Lajme nga vendi
Çka pasi që Siljanovska-Davkova konteston përdorimin e gjuhës shqipe në provimet për licenca për edukatore?
Pasi që Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e nënshkroi Dekretin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, Qeveria mbrëmë në një deklaratë për MIA-në ka bërë të ditur se ligji do të përpunohet dhe se do t’i dorëzohet Kuvendit brenda afateve ligjore.
“Si Qeveri, ju njoftojmë se Ligji do të finalizohet dhe do t’u prezantohet deputetëve sipas procedurave legjislative”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.
Deputetët e votuan këtë ligj më 24 dhjetor në kuadër të seancës së 27-të plenare, me shumicë të zakonshme dhe Badinter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, tashmë ndryshimet ligjore i rikthehen Kuvendit dhe nëse votohen sërish, presidenti do të jetë i detyruar ta nënshkruajë dekretin, përcjell INA.
Siljanovska-Davkova në sqarimin e saj ka shkruar se ndryshimet ligjore përmbajnë disa dispozita kontroverse dhe se pas një analize të thellë dhe konsultimit me ekspertë, kërkohet që dispozitat e neneve 9 dhe 10 të Projektligjit të të rishqyrtohet.
“Besoj se Kuvendi, si bartës i autoritetit legjislativ, do t’i marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e mia me rastin e rishqyrtimit të dispozitave të nenit 9 dhe nenit 10 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, të cilat u miratua më 24 dhjetor 2024 dhe do të krijojë zgjidhje të qarta, të sakta dhe të paqarta në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në dokument.
Presidentja thekson se nenet e përmendura të ligjit duhet të rishqyrtohen në prizmin e Amendamentit 5 të Kushtetutës dhe Ligjit ekzistues për përdorimin e gjuhëve.
“Ju kujtoj se mënyra e përdorimit të gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik dhe gjuha që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimi i saj tashmë janë të rregulluara me ligj”, thuhet në sqarim.
Presidentja thekson edhe dispozitën e nenit 182, paragrafi 5 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i cili rregullon mënyrën e marrjes, vazhdimit dhe revokimit të licencës së punës, formën dhe përmbajtjen e formularit të licencës të përcaktuar nga ministri.
Mosnënshkrimi i Dekretit është përshëndetur sot nga LSDM-ja opozitare dhe lideri i së majtës, ndërsa me anë të një komunikate ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim, ku thuhet se kjo është një përpjekje për të cenuar të drejtat e shqiptarëve. (INA)
Lajme nga vendi
Qytetarët e kanë ndjerë se festat i kanë kaluar më vështirë, se çmimet me të vërtet kanë qenë më të larta
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se pas rritjeve artificiale të çmimeve të produkteve ushqimore, ato tani po ndiqen me kujdes dhe se nëse do të jetë e nevojshme Qeveria do të intervenojë me ngrirjen e çmimeve. Mickoski vlerësoi se vitin 2024 e mbyllim me 3.5 për qind inflacion dhe se ky vit, siç tha ai, duhet të jetë i mirë ekonomikisht. Me këtë rast, ai rikujtoi se në vend nuk u rrit çmimi i energjisë elektrike dhe gazit, siç e bënë vende të Eurozonës.“Ngadalë, por sigurt, në gjysmën e dytë të dhjetorit u stabilizuan çmimet e produkteve bazë, të cilat pranoj se disa nga tregtarët i rritën artificialisht, gjë që ishte një tronditje e madhe për buxhetin familjar. Nëpërmjet Inspektoratit ne monitorojmë me kujdes situatën dhe do të ndërhyjmë nëse është e nevojshme dhe mund të ndërhyjmë menjëherë duke kufizuar çmimet, por nuk duam ta përdorim atë instrument. Si Qeveri për dallim nga ajo që ndodhi në eurozonë, theksoj se ne nuk e rritëm çmimin e energjisë elektrike, që paraqet një imput të madh dhe të rëndësishëm në prodhimin final dhe në fund të ditës në çmimet e prodhimeve që janë në dyqane. Pra, as gazi e as energjia elektrike, energjitë qëndruan në çmimin e njëjtë.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.Ndërkohë nga LSDM-ja mbeten në qëndrimin e njëjtë se e gjithë masa është manipulim i pastër ndaj qytetarëve dhe se, edhe pse kanë pasur mundësi të bëjnë kontrolle të çmimeve, deri më tani nuk është bërë.“Qytetarët e kanë ndjerë se festat i kanë kaluar më vështirë, se çmimet me të vërtet kanë qenë më të larta, ku bëhet fjalë për produktet bazë, të cilat secili për festat e krishtlindjeve është dashur t’i ketë në tavolinë. Të shohim nëse do të ketë kontrolle dhe të shohim se si do të reagojë Qeveria, nëse do të dëshmojë se është në anën e qytetarëve apo definitivisht do ta vërtetojnë faktin se janë në anën e tregtarëve.”, – theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.Shporta e Vitit të Ri u hyri në zbatim më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 janar. Me të ishte planifikuar që çmimet e rreth një mijë produkteve të uleshin për 10 për qind
Lajme nga vendi
VMRO: Shqiptarët e dinë mirë se nuk mund dhe nuk u rrezikohen të drejtat e fituara!
Pas reagimit të BDI-së, u kundërpërgjigj VMRO-DPMNE-ja. Nga atje thonë se BDI të vetmen brengë e ka shpëtimin nga përgjegjësia penale, ndërsa shtojnë se asnjë e drejtë nuk rrezikohet. “Bashkëqytetarët tanë shqiptarë nuk bien pre e retorikave të tilla të BDI-së, sepse e dinë se BDI-ja, e vetmja gjë për të cilën shqetësohen është të shpëtojë kriminelët në radhët e tyre nga përgjegjësia para organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e DPMNE-së.
Nga atje shtojnë se nuk do të kalojë retorika me të cilën BDI tenton të nxisë tension politik dhe intolerancë ndëretnike, sepse siç thonë nga VMRO-DPMNE, të gjithë e dinë dhe më së miri bashkëqytetarët shqiptarë se të drejtat e fituara kolektive në shtet nuk rrezikohen dhe nuk mund të rrezikohen kurrë.
Lajme nga vendi
Gjuha shqipe dhe përdorimi i sajë ka përplasur edhe sot BDI-në dhe kryeministrin Mickoski
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve