Site icon Tetova Expres

Qent endacak vërshojnë rrugët e Tetovës | VIDEO

Rrugët e qytetit të Tetovës vlojnë nga qent endacak. Edhe pse kjo dukuri nuk është e re në rrugët e Tetovës, megjithatë ditëve të fundit janë shtuar shqetësimet e banorëve për tufa të mëdha të qenve. Komuna e Tetovës edhe pse vitin e kaluar kishte lidhur kontratë për trajtimin e qenve endacak me shoqatën Amos, megjithatë një hap i tillë nuk dha efekte te mëdha.

Nga komuna e Tetovës për Televizionin KOHA njoftuan se kontrata me këtë shoqatë ka përfunduar dhe tash nuk ka se kush të trajtojhë qent endacak, kurse në anën tjetër qytetarët janë të tmerruar nga prezenca e madhe e qenve në rrugët e Tetovës.Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi është shprehur se ka patur të interesuar që me këtë problem të merret një shoqatë nga jashtë vendit por edhe ajo është tërhequr.Nuk ka asnjë informacion se deri ku është procedura për ndërtimin e strehimores në komunën e Vrapçishtit.

“Kemi patur marrëveshje me një shoqatë dhe u përfundua ajo marrëveshje. Ka dhëne efekte por jo edhe të kënaqëshme, kemi pasur disa efekte të mira por jo edhe komplet procesi i zgjidhjes së problemit me qent endacak.Vazhdon të jetë një  problem që tangon vite me rradhë qytetin e Tetovës dhe jo  vetëm.Kemi biseduar me institucionet që janë në nivel qendror dhe do të ndërmarrim hapa edhe pse kishim të interesuar një shoqatë nga vendet e huaja por ajo është tërhequr pa dhënë sqarim.Do të vazhdojmë të komunikojmë me institucionet që janë në nivel qendror dhe do të sjellim konkluzat”, deklaroi për Televizionin KOHA kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi.

Veterineri Rami Selmani thotë se në Tetovë tash për tash qentë janë një rrezik potencial, pasi që të njëjtët nuk janë të vaksinuar edhe trajtuar.Sipas tij,  ata janë agresivë edhe rrezik, ndërsa mënyra më e mirë është që të njëjtët të trajtohen 12 muaj, duke u kastruar vaksinuar edhe  vendosjen e çipëve.

“Nëse nuk merren masa pa ndërprerë edhe të ketë një buxhet të arsyeshëm për këtë punë ,  përndryshe do të ketë shumë  kafshime ë Tetovë pasi që edhe qëndrojnë në tufë edhe kjo bën një rrezik të madh për qytetarët. Të paktën duhet vaksinohen , pra me vaksinë kundër  tërbimit,  të streliziohen , kastrohen  edhe e përsëris përsëri duhet të lëshohen në të njëjtin vend “, tha për Televizionin KOHA Rami Selmani, veteriner.

Advertisement

Komuna e Tetovës ka paguar  shoqatën Amos Pet  me 300 euro për një qen që zënë në Tetovë, ndërsa në kontratë kanë që të zihen  82 qen. Por edhe përkundër kësaj në Tetovë numri i qenve nuk është ulur. Pas përfundimit të kontratës me shoqatën Amos, tashmë ka mbetur vetëm komisioni komunal tek i cili denoncohen rastet e kafshimit të qytetarëve nga qent endacak, ndërsa për trajtim të tyre në teren nuk ka askush të angazhuar, Nga ana tjetër, nga policia njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të kafshimit nga qent endacak në rajonin e Pollogut. Njëri ka ndodhur në Tetovë, kur një 42 vjeçare ka denoncuar se në Tetovë djali i saj i mitur është kafshuar nga një qen endacak. Rasti tjetër ka ndodhur në Gostivar, kur një 27 vjeçar  në një rrugë të këtij qyteti është kafshuar nga qeni endacak. /Televizionin KOHA/

 

 

Exit mobile version