasuri që do lërë pas është trashëgimia njerëzore krijimi i familjes

Published

on

Ish-deputetja Nora Malaj, e ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 është shprehur  se njerëzit harrojnë se misioni më i madh në jetën e tyre është të krijojnë një familje.

Ajo u shpreh se shoqëria sot është shumë agresive dhe se njerëzit nuk po arrijnë të kuptojnë rolin e tyre në shoqëri, të ndikuar edhe nga bota globale.

“Shoqëria është bërë shumë agresive. Jeta sot është kthyer në bardhë e zi ose modelim, pra njerëzit nuk lexojnë më. Numri i lexueshmërisë sot është i frikshëm. Njerëzit vrapojnë të bëhen të pasur brenda ditës dhe nuk e kuptojnë se qenia njerëzore është një mekanizëm human me orë pune që e do kryejë ciklin në mënyrë që e vetmja pasuri që do lërë pas është trashëgimia njerëzore. Ne nuk po kuptojmë rolet tona në shoqëri, Duke ndryshuar rolet në botën globale jemi të pangopur në drejtim të asaj që nuk duhet. Kemi tendencën të provojmë disa gjëra të ndaluara në emër të të drejtave të cilat kthehen më pas në stil jetese. Drejtohemi dhe varësohemi nga disa të tjera dhe nuk kuptojmë çfarë është identiteti dhe personaliteti jonë. E parë në këtë qasje, njerëzit kujtojnë se është kollaj të bëjnë fëmijë dhe harrojnë se misioni më i madh është të kenë një familje”, u shpreh ajo.

Continue Reading

Më të lexuarat