Lajme nga vendi
VLEN: Kalojmë në veprim, 2025-ta me pensione më të larta
Nga koalicioni VLEN kanë thënë se ata si pjesë e qeverisë kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së pensionistëve, duke vendosur për një rritje të ndjeshme të pensioneve prej 5000 denarë nga muaji mars.
“Kjo rritje, e mundësuar nga ndryshimet ligjore të shtatorit 2024, reflekton përkushtimin tonë për të garantuar një jetë më dinjitoze dhe të sigurt për pensionistët. Ky vendim pasqyron angazhimin tonë për t’u kujdesur për ata që kanë dhënë një kontribut të çmuar për shoqërinë dhe ekonominë tonë gjatë angazhimit të tyre aktiv që kanë shpenzuar potencialin e energjinë e tyre pa kursyer asgjë për të dhënë shumëçka. Ky hap vjen si rezultat i dëgjimit të vazhdueshëm të kërkesave të pensionistëve dhe përkushtimit të qeverisë për të përmbushur nevojat e tyre.
VLEN është e vetëdijshme dhe e njoftuar prej afër për sfidat ekonomike me të cilat përballen pensionistët dhe prandaj është e përkushtuar sinqerisht e me përgjegjësi të lartë që asnjëri prej pensionistëve tanë mos të hamendësohet që me paratë e pensionit të blejnë barna apo ushqim. Prandaj, kemi rritur pensionet që të jenë të mjaftueshme edhe për barëra edhe për ushqim e mjekim.
Kujtojmë që, rritja e pensioneve është pjesë e një plani të gjerë të qeverisë për të rritur standardin e jetesës për të gjitha kategoritë shoqërore, veçanërisht për ata që ndodhen në situata më të ndjeshme ekonomike. Këtë e kemi pasur zotim e premtim edhe gjatë fushatës zgjedhore.
VLEN siguron qytetarët se do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të dëgjuar kërkesat e pensionistëve dhe për të ofruar zgjidhje konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.
Njëkohësisht falënderojmë të gjithë qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe ftojmë të gjithë palët e interesuara të japin sugjerimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të politikave sociale.
VLEN e përkushtuar për qytetarin. VLEN është zotuar në përmbushjen e premtimeve pa asnjë kompromis!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Lajme nga vendi
Qytetarët e kanë ndjerë se festat i kanë kaluar më vështirë, se çmimet me të vërtet kanë qenë më të larta
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se pas rritjeve artificiale të çmimeve të produkteve ushqimore, ato tani po ndiqen me kujdes dhe se nëse do të jetë e nevojshme Qeveria do të intervenojë me ngrirjen e çmimeve. Mickoski vlerësoi se vitin 2024 e mbyllim me 3.5 për qind inflacion dhe se ky vit, siç tha ai, duhet të jetë i mirë ekonomikisht. Me këtë rast, ai rikujtoi se në vend nuk u rrit çmimi i energjisë elektrike dhe gazit, siç e bënë vende të Eurozonës.“Ngadalë, por sigurt, në gjysmën e dytë të dhjetorit u stabilizuan çmimet e produkteve bazë, të cilat pranoj se disa nga tregtarët i rritën artificialisht, gjë që ishte një tronditje e madhe për buxhetin familjar. Nëpërmjet Inspektoratit ne monitorojmë me kujdes situatën dhe do të ndërhyjmë nëse është e nevojshme dhe mund të ndërhyjmë menjëherë duke kufizuar çmimet, por nuk duam ta përdorim atë instrument. Si Qeveri për dallim nga ajo që ndodhi në eurozonë, theksoj se ne nuk e rritëm çmimin e energjisë elektrike, që paraqet një imput të madh dhe të rëndësishëm në prodhimin final dhe në fund të ditës në çmimet e prodhimeve që janë në dyqane. Pra, as gazi e as energjia elektrike, energjitë qëndruan në çmimin e njëjtë.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.Ndërkohë nga LSDM-ja mbeten në qëndrimin e njëjtë se e gjithë masa është manipulim i pastër ndaj qytetarëve dhe se, edhe pse kanë pasur mundësi të bëjnë kontrolle të çmimeve, deri më tani nuk është bërë.“Qytetarët e kanë ndjerë se festat i kanë kaluar më vështirë, se çmimet me të vërtet kanë qenë më të larta, ku bëhet fjalë për produktet bazë, të cilat secili për festat e krishtlindjeve është dashur t’i ketë në tavolinë. Të shohim nëse do të ketë kontrolle dhe të shohim se si do të reagojë Qeveria, nëse do të dëshmojë se është në anën e qytetarëve apo definitivisht do ta vërtetojnë faktin se janë në anën e tregtarëve.”, – theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.Shporta e Vitit të Ri u hyri në zbatim më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 janar. Me të ishte planifikuar që çmimet e rreth një mijë produkteve të uleshin për 10 për qind
Lajme nga vendi
VMRO: Shqiptarët e dinë mirë se nuk mund dhe nuk u rrezikohen të drejtat e fituara!
Pas reagimit të BDI-së, u kundërpërgjigj VMRO-DPMNE-ja. Nga atje thonë se BDI të vetmen brengë e ka shpëtimin nga përgjegjësia penale, ndërsa shtojnë se asnjë e drejtë nuk rrezikohet. “Bashkëqytetarët tanë shqiptarë nuk bien pre e retorikave të tilla të BDI-së, sepse e dinë se BDI-ja, e vetmja gjë për të cilën shqetësohen është të shpëtojë kriminelët në radhët e tyre nga përgjegjësia para organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e DPMNE-së.
Nga atje shtojnë se nuk do të kalojë retorika me të cilën BDI tenton të nxisë tension politik dhe intolerancë ndëretnike, sepse siç thonë nga VMRO-DPMNE, të gjithë e dinë dhe më së miri bashkëqytetarët shqiptarë se të drejtat e fituara kolektive në shtet nuk rrezikohen dhe nuk mund të rrezikohen kurrë.
Lajme nga vendi
Gjuha shqipe dhe përdorimi i sajë ka përplasur edhe sot BDI-në dhe kryeministrin Mickoski
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve