Connect with us

Lajme nga vendi

Tragjedia e Koçanit ka tronditur zemrat e të gjithëve, ngushëllime për familjet e viktimave nga liderët shqipëtar

Published

on

BILALL kASAMI: Lajmi tragjik nga Koçani ka lënë pas shumë dhimbje dhe lot. Humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë. Në këto momente pikëllimi, u shprehim ngushëllime të përzemërta familjeve të viktimave, solidarizohemi me ta dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarëve!
Institucionet janë në dispozicion për të ndihmuar familjarët dhe të lënduarit dhe gjithashtu në gadishmëri të plotë për të plagosurit është edhe spitali i Tetovës.
Urojmë që të zbardhet rasti sa më shpejtë me shpresë se raste të tilla nuk do na përsëriten në të ardhmen!

Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Koçan. Ai shprehu dhimbjen e thellë për viktimat dhe për familjarët e tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë atyre forcë dhe t’ua lehtësojë dhimbjen. Po ashtu, të lënduarve në këtë ngjarje tragjike u dëshiroi shërim të shpejtë dhe të plotë.

“Tragjedia e Koçanit ka tronditur zemrat e të gjithë neve. Ngushëllime familjarëve të viktimave! Zoti ju lehtësoftë dhimbjen që ndjeni në këto momente! Shërim të shpejtë e të plotë për të lënduarit!”, ka shkruar Limani në Facebook.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti i cili ka theksuar se ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne.

“Sot, zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura me dhimbje nga tragjedia e tmerrshme që ka ndodhur në Koçan, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne, dhe, në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje”, ka shkruar Ahmeti.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Zijadin Sela, lidhur me tragjedinë në Koçani ka shkruar se ky është një mëngjes i trishtë për të gjithë.

“Mëngjes i trishtë për të gjithë
Të trishtuar thellë nga tragjedia e mbrëmshme në Koçan, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave. Zoti qoftë me ta!”, ka shkruar Sela.

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i cili, ka shkruar se bëhet fjalë për një lajm trishtues dhe të dhimbshëm për të gjithë ne.
“Ngjarja tragjike në Koçani, në të cilën jetën e kanë humbur dhjetëra të rinj, është lajm trishtues dhe i dhimbshëm, i cili sot na preku të gjithëve.
Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, lutemi që të vdekurit Zoti t’i mëshirojë, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë!
Institucionet duhet ta zbardhin rastin dhe përgjegjësia duhet të adresohet saktë.
Ngushëllime e lutje!”, ka shkruar Ibrahimi.

Advertisement

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Nga nesër fillon kontrolli në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, diskoteka apo klube nate

Published

on

Gjatë ditës së nesërme fillon kontrolli në terren i të gjitha subjekteve pas së cilës do të publikohen informacione të hollësishme, paralajmëroi sonte kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vllatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.

Në takim është biseduar për procedurat e deritanishme të ndërmarra nga institucionet kompetente dhe analizën e gjerë të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare apo diskoteka, klube nate etj., bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Në takim është biseduar për procedurat e deritanishme të ndërmarra nga institucionet kompetente dhe analizën e gjerë të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare apo diskoteka, klube nate etj., bëri të ditur pres shërbimi qeveritara.

Kryeministri Mickoski që dje në konferencën për shtyp në Qeveri paralajmëroi  se do të fillojë një aksion i fuqishëm për kontrollimin e të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit të tmerrshëm në diskotekën në Koçan, ku deri më tani kanë vdekur 59 persona dhe janë lënduar 155.

“Po fillon një aksion i fuqishëm për të kontrolluar të gjitha dokumentet, të gjitha licencat, të gjitha lejet e ndërtimit, të gjitha lejet për përdorim, lejet e punës dhe jam i bindur se do të gjejmë qindra, dhjetëra… Nëse mungon një milimetër do të mbyllen, këtu nuk do të ketë mëshirë për askënd”, tha Mickoski.

Advertisement

Theksoi se objekti ku ka rënë zjarri ka pasur licencë të falsifikuar për punë të datës 13 mars të vitit 2024, të nënshkruar nga sekretarja e atëhershme shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekic Duroviq.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Vetëm ne e kuptojmë këtë dhimbje”! Familjarët e viktimave të aksidentit në Bullgari solidarizohen me Koçanin

Published

on

Me zemra të thyera dhe me dhimbje ende të freskët, familjarët e viktimave të aksidentit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, tragjedi e cila ndodhi para 3 vitesh, shprehën mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre për prindërit nga Koçani që sot e ndjenë në lëkuren tyre humbjen e 59 të rinjve.

Me fjalë të mbushura me trishtim e dhimbje të njohur vetëm prej atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre, iu janë drejtuar familjeve të viktimave me një mesazh të thellë ngushëllimi dhe solidariteti.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, vetëm ne mund t’a kuptojmë dhimbjen e tyre. Ne kërkojmë nga institucionet përkatëse që ky rast deri ne fund të ndriçohet, ndërsa rastet e mëparshme si rasti në Bullgari me 45 viktima, spitali modular në Tetovë, rasti në Llaskarcë, te rigjykohen dhe të gjithë ata që janë të involvuar të marrin dënimet e merituara. Si ka mundësi kompania “Besa Trans’’ e cila i dogji për së gjalli 45 persona përfshirë këtu vajzën time 14 vjeçare dhe bashkëshorten 37 vjecare, duke u ditur botërisht se ishte me licenca te falsifikuara duke kaluar kufirin dhjetëra here”, tha Naser Iseni.

Ai kërkon përgjegjësi nga Ministria e Brendshme, Ministria e Transportit dhe Drejtoria e Doganave, që të gjitha rastet tragjike të rigjykohen dhe të marrin dënimet e merituara.
Përndryshe të gjitha rastet tragjike të dekadës së fundit si aksidenti në Llaskarcë, spitali modular në Tetovë, tragjedia e aksidentit “BESA TRANS”, janë akoma pa epilog konkret.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ministria e shëndetësisë informon në detaje se ku janë të shtrirë të lënduarit, nesër pritet të transportohen pacientë në Kroaci, Greqi dhe Austri

Published

on

Siç ka informuar Ministria e Shëndetësisë informon ekipet mjekësore në institucionet shëndetësore edhe sot janë plotësisht të angazhuara në ofrimin e kujdesit shëndetësor adekuat për të gjithë pacientët. Gjendja e pacientëve monitorohet me kujdes, ndërsa procedurat e mëtejshme mjekësore zbatohen në bazë të vendimeve konsiliare.

Gjatë ditës së sotme, pacientët janë shpërndarë në institucionet shëndetësore në vend si më poshtë:

Qendra Klinike – 52 pacientë

SPQ “8 Shtatori” – 17 pacientë

Klinika Universitare “Shën Naum Ohri” – 12 pacientë

Advertisement

Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë

Acibadem Sistina – 7 pacientë

Përveç sigurimit të kujdesit mjekësor në vend, një pjesë e pacientëve janë transferuar në institucione shëndetësore jashtë vendit, falë mbështetjes ndërkombëtare dhe bashkëpunimit me vendet partnere:

Lituania – 4 pacientë

Sllovenia – 2 pacientë

Advertisement

Austria – 2 pacientë

Republika e Serbisë – 12 pacientë

Republika e Bullgarisë – 1 pacient

Gjatë natës dhe ditës së nesërme pritet transporti mjekësor nga Austria, Greqia dhe Kroacia, me avionë dhe helikopterë për transferimin e mëtejshëm të pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë informon se të gjithë pacientët e transferuar jashtë vendit janë në gjendje të qëndrueshme dhe nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Advertisement

Gjithashtu, në bashkëpunim me SPQ Spitali Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, janë krijuar ekipe mobile të përbëra nga psikiatër dhe psikologë, të cilët ofrojnë mbështetje psikologjike për pacientët dhe familjet e tyre.

Për të gjithë ata që kanë nevojë për këshillim psikologjik ose ndihmë, është në dispozicion linja telefonike 078 378 754, ku profesionistët ofrojnë mbështetje.

Continue Reading

Më të lexuarat