Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari pas dorëheqjes së Selës: Vazhdojmë përpara!

Published

on

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët përmes një shkrimi në Facbook ka komentuar dorëheqjen e Ziadin Selës nga posti i kryetarit të ASH-së. Taravari thotë se Ziadini është simbol i partisë dhe se do të vazhdojë të kontribuojë për partinë, ndërsa veprimin e tij e ka quajtur shembull për liderët e partive tjera.

“Fatmirësisht Ziadini do të vazhdojë të jetë pjesë e Aleancës, fatmirësisht kontributi i tij sui generis do të jetë një mbështetje e madhe për të gjithë partinë, por sonte ai i ka treguar të gjithë klasës politike të shtetit, sidomos nivelit të kryetarëve se: Ai që di të mbajë përgjegjësi futet me hak në histori si burrë dhe Ziadin Sela është i tillë! Faleminderit kryetar! Përshëndetje e si thua ti i dashur mik: Vazhdojmë Përpara!”, shkruan mes tjerash Taravari.

“Ziadin Sela është njeriu simbol i Aleancës për Shqiptarët, është burri që i doli në ballë me trimëri nevojave për ndryshim duke krijuar revolucion në politikën e vendit. Ai u bë një avokat i të drejtave të njeriut. Kauza e tij politike nuk ishin vetëm shqiptarët pavarsisht që ai u inspirua dhe vazhdon inpirohet prej tyre, kauza e tij ishin dhe janë njerëzit dhe mirëqënia e tyre pa marrë parasysh fenë, etninë, gjuhën apo ngjyrën e lëkurës.Në një pikë kthese shumë të rëndësishme për historinë e shtetit të Maqedonisë, ai u vu në krye të timonit, duke rrezikuar edhe vet jetën e tij që shteti të çlirohej nga kthetrat e diktaturës që e kish pushtuar. Sallat dhe korridoret e parlamentit për pak u shëndruan në fundin e tij por fatmirësisht Ziadini mbijetoi e bashkë me të demokracia fitoi e sidomos prej tij triumfoi paqja, sepse atë natë ku ai u dhunua barbarisht në sallën e parlamentit pamjet e tij të rënda pushtuan mediat kudo…populli shqiptar si asnjëherë tjetër, qoftë i Aleancës, qoftë i BDI-së, qoftë i çdo partie tjetër, doli në rrugë për të bërë drejtësi, por thirrja e tij për paqe e vetpërmbajtje ishin historike dhe treguan sjelljen e një njeriu të mençur.Sot ai ka shpallur dorëheqjen e parevokueshme duke u bërë dhe njëherë tjetër i pari i llojit të tij dhe duke dhënë shembullin më të mirë se çfarë është Përgjegjësia!Fatmirësisht Ziadini do të vazhdojë të jetë pjesë e Aleancës, fatmirësisht kontributi i tij sui generis do të jetë një mbështetje e madhe për të gjithë partinë, por sonte ai i ka treguar të gjithë klasës politike të shtetit, sidomos nivelit të kryetarëve se: Ai që di të mbajë përgjegjësi futet me hak në histori si burrë dhe Ziadin Sela është i tillë! Faleminderit kryetar! Përshëndetje e si thua ti i dashur mik: Vazhdojmë Përpara!”, ka shkruar Taravari

Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Prokuroria Publike e RMV-së; Deri në mbylljen e vendvotimeve nuk është pranuar asnjë kallëzim për krim lidhur me zgjedhjet

Published

on

Prokuroria Publike e RMV-së ka dalë me njoftim në lidhje me procesin zgjedhor të ditës së sotme. Gjatë ditës së zgjedhjeve deri në mbylljen e vendvotimeve, në adresën elektronike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut izbori@jorm.mk nuk është pranuar asnjë kallëzim për krim lidhur me zgjedhjet.

“Sipas informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e zgjedhjeve në rrethin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa shqetësime të mëdha në procesin zgjedhor. Nuk u regjistruan incidente më të rënda që do të kishin karakteristikat e krimit kundër zgjedhjeve dhe votimit apo krime të tjera që do të rrezikonin procesin zgjedhor”.

“Komisioni i Përkohshëm i Prokurorisë Publike për parregullsi të mundshme zgjedhore ka monitoruar rrjedhën e votimit dhe gjatë ditës janë organizuar punë të jashtëzakonshme në të gjitha prokuroritë themelore publike. Prokuroria Publike ka koordinuar me institucionet tjera përgjegjëse për monitorimin e procesit zgjedhor”.

“Komisioni do të vazhdojë punën deri në përfundim të ciklit zgjedhor. Të gjitha dyshimet e mundshme për vepra penale që mund të prishin procesin zgjedhor do të hetohen dhe rastet do të kenë prioritet për veprim në prokuroritë publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Toshkovski: Dita e votimit ka kaluar në atmosferë të qetë, të sigurtë dhe demokratike

Published

on

Ministri I Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se në nivel të shtetit janë evidentuar 12 raste të fotografimit të fletvotimit, dy raste të grisjes së fletvotimit, 6 denoncime për ofrim të ryshfetit dhe 15 denoncime për agjitim. Në përgjithësi ai vlerëson se dita e votimit ka kaluar në atmosferë të qetë, të sigurtë dhe demokratike.

“ Gjatë ditës janë evidentuar më shumë ngjarje që kanë të bëjnë me fotografimin e fletvotimit, paraqitje për agjitim në vendvotime dhe parregullësi të tjera të vogla, por nuk janë evidentuar incidente më serioze, që çojnë në prishjen e procesit zgjedhorë.”- deklaroi Toshkovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: BDI është fajtore pse shqiptarët nuk arritën të dërgojnë kandidat shqiptar në raundin e dytë

Published

on

Bilall Kasami në pres konferencë për media akuzoi BDI për blerje të votave duke thënë se VLEN është fitues legjitim në këto zgjedhje. Ai shtoi se VLEN në zgjedhjet e 8 majit do të fitoj.

Ai shtoi se BDI është fajtore se shqiptarët nuk arritën të dërgojnë një kandidat shqitpar në raundin e dytë.

“Fillimisht dua të falënderoj votuesit që votuan për kandidatin tonë. Fitues jemi ne nga koalicioni VLEN. VLEN fitoi votat e shqiptarëve. BDI-ja ka humbur legjitimin“, tha Kasami. Ai shtoi se “Edhe ky rezultat po të përkthehet në mandat deputetësh është një diferencë e vogël. BDI-ja shkatërroi mundësinë që presidenti shqiptar të zgjedhej në këto zgjedhje. Kjo garë vlejti sot dhe do të vlej edhe më shumë më 8 maj”, shtoi Kasami.

Continue Reading

Më të lexuarat