Lajme nga vendi
FFM: MILEVSKI PUBLIKOI LISTËN ME FUTBOLLIST PËR NDESHJET E NËNTORIT
Në listën e publikuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevskit për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, janë përfshirë 27 futbollistët në mesin e të cilëve janë edhe tre emra të ri, si Behar Feta , Marko Alçevskin dhe Sefer Eminin. Blagoja Milevski fillimisht para gazetarëve të pranishëm u dëshiroj mirëseardhje futbollistëve të ri.
‘’ Dëshiroj t’i uroj mirëseardhjen dy fillestarëve, të cilët së bashku me Stojçevskin dhe Ilievskin, i cili tani nuk është me ne, i janë bashkuar gjeneratës së fundit të kombëtares nën 21 vjeç. Shpresoj që në të ardhmen të afirmohen dhe të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit që po ndërtohet” tha Milevski
Milevski më pas theksoi se ka probleme me futbollist të lënduar dhe nuk janë të sigurt se a mund të inkuadrohen në formacion duke menduar te Visar Musliu, Trapanovski dhe Kostadinov
“Kemi probleme me lojtarë të lënduar dhe nuk do të llogarisim në Tycho Kostadinov, dhe Musliu dhe Trapanovski janë pikëpyetje edhe pse janë në listë. Shpresoj që në ditët në vijim të gjithë të tjerët të jenë të shëndetshëm dhe të aftë për ta vënë veten në funksion të skuadrës. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve dhe synimi ynë kryesor është të qëndrojmë në pozitën e parë. Gjithçka tjetër që do të na sjellin këto ndeshje do të jetë vetëm një plus nga ajo që u nxi në fillim të Ligës së Kombeve”,.deklaroi Milevski
Maqedonia e veriut pas katër ndeshjeve të zhvilluara në grupin 4 të Ligës C në kuadër të UEFA Liga Kombeve ka 3 fitore dhe 1 barazim dhe ka të sigurt pozitën e parë. Ndeshja Maqedoni e Veriut – Letoni luhet më 14 nëntor, ndërsa Maqedoni e Veriut – Ishujt Farore më 17 nëntor. Të dyja takimet zhvillohen nëarenëbn ‘’Todor Proeski’’ në Shkup
LISTA E FUTBOLLISTËVE
PORTIERËT:
Stole DIMITRIEVSKI – Valencia (Spanjë)
Damjan SHISHKOVSKI – Borac Banja Luka (BiH)
Igor ALEKSOVSKI – Rabotniçki
Marko ALÇEVSKI – Hapoel Jerusalem (Izrael)
REPARTI I MBROJTJES:
Visar MUSLIU – Paderborn (Gjermani)
Nikola SERAFIMOV – Fehervar (Hungari)
Jovan MANEV – Adana Demirspor (Turqi)
Ezgjan ALIOSKI – Al Ahly (Arabia Saudite)
Bojan DIMOSKI – Akron Tolyatti (Rusi)
Stefan ASHKOVSKI – Sanliurfaspor (Turqi)
Gjoko ZAJKOV – Craiova (Rumani)
Andrej STOJÇEVSKI – Zhilina (Sllovaki)
Behar FETA – Domžale (Slloveni)
Darko VELKOVSKI
REPARTI I MESFUSHËS:
Enis BARDHI – Trabzonspor (Turqi)
Jani ATANASOV – Krakov (Poloni)
Elif ELMAS – Leipzig (Gjermani)
Isnik ALIMI – Sepsi (Rumani)
David BABUNSKI – Dundee United (Skoci)
Sefer EMINI (Sonderjyske (Danimarkë)
REPARTI I SULMIT:
Bojan MIOVSKI – Girona (Spanjë)
Milan RISTOVSKI – Bohemians 1905 (Republika Çeke)
Darko ÇURLINOV – Jagiellonia (Poloni)
Aleksandar TRAJKOVSKI – Hajduk (Kroaci)
Lirim QAMILI – Sonderjyske (Danimarkë)
Dimitar MITROVSKI (Varaždin, Kroaci)
Kristian TRAPANOVSKI (Dundee United, Skoci)
/ TV KOHA / Shaban Sinani
Lajme nga vendi
Zeqirija Ibrahimi: Nuk e largojmë askënd nga puna pse është punësuar nga BDI-ja
Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë një takimi me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Kumanovë, theksoi rëndësinë e ruajtjes së njerëzores në raport me hallet dhe dertet e qytetarëve.
“Kemi plot raste. Në Shkup, kishim një rast me Bashkimin, ku vjen dikush me hall, i cili ishte punësuar nga BDI-ja. Ai ishte invalid dhe na pyeti: ‘A duhet të bëhem anëtar i Alternativës që të mos humbas vendin e punës?’ Ishte një njeri i verbër dhe në gjendje të rëndë. I thashë: ‘Nuk ka nevojë të bëhesh anëtar i Alternativës. Rri aty ku je, nuk do ta humbasësh vendin e punës,’” tha Ibrahimi ndër të tjera.
Ai nënvizoi se Alternativa mbetet e përkushtuar për t’i trajtuar qytetarët me ndershmëri dhe drejtësi, pa marrë parasysh përkatësinë politike të tyretheksohet në kumtesën e Alternativës.
Lajme nga vendi
Viti 1908/ Konstitucioni (leja për gjuhën shqipe) dhe kongresi i Manastirit, si u pasqyrua dhe si ndikoi në mediat e kohës
Petro Nini Luarasi: Gjethi fletë-njomë i diturisë u çel, pemët zemër shqipëtare lulëzuan dhe shqipëtari i tartarosur prej dimërit të shkuar u tunt, u shkunt, u shëndosh dhe njohu në ç’hon qe hedhur e dënuar për vdekje, i zgjuar po vrapon me çape trimi në rrugën qe e kren në shesh të pranverës
Unifikimi i abetares u konsiderua emergjencë nga atdhetarët e viteve të para të shekullit të XX. Çështja e ABC-së ishte problematikë me të cilën ndeshej edhe shtypi i kohës, sepse gazetat apo revistat e para në shqip përdorën shkronja të ndryshme patën vështirësi për të siguruar shkronjat. Në këto kushte, në vitin 1908 u mblodh Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Në faqen 34 të “Kalendarit Kombiar” të vitit 1909 gjejmë artikullin për rëndësinë e Kongresit të Manastirit:
“Është një nga ngjarjet e mëdha për kombin shqiptarë, kjo mbledhje që u mbajt që me 1 gjër me 10 të vjeshtës së tretë. Ky kongres u mblodh për t’i dhënë fund çështjes së “ABC”-së, për të vendosur që të shkruhet gjuha shqipe me një palë shkronja e jo si deri tani që çdo njeri e ngrehte abc-në siç i donte qefi.
Në kongresin e Manastirit morën pjesë 32 delegatë të nderuar, nga 22 qytete, klube dhe shoqëri të Shqipërisë dhe jashtë saj (Amerikë, Bukuresht, Kostancë, Sofie, Egjypt etj). 32 delegatët zgjodhën 11 prej tyre dhe ngritën një komision. Ky komision i dha fund diskutimit për abc-në duke zgjedhur abetaren e Stambollit me pak ndryshime (ë, e, p, x). Bashkë me këto shkronja, kongresi vendosi të përdorte edhe një abetare tjetër latine, dmth me 25 letra duke bashkuar dy letra bashkë për ata zëra që mungojnë në abc-të latine.”
Pas Kongresit të Manastirit, në mbarë trevat shqiptare dhe jashtë tyre, u përhapën me ritme të shpejta klubet kulturore. Paralelisht po avanconte edhe hapja e shkollave shqipe. Në “Kalendarin Kombiar” të vitit 1909 është botuar edhe një artikull që informon pikërisht për iniciativat që po merrnin atdhetarët e shquar në organizimin e shoqërive të ndryshme kulturore.
“Me tu shfaqur konstitucioni, (leja për gjuhën shqipe), shqiptarët me të dy duart zunë të punojnë për gjuhën e tyre duke çelur shkolla dhe klube. E para shkollë u çel në Elbasan një javë pas shpalljes së konstitucionit. Pas saj, erdhi hapja e shkollës së Tiranës, pastaj erdhën me rradhë ato të Korçës, Beratit, Kolonjës etj. U çelën pesë klube të mëdhenj në Stamboll, Selanik, Egjipt, Manastir dhe Janinë. U hapën edhe 10 të vegjël në Elbasan, Tiranë, Korçë, Berat, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Filat etj.” Pas përcaktimit të alfabetit shqip dhe hapjes së shkollave të para, në vitin 1909 u hodhën hapa të rëndësishëm edhe në zhvillimin e medias. Në artikullin me titull “Gazeta Shqip”, pasqyrohen titujt e gazetave që u botuan menjëherë pas Kongresit të Manastirit si: “Liria”, “Bashkimi”, “Korça” e gazeta “Rrufeja”, të gjitha të përjavshme në gjuhën shqipe.
Pavarësisht lejimit të gjuhës shqipe, përndjekja ndaj atdhetarëve shqiptarë ishte shtuar, edhe pse Perandoria Osmane ishte në grahmat e fundit. Pikërisht në këtë kohë kishte nisur të botohej gazeta “Drita” në Sofje, e drejtuar nga Petro Nini Luarasi. Në artikullin e botuar në maj të vitit 1909, duket optimizmi që kishte kapluar faktorin shqiptar në të gjitha dimensionet.
Artikull i publikuar në gazetën “Drita” me autor Petro Nini Luarasi
“Hop’ i dimërit që hoqi shqipëtari në katërqind vjet e tehu qe i ftohtë, i hidhur, fatkeq e prishës… Dimëri është në të përcjellë dhe pranvera afroi për gjithë shqiptarët. Lum’ ata që nuk e flakërinë shpresën po muar në kurajë të këqijat e dimërit, se pranverën do ta shohën me shijen më t’ëmbëlë. Gjethi fletë-njomë i diturisë u çel, pemët zemër shqipëtare lulëzuan dhe shqipëtari i tartarosur prej dimërit të shkuar u tunt, u shkunt, u shëndosh dhe njohu në ç’hon qe hedhur e dënuar për vdekje, i zgjuar po vrapon me çape trimi në rrugën qe e kren në shesh të pranverës… Komiteti shqiptar për shpëtimin e mëmëdheut po na thërret. Le të sulemi për qëllim të shenjtëruar… Atë që na ndihmon në hallin tënë le ta kemi për nder për jetë, po atë që na ndalon ta shkelmojmë.”
Lajme nga vendi
Era e fortë ka shkulur pemë, degë dhe një shtyllë në Kumanovë
Ekipet e “Pastrimit dhe Gjelbërimit”, mëngjesin e sotëm larguan pemët dhe degët e rëna në zonën urbane të Kumanovës. Era e fortë e përfshiu zonën e Kumanovës pas mesnate
Era e fortë e djeshme që ka goditur zonën e Kumanovës në mbrëmje ka shkaktuar dëme në një pjesë të vegjetacionit të lartë, ekipet kanë intervenuar për pastrimin e pemëve dhe degëve të rëna, njoftojnë nga NP “Pastrimi dhe Gelbërimi”.
Edhe ekipet e njësitit territorial të zjarrfikësve kanë intervenuar në pemët, degë dhe shtylla të rëna në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në lagjen “Karposh”, “Branko Bogdanski Gucman”.
Zjarrfikësit në dy raste kanë shuar zjarrin në bar të thatë të djegur edhe në Kojnare të Poshtme.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve