Connect with us

Lajme nga vendi

LSDM: VMRO-DPMNE kundër ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor

Published

on

LSDM përmes një kumtese shprehet se Mickoski dhe partia e tij janë kundër projektit më të madh infrastrukturor në shteti sic është ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D.

“Me të njëjtin ligj të posacëm dhe me të njëjtën marrëveshje, Bechtel & Enka ndërton edhe në Serbi ku është lëshuar në përdorim një pjesë e rrugës së Korridorit të Moravës”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se partia e Mickoskit ka gënjyer për propozimin evropian ashtu sic gënjente për sektorin energjetik dhe menaxhimi me krizën ekonomike dhe sot gënjen edhe për Korridorin 8 dhe 10-D.

“Gënjeshtrat dhe bllokimet e VMRO-DPMNE -së në Kuvend nuk mund ta ndalojnë ndërtimin. VMRO-DPMNE nuk mund të ndryshojë asgjë, nuk mund të sjellë dëm me bllokimet e saja dhe të vazhdojë afatin e përfundimit të ndërtimit të korridoreve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Advertisement

Lajme nga vendi

Të gjitha ndeshjet do të luhen sot prej orës 17:00, “finalja” shqiptare do të jetë në Shkup

Published

on

Java e XXXI-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të sjellë një derbi shqiptar në Çair, atë ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës. Të dy ekipet kanë pikë të barabarta, 

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 17:00. Kryesia e ekipit vendas ka vendosur që biletat për këtë ndeshje të jenë falas për të gjithë.

Në të njëjtën kohë do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Strugës dhe Gostivarit, si dhe ajo ndërmjet Voska Sportit dhe Sileksit.

Duke filluar prej orës 17:00, do të luhen edhe ndeshjet tjera: Akadmia Brera – Bregallnicës, Vardar – Makedonija dhe Rabotnicki – Tikveshi.

Në krye të tabelës gjendet Shkëndija, Struga dhe Shkupi me nga 58 pikë, ndërsa Gostviari gjendet e gjashta me 40 pikë, ndërsa Voska Sporti e nënta me 37 pikë. Pas kësaj jave, kanë ngelur edhe dy javë tjera, duke përfshirë edhe dy ndeshjet e rëndësishme Shkëndija – Struga (12 maj) dhe Struga – Shkupi (19 maj).

Advertisement

Në sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ekipi tjetër shqiptar, Besa e Dobërdollit, pasi arriti të bëhet kampion në Ligën e Dytë në sezonin 2023/24.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çfarë nëse VMRO-ja e anashkalon Frontin Europian?

Published

on

Çfarë nëse VMRO-DPMNE-ja, si favorite për të fituar në bllokun maqedonas, do ta anashkalonte Frontin Europian – si fituese në bllokun shqiptar në formimin e Qeverisë së ardhshme në Maqedoninë e Veriut?

Kjo është pyetja që iu parashtruar kandidatit për deputet, nga Fronti Europian dhe kryeministër, Talat Xhaferit nga BDI-ja, transmeton TV21

Xhaferi nuk ka dha një qëndrim, pasi siç tha, për këtë çështje do të duhet të dakordohen dhe më pas të prononcohen partitë e Frontit Europian.

“Për çështje konkrete, pas mbarimit të zgjedhjeve. Organet partiake të Frontit Europian… Ka strukturë udhëheqëse të Frontit… Çështja do të diskutohet… Normal që do të ketë vendim përkatës”, tha Xhaferi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bekim Sali: Takimi në Fushë Topanë që u shndërrua në tubim (FOTO)

Published

on

Takimi me banorët që u kthye në tubim, e quajti takimin me banorët e Fushë Topanës, kandidati për deputet i VLEN-it, Bekim Sali.

“Bashkë me kryetarët e VLEN-it, Afrimin e Izetin, zhvilluam takim me banorët e Fushë Topanës, i cili u shndërrua në tubim. Edhe Fushë Topana i thotë PO ndryshimit dhe programit tonë qeverisës.

Fushë Topana VLEN!”, ka shkruar Sali në Facebook.

Continue Reading

Më të lexuarat