Lajme nga vendi
Qent endacak vërshojnë rrugët e Tetovës | VIDEO
Rrugët e qytetit të Tetovës vlojnë nga qent endacak. Edhe pse kjo dukuri nuk është e re në rrugët e Tetovës, megjithatë ditëve të fundit janë shtuar shqetësimet e banorëve për tufa të mëdha të qenve. Komuna e Tetovës edhe pse vitin e kaluar kishte lidhur kontratë për trajtimin e qenve endacak me shoqatën Amos, megjithatë një hap i tillë nuk dha efekte te mëdha.
Nga komuna e Tetovës për Televizionin KOHA njoftuan se kontrata me këtë shoqatë ka përfunduar dhe tash nuk ka se kush të trajtojhë qent endacak, kurse në anën tjetër qytetarët janë të tmerruar nga prezenca e madhe e qenve në rrugët e Tetovës.Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi është shprehur se ka patur të interesuar që me këtë problem të merret një shoqatë nga jashtë vendit por edhe ajo është tërhequr.Nuk ka asnjë informacion se deri ku është procedura për ndërtimin e strehimores në komunën e Vrapçishtit.
“Kemi patur marrëveshje me një shoqatë dhe u përfundua ajo marrëveshje. Ka dhëne efekte por jo edhe të kënaqëshme, kemi pasur disa efekte të mira por jo edhe komplet procesi i zgjidhjes së problemit me qent endacak.Vazhdon të jetë një problem që tangon vite me rradhë qytetin e Tetovës dhe jo vetëm.Kemi biseduar me institucionet që janë në nivel qendror dhe do të ndërmarrim hapa edhe pse kishim të interesuar një shoqatë nga vendet e huaja por ajo është tërhequr pa dhënë sqarim.Do të vazhdojmë të komunikojmë me institucionet që janë në nivel qendror dhe do të sjellim konkluzat”, deklaroi për Televizionin KOHA kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi.
Veterineri Rami Selmani thotë se në Tetovë tash për tash qentë janë një rrezik potencial, pasi që të njëjtët nuk janë të vaksinuar edhe trajtuar.Sipas tij, ata janë agresivë edhe rrezik, ndërsa mënyra më e mirë është që të njëjtët të trajtohen 12 muaj, duke u kastruar vaksinuar edhe vendosjen e çipëve.
“Nëse nuk merren masa pa ndërprerë edhe të ketë një buxhet të arsyeshëm për këtë punë , përndryshe do të ketë shumë kafshime ë Tetovë pasi që edhe qëndrojnë në tufë edhe kjo bën një rrezik të madh për qytetarët. Të paktën duhet vaksinohen , pra me vaksinë kundër tërbimit, të streliziohen , kastrohen edhe e përsëris përsëri duhet të lëshohen në të njëjtin vend “, tha për Televizionin KOHA Rami Selmani, veteriner.
Komuna e Tetovës ka paguar shoqatën Amos Pet me 300 euro për një qen që zënë në Tetovë, ndërsa në kontratë kanë që të zihen 82 qen. Por edhe përkundër kësaj në Tetovë numri i qenve nuk është ulur. Pas përfundimit të kontratës me shoqatën Amos, tashmë ka mbetur vetëm komisioni komunal tek i cili denoncohen rastet e kafshimit të qytetarëve nga qent endacak, ndërsa për trajtim të tyre në teren nuk ka askush të angazhuar, Nga ana tjetër, nga policia njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të kafshimit nga qent endacak në rajonin e Pollogut. Njëri ka ndodhur në Tetovë, kur një 42 vjeçare ka denoncuar se në Tetovë djali i saj i mitur është kafshuar nga një qen endacak. Rasti tjetër ka ndodhur në Gostivar, kur një 27 vjeçar në një rrugë të këtij qyteti është kafshuar nga qeni endacak. /Televizionin KOHA/
Lajme nga vendi
Siljanovska: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përcjell TV21. Ajo e ka cilësuar këtë datë si të rëndësishme për shqiptarët, por edhe për shtetin e Maqedonisë së Veriut.
“Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm. Gjuha krijon një hapësirë për mirëkuptim, bashkëpunim dhe bashkim rreth vlerave identitare. Përmes saj, diversiteti bëhet pasuri dhe e ardhmja bëhet një mundësi për rritje individuale dhe kolektive. Gjuha dhe kultura shqiptare janë të ngulitura në indin tonë shoqëror dhe çelin hapësirë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Respektimi i dallimeve gjuhësore na bën një shoqëri demokratike dhe multikulturore”, shkruhet mes tjerash në urimin e presidentes Siljanovska-Davkova.
Lajme nga vendi
Normalizohet transporti publik në Shkup, studentët pasdite në protestë
Normalizohet gjendja me transportin publik në Shkup. Drejtori i NQP-së “Shkup”, Dragi Kushovski thotë se sasitë e naftës nuk janë dorëzuar plotësisht, por furnizimi aktualisht është i mjaftueshëm. “Transporti publik është normalizuar sot. Të gjitha linjat funksionojnë, njësoj si më parë, pra njësoj si para shfaqjes së problemit me mungesën e karburantit. Të gjitha autobusët që janë në gjendje pune po qarkullojnë rregullisht, tha Kushovski. Transporti publik në Shkup dy ditët e fundit shkaktoi kaos në kryeqytet për shkak të reduktimit të autobusëve si pasojë e mungesës së naftës. U lëshuan vetëm rreth tridhjetë autobusë të Ndërmarrjes Publike të Transportit, nga të cilët 25 funksiononin me gaz natyror dhe disa të tjerë që kishin rezerva nafte. Qeveria dje, në një seancë të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje krize dhe të ofrojë naftë për shtatë ditët e ardhshme nga rezervat shtetërore. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
RMV, dënimi i 13 personave për përdhunim zhgënjyes, kërkohen reforma dhe dënime më të ashpra
Aktgjykimi që Gjykata Themelore Penale në Shkup e dha kundër 13 personave për trafikim të fëmijëve, sulm seksual dhe përdhunim, si dhe prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve është një zhgënjim i madh dhe nuk pasqyron në mënyrë adekuate peshën e krimeve të kryera. Këto akte nuk janë vetëm një shkelje e rëndë e të drejtave të viktimës. Dënimet me burgim nën minimumin e përcaktuar ligjërisht për vepra të tilla të rënda të krimit të organizuar minimizojnë seriozitetin e këtyre veprave dhe në këtë mënyrë amnistojnë përgjegjësinë penale të autorëve, reaguan nga Platgorma për barazi gjinore, transmeton Portalb.mk.
“Dënime të tilla të reduktuara, në vend që t’i pengojnë ata nga kryerja e veprimeve të njëjta ose të ngjashme, mund t’i inkurajojnë burrat që të kryejnë përsëri forma të tilla të dhunës seksuale në të ardhmen. Banalizimi i vuajtjeve të viktimave në publik dërgon gjithashtu një mesazh shqetësues se si shoqëria jonë vlerëson sigurinë dhe mirëqenien e vajzave dhe grave”, thuhet në reagim.
Gjithashtu, sipas Platformës, gjykata edhe pse kishte detyrim të vendoste lidhur me kërkesën për kompensimin e dëmit nga ana e viktimës, e refuzoi të njëjtën gjë dhe viktima e drejtoi të drejtën e tij për ta ushtruar atë në procedurë civile.
“Çdo vonesë e mëtejshme në drejtësi përbën viktimizimin për viktimën dhe e bën të pamundur shërimin dhe riintegrimin e tij. Akoma më shqetësues është rrëfimi i mbrojtjes që fajësonte në mënyrë indirekte viktimën e mitur, – ndaj në vend që të fokusohej tek krimet e autorëve, karakteri dhe e kaluara e viktimës u evidentuan si arsye që justifikonin cenimin e integritetit trupor, sigurisë dhe mirëqenies. Një diskurs i tillë publik vetëm përforcon stereotipet e rrezikshme, përjetëson diskriminimin sistemik dhe mund të dekurajojë viktimat e tjera të dhunës nga kërkimi i drejtësisë”, thuhet në reagim.
Theksohet edhe mungesa e ndonjë reagimi publik të Prokurorisë Publike për krimin e organizuar në lidhje me sanksionet e përcaktuara në këtë mënyrë për këto krime të rënda dhe deklaratat e gjykatës dhe të mbrojtjes.
“Ky rast nënvizon nevojën urgjente për reforma sistematike, duke përfshirë dënime më të ashpra për krimet ndaj vajzave dhe grave. Ne mbetemi të përkushtuar në përpjekjet dhe presionin për të hequr narrativat mizogjene nga procedurat ligjore dhe inkurajojmë publikun që të monitorojë me vigjilencë punën e institucioneve dhe të kërkojë drejtësi. Dhe drejtësia duhet të jetë e shpejtë, e drejtë dhe e qartë në dënimin e atyre që dëmtojnë më të pambrojturit”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se dënimi më i lartë që u shqiptua me 20 nëntor në Gjykatën Penale në Shkup është 5 vjet e 6 muaj burg, ndërsa më i ulëti me kusht. Të 13 të rinjtë nga mosha 22 deri në 32 vjeç u shpallën fajtorë nga gjykata për abuzim seksual me të miturën, filmimin e saj dhe shpërndarjen e incizimeve.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve