Site icon Tetova Expres

FFM: MILEVSKI PUBLIKOI LISTËN ME FUTBOLLIST PËR NDESHJET E NËNTORIT  

 Seleksionuesi Bllagoja Milevski sot ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet  e radhës  kundër Letonisë më 14 nëntor dhe Ishujve Faroe më 17  nëntor në Shkup

 Në listën e publikuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevskit për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, janë përfshirë 27 futbollistët në mesin e të cilëve janë edhe  tre  emra  të ri, si Behar Feta , Marko Alçevskin dhe  Sefer Eminin. Blagoja Milevski  fillimisht para  gazetarëve të pranishëm u dëshiroj mirëseardhje futbollistëve të ri.

  ‘’ Dëshiroj t’i uroj mirëseardhjen dy fillestarëve, të cilët së bashku me Stojçevskin dhe Ilievskin, i cili tani nuk është me ne, i janë bashkuar gjeneratës së fundit të kombëtares nën 21 vjeç. Shpresoj që në të ardhmen të afirmohen dhe të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit që po ndërtohet” tha  Milevski

 Milevski më pas theksoi se ka probleme me futbollist të lënduar dhe nuk janë të sigurt se  a mund të inkuadrohen  në formacion duke  menduar te Visar Musliu, Trapanovski dhe Kostadinov

Kemi probleme me lojtarë të lënduar dhe nuk do të llogarisim në Tycho Kostadinov, dhe Musliu dhe Trapanovski janë pikëpyetje edhe pse janë në listë. Shpresoj që në ditët në vijim të gjithë të tjerët të jenë të shëndetshëm dhe të aftë për ta vënë veten në funksion të skuadrës. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve dhe synimi ynë kryesor është të qëndrojmë në pozitën e parë. Gjithçka tjetër që do të na sjellin këto ndeshje do të jetë vetëm një plus nga ajo që u nxi në fillim të Ligës së Kombeve”,.deklaroi Milevski

Maqedonia e veriut  pas  katër ndeshjeve të zhvilluara  në grupin  4 të Ligës  C në kuadër të UEFA Liga Kombeve ka 3  fitore dhe 1 barazim dhe ka të sigurt  pozitën e parë. Ndeshja Maqedoni e Veriut – Letoni luhet  më 14 nëntor, ndërsa  Maqedoni e Veriut – Ishujt Farore më 17 nëntor. Të dyja  takimet  zhvillohen nëarenëbn ‘’Todor Proeski’’ në Shkup

Advertisement

LISTA E FUTBOLLISTËVE

PORTIERËT:

Stole DIMITRIEVSKI – Valencia (Spanjë)

Damjan SHISHKOVSKI – Borac Banja Luka (BiH)

Igor ALEKSOVSKI – Rabotniçki

Advertisement

Marko ALÇEVSKI – Hapoel Jerusalem (Izrael)

 

REPARTI I MBROJTJES:

Visar MUSLIU – Paderborn (Gjermani)

Nikola SERAFIMOV – Fehervar (Hungari)

Advertisement

Jovan MANEV – Adana Demirspor (Turqi)

Ezgjan ALIOSKI – Al Ahly (Arabia Saudite)

Bojan DIMOSKI – Akron Tolyatti (Rusi)

Stefan ASHKOVSKI – Sanliurfaspor (Turqi)

Gjoko ZAJKOV – Craiova (Rumani)

Advertisement

Andrej STOJÇEVSKI – Zhilina (Sllovaki)

Behar FETA – Domžale (Slloveni)

Darko VELKOVSKI

REPARTI I MESFUSHËS:

Enis BARDHI – Trabzonspor (Turqi)

Advertisement

Jani ATANASOV – Krakov (Poloni)

Elif ELMAS – Leipzig (Gjermani)

Isnik ALIMI – Sepsi (Rumani)

David BABUNSKI – Dundee United (Skoci)
Sefer EMINI (Sonderjyske (Danimarkë)

REPARTI I SULMIT:

Advertisement

Bojan MIOVSKI – Girona (Spanjë)
Milan RISTOVSKI – Bohemians 1905 (Republika Çeke)
Darko ÇURLINOV – Jagiellonia (Poloni)
Aleksandar TRAJKOVSKI – Hajduk (Kroaci)
Lirim QAMILI – Sonderjyske (Danimarkë)
Dimitar MITROVSKI (Varaždin, Kroaci)
Kristian TRAPANOVSKI (Dundee United, Skoci)

/ TV KOHA /  Shaban Sinani

Exit mobile version