Site icon Tetova Expres

Tragjedia e Koçanit ka tronditur zemrat e të gjithëve, ngushëllime për familjet e viktimave nga liderët shqipëtar

BILALL kASAMI: Lajmi tragjik nga Koçani ka lënë pas shumë dhimbje dhe lot. Humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë. Në këto momente pikëllimi, u shprehim ngushëllime të përzemërta familjeve të viktimave, solidarizohemi me ta dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarëve!
Institucionet janë në dispozicion për të ndihmuar familjarët dhe të lënduarit dhe gjithashtu në gadishmëri të plotë për të plagosurit është edhe spitali i Tetovës.
Urojmë që të zbardhet rasti sa më shpejtë me shpresë se raste të tilla nuk do na përsëriten në të ardhmen!

Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Koçan. Ai shprehu dhimbjen e thellë për viktimat dhe për familjarët e tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë atyre forcë dhe t’ua lehtësojë dhimbjen. Po ashtu, të lënduarve në këtë ngjarje tragjike u dëshiroi shërim të shpejtë dhe të plotë.

“Tragjedia e Koçanit ka tronditur zemrat e të gjithë neve. Ngushëllime familjarëve të viktimave! Zoti ju lehtësoftë dhimbjen që ndjeni në këto momente! Shërim të shpejtë e të plotë për të lënduarit!”, ka shkruar Limani në Facebook.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti i cili ka theksuar se ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne.

“Sot, zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura me dhimbje nga tragjedia e tmerrshme që ka ndodhur në Koçan, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne, dhe, në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje”, ka shkruar Ahmeti.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Zijadin Sela, lidhur me tragjedinë në Koçani ka shkruar se ky është një mëngjes i trishtë për të gjithë.

“Mëngjes i trishtë për të gjithë
Të trishtuar thellë nga tragjedia e mbrëmshme në Koçan, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave. Zoti qoftë me ta!”, ka shkruar Sela.

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i cili, ka shkruar se bëhet fjalë për një lajm trishtues dhe të dhimbshëm për të gjithë ne.
“Ngjarja tragjike në Koçani, në të cilën jetën e kanë humbur dhjetëra të rinj, është lajm trishtues dhe i dhimbshëm, i cili sot na preku të gjithëve.
Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, lutemi që të vdekurit Zoti t’i mëshirojë, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë!
Institucionet duhet ta zbardhin rastin dhe përgjegjësia duhet të adresohet saktë.
Ngushëllime e lutje!”, ka shkruar Ibrahimi.

Advertisement

 

Exit mobile version