Connect with us

Lajme nga vendi

Qeveria po planifikon fluturime ndërkontinentale nga aeroporti i Shkupit

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon që në të ardhmen, të prezantojë fluturime ndërkontinentale nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit njoftoi portali exyuaviation.com. Siç shkruan në njoftimin e tyre, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, ka thënë se tashmë kanë filluar të punojnë në të dhe se është i vetëdijshëm se është një ambicie e madhe, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria ka plane për organizimin e fluturimeve ndërkontinentale nga aeroporti i Shkupit, që do të jetë rast unik jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Tashmë kemi filluar punën për të dhe besoj se është një ambicie e madhe, por do të përfitojmë shumë prej saj. Kjo do të jetë e një rëndësie të madhe për të gjithë vendin sepse kemi një diasporë të madhe që dëshiron të fluturojë pa ndalesë nga Shkupi, por do të ndihmojë edhe në tërheqjen e turistëve jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon”, tha Nikollovski.

Ai nuk specifikoi se si do të vendosen fluturime të gjata nga Shkupi. Në vitin 2017, qeveria e atëhershme e RMV-së ka diskutuar për futjen e fluturimeve nga Shkupi për në SHBA dhe Kanada me drejtorin ekzekutiv të Turkish Airlines, Bilal Eksi. Maqedonia dhe Turqia kanë një marrëveshje qielli të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë që lejon një linjë ajrore turke të fluturojë në këto destinacione. Por, që Shkupi të sigurojë fluturime për në SHBA, do të duhet t’i nënshtrohet një auditimi nga autoritetet amerikane.

Përveç kësaj, është e paqartë nëse aeroportet e vendit kanë kapacitet dhe përmbushin kushtet për fluturime transoqeanike.

Këtë deklaratë Nikolloski e bëri në konferencën vjetore të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, e cila u mbajt këto ditë në Shkup.

Advertisement

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) vitin e kaluar e prezantoi para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut raportin e parë për zbatimin e Dialogut Strategjik RMV-ShBA. Në të ishin renditur informata për statusin e realizimit të aktiviteteve dhe projekteve të planifikuara në kuadër të Dialogut, që shumica e tyre janë në rrjedhë e sipër, ndërsa një pjesë e vogël e aktiviteteve ishin përfunduar.

Në fushën  “Tregti dhe investime” theksi ishte vendosur te krijimi i linjës direkte të fluturimit Shkup – Nju Jork, e cila siç thuhej, do të lehtësojë bashkëpunimin e përgjithshëm afarist dhe ekonomik.

Lajme nga vendi

BDI thonë se shqetësohen për degradimin që po u bëhet shqiptarëve në institucionet e sigurisë

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësime për siç thonë, degradimin që po u bëhet shqiptarëve në institucionet e sigurisë, shkruan Alsat.

Nga BDI akuzojnë se në MPB por edhe në Armatë, po bëhet spastrim etnik dhe degradim i kuadrit shqiptar.

Përpos kësaj, pohojnë se ka presion të vazhdueshëm tek të punësuarit për të nënshkruar deklaratë që vullnetarisht t’i lëshojnë vendet udhëheqëse të punës.

“Gjatë kësaj periudhe, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndodhi spastrim etnik dhe degradim i kuadrit shqiptar, siç ishte rasti me kryeshefin e kërkimeve në MPB, ndihmës ministrin për çështje administrative, ndihmës drejtorin në Departamentin për Policinë e uniformuar, kryeshefin e kërkimeve ndërkombëtare(Interpol), kryeshefin në Sektorin e Punëve të Brendshme në Strugë, kryeshefin e njësitit për tregti me armë, komandantin në Stacionin Policor në Gostivar, komandanti në Stacionin Policor në Bitpazar të Shkupit, por edhe një numër i konsiderueshëm i inspektorëve të lartë në Sektorin për krim të organizuar dhe krim-polici”, tha Valdet Xhaferi – BDI./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Prokuroria me aktakuzë ndaj tre të punësuarve në Ndërmarrjen e Transportit Publik

Published

on

Prokuroria akuzon tre të punësuara në Ndërmarrjen e Transportit Publik Shkup, pasi në cilësinë e personave përgjegjës, prej dhjetorit të vitit 2018 deri në gusht të vitit 2021, kanë shpërdoruar mbi 370 mijë euro. Sipas Prokurorisë, dy prej të akuzuarave, përndryshe shitëse të biletave në qytet, kanë dorëzuar në NQP më pak para se sa mjetet e grumbulluara. Nga ana tjetër, e akuzuara e tretë, si kontabiliste në Departamentin në Sektorin për Operacione Financiare në NQP, edhe pse e ka ditur se shitëset kanë dorëzuar më pak para, ajo i ka korrigjuar të dhënat me qëllim që të mund të justifikojë dhe mbulojë paratë e papaguara nga qarkullimi ditor. Prokuroria propozoi që të akuzuarave t’u caktohen masa kujdesi, gjegjësisht paraqitje në kohë të caktuar në gjykatë dhe marrje të dokumentit të udhëtimit. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Murtezani: Duam të sigurojmë garanci për fillimin por edhe përfundimin e integrimit në BE

Published

on

Ministri për çështje europiane, Orhan Murtezani, pohon se ekziston hapësirë për zgjidhje potenciale për debllokim të procesit eurointegrues. Sipas tij, pushteti është i gatshëm për ndryshime kushtetuese por po punon në një zgjidhje me të cilën nëse ndryshohet Kushtetuta procesi në të ardhmen të mos mund të bllokohet përsëri.

“Një pjesë është kushti formal nga Bashkimi Evropian për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Megjithatë, gjithashtu procesi i rëndësishëm është procesi i zbatimit të reformave të brendshme. Sepse ne edhe deri sa ti miratojmë ndryshimet kushtetuese, reformat janë proces që duhet të rrjedhin. Ai proces duhet të zhvillohet në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, sepse vetëm në këtë mënyrë ka kuptim procesi, i cili në fund duhet të na afrojë me Bashkimin Evropian. Aktualisht po punohet për Udhërrëfyesin për sundimin të së drejtës dhe reformat në administratë, të cilat janë bazë për hapjen e klasterit të Fundamente. Pres që në këto dy udhërrëfyes të përfundojnë dy muajt e ardhshëm këtë vendi ynë të jetë i gatshëm formalisht dhe ligjërisht për hapjen e këtij klasteri. Sa i përket ndryshimeve Kushtetuese, shumë qartë e kemi shprehur qëndrimin tonë, e cila është se jemi të gatshëm ti miratojmë ndryshimet kushtetuese, por mesazhi është i qartë, miratimi i ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të shërbejë vetëm për hapjen e procesit. Duhet të dimë se ky proces do të përfundojë dhe kur. Me këtë po përpiqemi të sigurojmë procesin nga fillimi deri në fund të negociatave, sepse shohim vende potenciale ku mund të përballemi me bllokada të serishme nga Bullgaria. Në momentin kur ti eliminojmë, sigurisht që do të ecim përpara. Insistojmë në këtë, sepse në rast të një bllokade të serishme në të ardhmen, së pari, shpresa tek qytetarët do të humbasë në masë të madhe dhe do të jetë e vështirë të bindim qytetarët se një ditë do të përfundojmë në Bashkimin Evropian. Dhe së dyti, ajo që për mua është edhe më e rrezikshme, në një mjedis ku ka agresion rus ndaj Ukrainës, nëse bllokadat e mundshme në të ardhmen do të çojnë në rritjen e euro-skepticizmit në vendin tonë, mendoj se ajo situatë do të ishte edhe e rrezikshme”, tha ministri Murtezani.

Continue Reading

Më të lexuarat