Connect with us

Lajme nga vendi

Bilall Kasami, Adnan Azizi dhe Blerim Sejdiu me rininë e BESËS në Zhelinë

Published

on

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me Adnan Azizin dhe kryetarin e komunë së Zhelinës, Blerim Sejdiu kanë nisur aktivitetet intenzive në terren ku sonte kanë darkuar për iftar me rininë e Lëvizjes BESA në Zhelinë.

“Pas shpalljes së kandidaturës sime në listën e deputetëve të VLEN-it i propozuar nga Lëvizja BESA, aktivitetin e parë dhe hapin e parë drejt fitores historike po e nisi me Rininë e Lëvizjes BESA – Komuna e Zhelinës.

Faleminderit rini që gjithmonë më keni mbështetur me shpirt e me zemër!”, ka shkruar në Facebook, Adnan Azizi.

 

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Minjtë në shkollën “Panajot Ginovski” në Butel, prindërit me protesta kërkojnë pastërti

Published

on

Pasi në ambientet e shkollës fillore “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit u panë minj, ka lindur ankth i madh tek prindërit e nxënësve.

Prindërit dhe fëmijët e tyre kanë protestuar dje, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.

“Fëmijët nuk vijojnë mësimin për tre ditë. Ne kërkojmë që shkolla të pastrohet dhe dezinfektohet për sigurinë e fëmijëve tanë”, tha një nga prindërit për TV21.

Prindërit njoftojnë se do të vazhdojnë protestën deri në sigurimin e kushteve të sigurta dhe higjienike për mësimin.

Prindërit gjithashtu thonë se janë kërcënuar nga drejtoresha se të gjitha mungesat e nxënësve do të jenë pa arsye. Ndërkaq dje është bërë dezinfektimi dhe deratizimi i shkollës, por sipas prindërve, kjo nuk mjafton për të larguar minjtë.

Advertisement

Prindërit treguan raportin e Inspektoratit sanitar shëndetësor, ku qëndron se në inspektimin që kanë bërë me datë 7 prill, ku është konstatuar se higjiena është në nivel të pakënaqshëm, në shumë klasa dyshemetë dhe muret janë të papastra, shportat e mbeturinave të stërmbushura. Edhe tualetet janë me dyer dhe lavamanë të thyer e mure të shkarravitur.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Investime në mjedisin jetësor – 3.7 milionë euro për projekte ekologjike

Published

on

Prioriteti numër një i Qeverisë është mjedis i shëndetshëm dhe i pastër jetësor.

Për këtë qëllim janë siguruar mjete buxhetore në vlerë prej 3.7 milionë euro për projekte ekologjike përmes Programit për Investime në Mjedisin Jetësor për vitin 2025 nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Janë paraparë 100 milionë denarë për ndërtimin dhe dokumentacionin teknik për sistemet e kanalizimit dhe për pastrimin e ujërave të zeza, 100 milionë denarë për ndërtimin dhe përmirësimin e sistemeve të ujësjellësit, 10 milionë denarë për projekte edukative, hulumtuese dhe zhvillimore, si dhe 19 milionë denarë për aktivitete për ngritjen e vetëdijes publike, edukim dhe trajnime të lidhura me mjedisin jetësor.

Përmes nxitjes dhe financimit të projekteve që nënkuptojnë mbrojtje, avancim dhe menaxhim të qëndrueshëm, do të kontribuojmë për një mjedis më të pastër jetësor i cili është faktor kyç për jetë më cilësore dhe shëndet për të gjithë qytetarët.

Ftojmë të gjitha komunat, shoqatat, organizatat qytetare dhe institucionet shkencore-arsimore të përfshihen aktivisht. Afati për aplikim zgjat tre javë. Informacionet mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Advertisement

Ndotja e mjedisit jetësor është problem që prek njësoj të gjithë qytetarët dhe për zgjidhjen e tij të plotë kërkohet kohë. Prandaj, përmes investimeve në projekte ekologjike, do të sigurojmë një mjedis jetësor më të pastër.

Një mjedis jetësor i pastër dhe shëndeti i qytetarëve mbeten obligimi ynë.

Problemet e qytetarëve janë edhe problemet tona prandaj është e domosdoshme një zgjidhje e menjëhershme dhe sistematike.

Qeveria jep rezultate.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot takohen liderët e VLEN-it, Taravari: Besoj se do të gjejmë zgjidhje të pranushme për të gjithë

Published

on

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bere te ditur se liderët e VLEN-it pritet të takohen sonte për të diskutuar për zhvillimet brenda koalicionit të tyre, shkruan gazeta LAJM.

Gjate nje prononcimi per media, Taravari ka thene se brenda VLEN-it vazhdojne bisedimet dhe se grupet e punes se kater partive do te bejne perpjekje per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme per te gjithe.

Continue Reading

Më të lexuarat