Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me Adnan Azizin dhe kryetarin e komunë së Zhelinës, Blerim Sejdiu kanë nisur aktivitetet intenzive në terren ku sonte kanë darkuar për iftar me rininë e Lëvizjes BESA në Zhelinë.
“Pas shpalljes së kandidaturës sime në listën e deputetëve të VLEN-it i propozuar nga Lëvizja BESA, aktivitetin e parë dhe hapin e parë drejt fitores historike po e nisi me Rininë e Lëvizjes BESA – Komuna e Zhelinës.
Faleminderit rini që gjithmonë më keni mbështetur me shpirt e me zemër!”, ka shkruar në Facebook, Adnan Azizi.