Lajme nga vendi
Kontrolle të jashtëzakonshme pas vdekjes së 9-vjeçarit, nuk jepen detaje nga inspektimi
Për momentin në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, në Klinikën e Shtipit dhe tek mjeku amë është duke u kryer inspektim i jashtëzakonshëm për vdekjen e fëmijës 9 vjeçar nga Sveti Nikolla, i cili ndërroi jetë të martën në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Nga Inspektorati i Shëndetësisë nuk dhanë detaje, por vetëm u përgjigjën se “sapo të kryhet inspektimi opinioni do të jetë i informuar”. Nga Klinika e Shtipit një ditë më parë se fëmija më 14 janar në orët e mbrëmjes ishte dërguar në Repartin për sëmundje të fëmijëve në gjendje të rëndë dhe më pas është transportuar në Klinikën e fëmijëve në Shkup, ku dhe ndërroi jetë. Sipas informacioneve fëmija është pranuar në Klinikë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar nuk ka gjetur lëshime në punën e mjekëve lidhur me vdekjen e fëmijës 9 vjeçar në Klinikën e Fëmijëve
Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar nuk ka gjetur lëshime në punën e mjekëve lidhur me vdekjen e fëmijës 9 vjeçar në Klinikën e Fëmijëve pak ditë më parë.
Siç njoftojnë nga inspektorati, fëmija fillimisht është paraqitur tek mjeku amë në Sveti Nikollë me dhimbje në stomak, vjellje, kollitje, pagjumësi dhe temperaturë e lartë.
Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, fillimisht është dërguar në spitalin e Shtipit e më pas në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Megjithatë edhe përskaj shumë kontrolleve dhe intervenimeve, fëmija nuk ka arritur të mbijetojë.
Lajme nga vendi
VMRO-DPMNE: Filipçe të tregojë se me çfarë e kanë detyruar kaq shumë Zaevi dhe Grubi
Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar ndaj akuzave të kreut të LSDM-së, Venko Filipçe për pretendimet se Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë varfëruar popullin. Nga partia në pushtet kërkojnë nga Filipçe të tregojë se me çfarë e kanë detyruar kaq shumë Zaevi dhe Grubi, sa nuk dëshiron dhe nuk guxon të distancohet dhe të largohet prej Zaevit.
“Filipçe dhe LSDM janë peng të Grubit dhe nuk guxojnë t’i kërkojnë falje publikut për shkak se lejuan krimin milionësh nga Artan Grubi. Filipçe dhe LSDM e dinin dhe heshtnin ndërkohë që Grubi lirshëm vidhte paratë e popullit. Filipçe dhe LSDM janë bashkëpunëtorë në korrupsionin, krimin megaloman dhe varfërimin e popullit”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia në pushtet vlerësojnë se Filipçe dhe LSDM duhet t’i kërkojnë falje qytetarëve sepse, sipas tyre, janë bashkëpunëtorë në krimin epik të Grubit dhe BDI-së.
“Filipçe dhe LSDM prej një muaji e mbrojnë Grubin dhe po fundosen në llumin politik, ndërsa rejtingu i tyre po bie në mënyrë të lirë. Filipçe dhe LSDM lejuan Grubin të vidhte vetëm sepse prioriteti i tyre i vetëm ishte të qëndronin në pushtet”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Lajme nga vendi
Fillon shembja e objekteve të egra, Kasami: Tetova nuk është pronë private që mund të uzurpohet
Inspektoriati komunal i Tetovës ka dalë në terren dhe ka filluar shembjen e objekteve të ndërtuara në hapësirat publike, njoftoi kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Njoftimi i Kasamit:
Inspektoriati komunal është në terren!
Tetova nuk është pronë private që mund të uzurpohet, por është shtëpia e të gjithve. Prandaj, secili duhet të kujdeset për hapësirat publike!
Do lirojmë çdo pjesë të qytetit, për të vendosur rend dhe siguri në qytet!
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve