Connect with us

Sport

GJUHA SHQIPE NUK PËRFILLET NË FFM!?

Published

on

Kuvendi i rregullt zgjedhor në Federatën e Futbollit të Maqedonisë me 65  vota  të kuvendarëve  të pranishëm  zgjodhi kryetari  dhe Këshillin Drejtues prej  14 anëtarëve me mandate 4 (katër) vjeçar, ndërsa edhe katër anëtar tjerë të Këshillit Drejtues u kooptuan me propozim të kryetarit Omeragiq. Kuvendi i votoi edhe të gjitha organet dhe komisionet , krejt këto u votuan me 65 vota pa asnjë votë kundër .

Çka të thuhet për përfaqësimin e kuadrove shqiptare. Kuvendi votoi 3 anëtarët e Këshillit Drejtues  në vend të 4 anëtarëve sipas marrëveshjes nga  Kuvendi i 14 dhjetorit 2002 kur në krye  të FFM erdhi Haralampije HaxhiRistevski dhe ky parim është zbatuar pa asnjë vërejtje dhe kështu deri më 15 mars 2025 kur  kjo marrëveshje nuk u përfill dhe përfaqësuesi i LFK Tetovës nuk mori votat e duhura.

Çka tè thuhet për implementimin e gjuhës shqipe, kur  në këtë Kuvend nuk u dëgjua  asnjë fjalë edhe pse nga viti  2012 në Statutin e FFM krahas  gjuhës Maqedone dhe shkrimit  cirilik  ekziston edhe gjuha dhe alfabeti shqip. Në komisionin për përpilimin e Statutit në vitin 2012 ishin Pajazit Sheapi nga Gostivari dhe Salim Abdyli nga Kumanova, ndërsa si anëtar i jashtëm në komision ishte pikërisht kryetari aktual Masar Omeragiq si dhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s. Por fatkeqësisht gjuha shqipe nga viti i  ri 2025 nuk përfillet edhe te faqja zyrtare  e FFM !?

Pra në nenin 15 të statutit thuhet: “Gjuha zyrtare e FFM-së është gjuha Maqedone .

Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare zbatohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, gjuhët e tjera zbatohen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.

Advertisement

Në pyetjen drejtuar kryeministrit të Maqedonisë Hristijan Mickovskit  gjatë qëndrimit  në Jegunovc, pse nuk zbatohet dy gjuhësia në asnjë Federatë Sportive,  ai u përgjigje  “Do të duhet ti pyetni ata këtë dua të them. Por ligji për  gjuhët  duhet të respektohet”.

Dilema mbetet  se  pse  nuk janë përfill këto parime, a thua vallë përfaqësuesit  shqiptar nga  Lidhjet Futbollistike Komunale bisedat me mandatarin i kanë zhvilluar çdo njeri individualisht pa një  koordinim paraprak të përbashkët  dhe më e keqja  të jetë nuk kishte asnjë reagim  në Kuvend  për këto lëshime  serioze e mos të flasim se përfaqësimi  adekuat  nëpër komisione  është simbolike.

Sport

MËSOHEN EKIPET GJYSMËFINALISTE NË LIGËN E EVROPËS DHE KONFERENCË LIGË

Published

on

Me  përfundimin e ndeshjeve  kthyese të çerekfinaleve në dy garat e tjera evropiane si Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Në katër ndeshjet e zhvilluar mbrëmë ka pasur spektakël, me Totenham që eliminoi Eintracht Frankfurtin dhe Mançester Junajted që me përmbysje mposhti Lyonin.

Bodo/Glimt befasoi të gjithë duke eliminuar Lacion, derisa Athletic Bilbao eliminoi Ranxhersin.

Mançester Junajted , Tottenham , Bodo/Glimt dhe Athletic Bilbao janë skuadrat që kanë shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Tanimë dihen edhe çiftet gjysmëfinaliste, me Mançester Junajted që do të përballet me Athletic Bilbao.

Advertisement

Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër është mes Tottenham dhe norvegjezëve të Bodo/Glimt që eliminuan Lacion.

Ndërkohë në Ligën e Konferencës në gjysmëfinale kanë shkuar Fiorentina, Çelzi, Djurgarden dhe Real Betis.

Në gjysmëfinale do të takohen Chelsea – Djurgarden dhe Real Betis – Fiorentina.

 
 
Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

ATLETIKË: NESËR FILLON SEZONI I ATLETIKËS PËR VITIN 2025

Published

on

Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut të  shtunën  mbahen garat e vlefshme  për Kupën e vendit në disiplinat 10 mijë metra  në shtegun  e stadiumit si dhe garat për Kupë në disiplinat e hedhjes, ndërsa do të organizohet edhe Turniri në disiplinat e stafetës dhe ato të kërcimeve në të gjitha kategoritë për djem dhe vajza ku pritet të marrin pjesë mbi 100 garues nga klubet anëtare të Federatës së  atletikës. Në këto  gara me  garues të vet do të prezantohen edhe dy klubet e atletikë nga  rajoni  i Tetovës klubi atletikës Studenti dhe klubi atletikës Kamjani . Televizioni Koha  ishte e pranishme në séancën e mbrëmshme stërvitore të klubit të atletikës  Kamjani

 “Këtë fund javë starton sezoni i ri 2025 me turnirët stafetore si dhe ato të hedhjeve. Ne si klub kemi bërë përgatitjet gjatë sezonit dimërorë dhe shpresojmë se këtë vit do të jemi më mirë se vitin tjetër edhe pse në kategorinë e pionierëve gjithmonë kemi qenë shumë mirë por shpresojmë të jemi edhe më mirë” deklaroi trajneri Xhemaili

Trajneri Ibraim Xhemaili në krahasim nga viti i kaluar kua ka marrë pjesë  me  garues të rinj, ndërsa këtë vit  do të prezantohet edhe  më  junior ndërsa  ka  edhe një garues  sendor që do  merë pjesë garat e  Kupës në 10 mijë metra. Pra  këtë  vit  klubi i atletikës Kamjani ka qëllime  më qarta

 “Qëllimi i klubit tonë për këtë vit është të jemi në mesin e dy-tre klubeve më të mira  për kategorinë e pionierëve dhe shpresojmë që të bëjmë ndonjë rekord tek pionierët” tha  Ibraim Xhemaili

Por   problemi i  klubit  të atletikës Kamjani   si dhe  klubeve  tjera  mbetet  infrastruktura sportive

Advertisement

 “ Po kushtet disi janë mirë shihet edhe vet  nga terreni. Kemi kushte vetëm për vrapime por nuk kemi kushte për disiplinat hedhëse ose disiplinat e kërcimeve si kërcim së gjati dhe kërcim së larti . Nuk kemi kushte për të punuar në at  disiplina  por për at shkak shumë mirë jemi  duke  punuar në vrapime të shtigjeve të shkurta sprinterike. Gjithashtu edhe për shtigje të mesme kemi garues  shumë të aftë nga të cilët shpresojmë të arrijnë mjaft rezultate“ tha  në fund trajneri Ibraim Xhemaili

Në kë  sezon të ri  të atletikës  talent e këtij klubi  presin që s%paku të  shënojnë rezultate  apo rekorde personale

 “Ne për këtë sezon të ri jena të përgatitura shumë për këtë javë që fillojnë garat  dhe besoj se do të marrim vende dhe fitore” deklaroi Amina Zeqiri

 “Ne jemi shumë të përgatitur dhe shpresojmë të kemi rezultatet  shumë të mira, dhe rezultate personale”  deklaroi Diar Xhemaili

Me  garues  të vetë  në garat e nesërme  të atletikës do të prezantohet edhe  klubi i atletikës Studenti dhe atë me Aldin Ademin në disiplinat hedhje e shtizës, gjyles dhe diskut, Suhejb Jakupi në kërcim së gjati të dy kë kategorinë e sendorëve  dhe Emir Huseini  në kategorinë pionierë  në hedhjen e shtizës dhe gjyles .
 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË:  E SHTUNA ME GJASHTË NDESHJE TË ”ZJARRTA”

Published

on

 Shkaku i festës së pashkëve java e 28 në ligën e parë të futbollit vendor do të zhvillohet të shtunën me  fillim në ora  16:00. Kjo javë në krahasim me  ato të deritanishmet karakterizohet me disa takime që vërtet mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare si për ekipet që luftojnë kreun e tabelës ashtu edhe për ato ekipe që luftojnë mbijetesë.

 Në stadiumin e qytetit në Gostivar zhvillohet derbi i pollogut mes ekipit të Besës së Dobërdollit që ka rastin e fundit për të ngjall shpresën për mbijetesë  kundër liderit aktual  Shkëndijës që lufton  për titullin e pestë kampionë i Maqedonisë së Veriut kthyer lufton mbijetesë, andaj për tifozët e rajonit të gjitha rrugët do të çojnë te stadiumi Gostivarit në përkrahje  të ekipeve  të tyre të zemrës. Por futbollist  Xhemail Esati  tha se duke u bazuar në atmosferën që është në ekip   mund të presim një ndeshje  të cilësisë lartë dhe  fitore

 “Ndeshjet kundër Shkëndijës gjithmonë janë të vështira. Por besoj se pas kësaj humbje në Kratovë, besoj se do të kthehemi në rezultat pozitiv sepse çdo ndeshje për ne është finale dhe ne kërkojmë tre pikë për mbijetesë “ tha  futbollisti Xhmail Esati

Nga  na  tjetër edhe futbollisti  kuqe zi  Vane Kërstevski tha se  gjatë  javës kanë punuar  maksimalisht  pikërisht për  këtë ndeshje  që të vazhdojnë rrugëtimin e   fitoreve  deri në arritjen  e qëllimit

 ‘’Atmosfera tek ne është super e shkëlqyeshme. Punojmë mirë këtë javë përgatitemi për  Besën. E  dimë se luajmë me një ekip  cilësore, por  qëllimi jonë është të shkojmë atje  dhe të luajmë dhe  të  marrim tri pikë, të mbajmë pozitën e parë,  të risim diferencën prej 4 pikë me Sileksin. Shpresojmë në rezultat të përshtatshëm‘’ deklaroi Vane Kërstevski futbollist i KF Shkëndija

Advertisement

Përballje  tejet interesante  do të zhvillohet edhe në Strugë aty  ku  kampioni në fuqi  Struga Trim Lum përballet më Gostivarin  një derbi për pozitën e katërt në tabelë. Në stadiumin e Çairit Shkupi do të mundohet të ndal hovin e Sileksit, Voska Sport përballet me Vardarin, Tikveshi në Kavadar takohet me AP Brera, ndërsa Rabotniçki është nikoqire e Pelisterit .Të gjitha  ndeshjet zhvillohen nesër me fillim në ora 16:00.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat