Connect with us

Lajme nga bota

Gjendet pas 11 vitesh në Gaza dhe lirohet 21-vjeçarja

Published

on

Pas një dekade robëri, një 21 vjeçare irakiane e pakicës jazidi është gjetur dhe liruar në Gaza. Favzia Amin Sido u rrëmbye në vitin 2013 në vendlindjen e saj, në veri të Irakut kur zona u pushtua nga Shteti Islamik, ISIS. Prej vitesh familjarët nuk ishin në dijeni të fatit të saj, deri kur pas nisjes së sulmeve të Izraelit në Gaza, 21-vjeçarja i kontakton duke i njoftuar se ndodhej në një kamp refugjatësh në Gaza. Këtu kanë nisur përpjekjet e autoriteteve irakiene, me ndihmën edhe të Ambasadës Amerikane në Izrael dhe ushtrisë izraelite për lirimin e saj. Pas përfundimit me sukses të misionit, 21-vjeçarja u ribashkua me familjarët e saj në veri të Irakut, teksa rrëfeu se deri në janar është mbajtur peng nga një luftëtar i ISIS-it, që me gjasë ka humbur jetën gjatë bombardimeve të Izraelit mbi Gaza. Nga 2012 deri në vitin 2018, ISIS ndërmori krime çnjerëzore ndaj civilëve në Irak dhe Siri. Tërbimin e ekstremistëve e pësuan më shumë pakicat fetare në këto dy vende. Një
prej tyre edhe komuniteti jazidi në Irak, ku të dhënat jozyrtare tregojnë se janë vrarë mbi 5 mijë vetë dhe gati 10 mijë vajza dhe gra u morën peng si skllave seksi të xhihadistëve.

Lajme nga bota

E rëndë në Itali/ Djali vr*t nënën me sëpa*ë, arrestohet 21-vjeçari

Published

on

Fqinji jonë, Italia është tronditur nga një ngjarje shokuese pasditen e kësaj të marte.

Një 21-vjeçar në Itali ka qëlluar me sëpatë në kokë nënën e tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Filippo Manni, 21 vjeç, i riu që dyshohet se vrau nënën e tij, Teresa Sommario, 53 vjeç, me një goditje me sëpatë në kokë, u arrit të lokalizohej nga karabinierët në Racale dhe u arrestua.

I riu po shëtiste i lirë nëpër qytet, teksa ishte një kalimtar që e vuri re dhe e raportoi praninë e tij pranë karabinierëve.

Manni u çua në kazermë për t’u marrë në pyetje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. / ANSA.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Ushtria iraniane godet qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv

Published

on

Ushtria iraniane goditi një qendër të inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv me një raketë të telekomanduar gjatë natës së sotme.

“Qendra e inteligjencës së regjimit sionist u godit në ‘zemrën’ e saj, nga një raketë”, tha Reza Talaei-Nik, zëdhënës i ministrisë iraniane të mbrojtjes.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha në një deklaratë se sulmi ishte “një operacion efektiv, pavarësisht pranisë së sistemeve mbrojtëse shumë të përparuara”, duke shtuar se “qendra aktualisht është duke u djegur”.

Nga videot që qarkullojnë në mediat sociale duket se tregojnë katër raketa hyrëse që godasin pranë raketave interceptuese dhe një vendi ushtarak në Izraelin qendror.

Duke përshkruar raketat iraniane, një zyrtar ushtarak izraelit tha sot se “ka pasur goditje ndaj objektivave civile, si dhe objektivave ushtarake” që nga fillimi i operacionit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Published

on

Në Xhaminë e Shahit në Teheran, një nga më të rëndësishmet në Iran, është ngritur flamuri i kuq, një simbol i rrallë, por shumë domethënës në traditën shiite.
Flamuri i kuq lidhet me historinë e Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, i cili u vra në betejën e Karbalas në vitin 680. Për myslimanët shiitë, ky flamur përfaqëson gjakderdhjen e padrejtë dhe është një thirrje për hakmarrje dhe drejtësi.

Ngritja e këtij flamuri ndodh zakonisht në momente shumë të rëndësishme dhe shihet si paralajmërim për ndonjë reagim të ashpër. Kësaj here, veprimi vjen pas sulmit të Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit.
Sipas analistëve, me këtë simbol, autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjet. Ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht.

Edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraeli dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret.

“Izraeli duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë! Ata kanë kryer një krim ndaj vendit tonë të dashur dhe ushtria jonë nuk do t’i lënë ata të pandëshkuar”- tha Khamenei.

Ai shtoi se: “Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, të cilin patjetër do ta shohë”./Al Jazeera

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat