Connect with us

Lajme nga vendi

Pas zhvillimeve të fundit, jep dorëheqje drejtori i spitalit të Manastirit

Published

on

Drejtori i spitalit klinik të Manastirit, dr. Aleksandar Obednikovski, ka vendosur të japë dorëheqje nga posti i tij pas tragjedive të fundit që kanë tronditur shëndetësinë e Manastirit.

Dr Obednikovski për mediat ka konfirmuar shkurt se nesër edhe zyrtarisht do të japë dorëheqje nga pozita e drejtorit për arsye morale.

“Nesër do të dorëzoj dorëheqjen time si drejtor i Spitalit klinik të Manastirit. Do të jetë zyrtare dhe për arsye morale”, tha doktor Obednikovski.

Advertisements

Në Prokurorinë Publike të Manastirit tashmë janë hapur rastet për vdekjen e Janës dhe djalit nga Lera, ndërsa së shpejti do të bëhet e ditur nëse në Prokurorinë Publike të Manastirit do të hapet rast për vdekjen e të porsalindurit.

Advertisement

Të tre fëmijëve iu është bërë autopsi, dhe opinioni me vëmendje të madhe i pret rezultatet, nëse ka pasur ndonjë gabim mjekësor, pasi i vetmi dyshim i shprehur publikisht është nga familja e Jana Hristovskës nga fshati Kravari.

Përflitet se me spitalin e Manastirit tani do të menaxhojë shefja e Repartit të brendshëm të Spitalit klinik të Manastirit, dr. Elizabeta Ivanovska, specialiste interniste, subspecialiste pulmologe.

Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët lidhin pushimet – Mbingarkohen pikat kufitare!

Published

on

Kolona veturash dhe pritje ishte atmosfera e 30 prillit dhe 1 majit në pikat kufitare të vendit. Shumë qytetarët priten deri në një orë për të hyrë në Greqi, e kjo pamje vazhdon edhe ne ditët në vijim.

Edhe pse dy maji është ditë pune, rrugët e Shkupit sot dukeshin të zbrazura.

Shumë qytetarë festën e 1 majit dhe festat e pashkëve i kanë kombinuar me fundjavë të zgjatur dhe kjo ka bërë që pikat kufitare të jenë më të frekuentuara gjatë këtyre ditëve. Disa nga qytetarët mendojnë se në kalendarin vjetor kemi mjaftueshëm ditë jo pune dhe janë kundër ndërlidhjes së ditëve të pushimit me ditët e punës.

“Nuk pajtohem me ndërlidhjen. Shumë ditë jo punë ka në një vit, por edhe kur punohet e kam atë përshtypjen që njerëzit nuk bëjnë përpjekje të mjaftueshme që të punojnë në mënyrë efikase kohen e punës dhe kjo me lidhjen mendoj se nuk është në rregull”, tha një qytetar.

“Pushim pranverorë çdoherë është i nevojshëm disa ditë apo një javë që të pushohet pakës nga ngecja të themi. Ju i lidhet ditët që nuk punohet? Jo ne punojmë, sektori privat patjetër të punoje”, u shpreh një qytetar tjetër.

Advertisement

Nga lidhja Auto Moto thonë se intensiteti i qarkullimit në vendkalimet kufitare nga vendi ynë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi për dallim nga kufiri grek, ku intensiteti i kalimit është më i ngadaltë. Ndër ditët tjera jo punë të kësaj jave edhe 8 maji është ditë jo pune për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. / Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Memishi: BDI tallet me banorët e Tearcës, në një çerdhe të papërfunduar premton të punësoj 184 persona!

Published

on

Daut Memishi nga Lëvizja BESA ka kritikuar BDI-në e cila vazhdimisht premton punsime dhe nuk i realizon ato. Së fundi po premton rreth 184 punsime në çerdhen në fshatin Përshefcë-Komuna e Tearcës, e cila akoma nuk është përfunduar.

“Në 6 Çerdhet e qytetit të Tetovës afërsisht ka 130 të punësuar..

Në 1 çerdhe e cila ende nuk ka përfunduar, dega e BDI-së Tearcë në çdo fshat bën lista dhe premton nga secili fshat që do të punësojë nga 23 PERSONA!

BDI – me rininë shqiptare nuk ka nënçmim dhe tallje!

Mjaftë më”, ka shkruar Memishi.

Advertisement

Rikujtojmë se premtime të këtilla të parealizuara BDI-ja i bën në çdo prag zgjedhjesh.

 

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vazhdon trendi i rënies së numrit të filloristëve në Tetovë

Published

on

Regjistrimi i fëmijëve në shkollat fillore do të fillojë pas përfundimit të pushimit që kanë fëmijët në këtë periudhë, respektivisht pas 7 majit. Në 12 shkollat fillore të komunës së Tetovës të dhënat e deritanishme flasin se duhet të regjistrohen 840 nxënës. Por në këto lista nuk janë përfshirë fëmijët e lindur jashtë Tetovës, bëjnë të ditur nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.

Në ndërkohë, vazhdon problemi i rënies së numrit të nxënësve që regjistrohen në shkollat e Malësisë së Tetovë, ku këtë vit pritet që të regjistrohen 100 nxënës më pak.

“Të dhënat që kemi nga drejtoria e librave amë, i kemi 840 fëmijë që duhet të regjistrohen në klasë të parë, në krahasim me vitin e kaluar kemi një rënie të dukshme të fëmijëve që duhet të regjistrohen në klasë të parë. Sipas të dhënave që I kemi, problem është malësia e Tetovës kemi shumë pak fëmijë që do të regjistrohen në klasë të parë, përafërsisht janë 100 nxënës më pak. Por, ende nuk kemi të dhëna për lindjet që janë kryer jashtë Tetovës, sepse e dimë se ka lindje të fëmijëve edhe në qytete tjera, kryesisht në Shkup”, tha Valedin Ademi, udhëheqës i Sektorit për Arsim në Komunën e Tetovës.

Edhe përskaj rënies së numrit të nxënësve, nuk parashihet që të mbyllet ndonjë shkollë, sidomos në fshatrat e Malësisë, pohojnë nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.

“Jo, me këto numra nuk rrezikohet që të mbyllet ndonjë paralele, apo ndonjë shkollë. Besoj se ende jemi në nivel që të mos vijmë deri tek kjo situatë. Poashtu nuk rrezikohen edhe vendet e punës për mësimdhënës”, nënvizoi Ademi.

Kushtet për regjistrim janë certifikata e lindjes, vërtetim se fëmija është vaksinuar, certifikatën e stomatologut dhe fëmija duhet të jetë vet prezent gjatë regjistrimit. Fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë nëse mbush gjashtë vjeç deri më 31 janar të vitit ardhshëm, pas një kërkese të mëparshme të prindit, gjegjësisht kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga pedagogu ose psikologu në shkollë.

Advertisement

Prindi ose kujdestari është i detyruar të regjistrojë në shkollë fillore fëmijën që do të mbushë gjashtë vjeç deri në fund të vitit kalendarik. Prindi ose kujdestari ka të drejtë ta regjistrojë fëmijën në shkollën fillore të zonës ku banon ose qëndron përgjithmonë. Shkolla fillore është e obliguar të përfshijë nxënës nga zona e saj. Me kërkesë të prindit dhe nëse ka pëlqim nga shkolla, si dhe vende të lira, fëmija mund të regjistrohet në një shkollë që nuk është në zonën e tij të banimit./Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat