Connect with us

Lajme nga vendi

Projekt i ri për siguri kibernetike me mbështetjen e BE-së, do të përfshihen Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi

Published

on

Udhëheqësja e programit për siguri kibernetike në e-GA, Merle Maigre, njoftoi se me mbështetjen e Bashkimit Evropian tashmë janë duke punuar në një projekt të ri për sigurinë kibernetike, në të cilin përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të përfshihen edhe Shqipëria dhe Mali i Zi, transmeton Portalb.mk.

Maigre e njoftoi këtë në një takim të rregullt koordinues online, ku morën pjesë zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska, ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Admirim Aliti, përfaqësues nga Akademia e E-Government Estonez (e-GA) dhe USAID në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues nga Agjencia për komunikime elektronike që punon në projekte të lidhura me sigurinë kibernetike në vend.

Maigre theksoi se aktivitetet do të ndahen me ekipin e Projektit USAID-CIDR, i cili tashmë po punon në vendin tonë për sigurinë kibernetike të infrastrukturës kritike të informacionit, me qëllim që të mos mbivendosen projektet, por edhe të rritet efikasiteti i tyre.

Zëvendësja e kreut të Qeverisë përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Gërkovska theksoi se është shumë i rëndësishëm koordinimi i aktiviteteve ndërmjet sektorëve që punojnë për forcimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike në mënyrë që projektet të mos mbivendosen, nga njëra anë, por gjithashtu të rritet bashkëpunimi dhe efikasiteti i projekteve të realizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e partnerëve të huaj.

Në takim, të pranishmit u njohën me aktivitetet që aktualisht janë duke u zhvilluar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës së bashku me grupin e punës që fokusohet në disa aspekte kyçe në fushën e sigurisë kibernetike, konkretisht energjetikë, banka dhe financa, si dhe komunikimet dhe teknologjinë, por edhe në ndërtimin e elasticitetit digjital të sistemit.

Advertisement

Përfaqësuesja e USAID-it, Don Carmin, e përshëndeti iniciativën e zëvendëskryeministres Gërkovska dhe theksoi se koordinimi i rregullt me ​​E-GA do të jetë i një rëndësie të madhe në realizimin e projekteve.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska njoftoi se në këto takime të rregullta koordinuese do të përfshijë edhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, ku gjithashtu po zhvillohen aktivitete edhe në fushën e sigurisë kibernetike.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Mobilizohet diaspora në Gjermani dhe Itali për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj

Published

on

Diaspora shqiptare në Gjermani, gjegjësisht në kryeqendrën gjermane Berlin ka filluar mobilizimin për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetet social njoftohet se do të organizojnë transport falas për të ardhur të mbështesin me votë koalicionin VLEN. Këtë mundësi sipas njoftimit mund ta shfrytëzojnë edhe mërgimtarë që janë në Gjermani.

Një njoftim i ngjajshëm është edhe për mërgimtarët nga Italia, ku po ashtu organizohet transport falas për të gjithë ata që do të vijnë në vendlindje për të mbështetur me votë koalicionin VLEN më 8 maj.

 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve të rrugës Tetovë – Prizren, këto janë garancitë e VLEN-it në qeverisje

Published

on

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se opozita VLEN do të ketë kushtet e saj për pjesëmarrje në qeverisje,përcjell TV21. Kasami përmes një shkrimi thotë se VLEN do të kërkojë daljen e menjëhershme të RMV-së nga nisma Ballkani i Hapur, por edhe realizimin e rrugës Tetovë-Prizren brenda 3 viteve.

“Hajdutët po luten të shkojnë në qeveri pa kushte, siç kanë shkuar gjithmonë! Ndërsa VLEN është ndryshe. Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve (realizim brenda tre viteve) të rrugës Tetovë – Prizren. Këto janë garancitë që sjell VLEN, pas 8 majit, në qeverisje!”, shkruan Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sa janë të sigurt punëtorët në Maqedoni? Vitin e kaluar 15 persona humbën jetën në vendet e punës

Published

on

15 persona humbën jetën në vendet e punës në vitin 2023. Me rastin e 28 prillit – Dita botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë, shoqata e Maqedonisë për mbrojtje në punë, e prezantoi raportin vjetor për fatkeqësi në punë për vitin 2023, përcjell TV21.

“Në Maqedoni këtë vit po mbjellim 15 fidanë për 15 jetë të humbura, 15 persona të vdekur në vendin e punës në Maqedoni. Kjo në vetvete çon në pyetje të shumta, por gjëja më e rëndësishme është se kush do të marrë përgjegjësinë. Sipas ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë, punëdhënësi është përgjegjësi i parë dhe i vetëm për sigurinë dhe shëndetin në punë, por sipas këtij trendi që kemi parë vitet e kaluara, disi kjo përgjegjësi është gjithnjë e më pak. Këtu gjejmë një vërejtje tjetër, ajo është se nëse shteti i qaset seriozisht kësaj pandemie dhe këtij dëmtimi, duhet t’i analizojë më seriozisht këto të dhëna, dhe përveç një organizate, edhe shteti ka detyrim të dalë me të dhënat e veta për atë se sa persona kanë vdekur dhe si e kanë humbur jetën në vendet e punës”, pohoi Millan Petkovski, Shoqata e maqedonisë për mbrojtje në punë.

Continue Reading

Më të lexuarat