Lajme nga vendi
Karnavalet e Bozovcës, tradita e neglizhuar
Pa ose me mbështetje të vogël nga shteti, Ministria e Kulturës, ose në rastin më të keq me premtime për fonde që nuk u ndanë asnjëherë nga Komuna e Tetovës, organizatorët janë të bindur që do ta vazhdojnë, qoftë edhe me manifestimin tradicional brenda fshatit. Së bashku me Ditën e Verës, Karnavalet ilire të Bozovcës janë vetëm një pjesë e vogël e thesarit popullor të festimeve pagane që duhet të valorizohet, pasi rrezikojnë zhdukjen
Evis HALILI
Shkup, 28 janar – Karnavalet e Bozovcës këtë vit shënojnë 15 vjetorin e rikthimit. Pa ose me mbështetje të vogël nga shteti, Ministria e Kulturës, ose në rastin më të keq me premtime për fonde që nuk u ndanë asnjëherë nga Komuna e Tetovës, organizatorët janë të bindur që do ta vazhdojnë, qoftë edhe me manifestimin tradicional brenda fshatit. Në pritje të rezultateve të Konkurseve vjetore në Kulturë, nga Këshilli organizativ i apelojnë institucioneve që të tregohen më të vëmendshëm sa i takon ngjarjeve të tilla që ruajnë në një formë unike traditat dhe kulturën shqiptare. Ruajtja e trashëgimisë kulturore, traditave të festimit të stinës dhe nisjes së një jete të re janë arsyet që çdo vit organizatorët insistojnë dhe arrijnë të organizojnë manifestimin, qoftë edhe me pjesëmarrje modeste dhe në disa raste edhe pa mbështetje financiare nga institucionet.
“Jemi mësuar që t’na japin pak mjete financiare, ose aspak, një vit po një vit jo. Vjet morëm 130 mijë denarë, qesharake… këtë vit ndoshta edhe nuk na financojnë. Sa i takon komunës së Tetovës, as që kemi aplikuar, ata na kanë 5.500 euro borxh, ose para që na i dedikuan për manifestimin që nga viti 2016 dhe akoma nuk i kemi marrë. Vjet ishim në Prishtinë e Suharekë ku manifestimi u realizua falë mbështetjes së institucioneve kosovare të kulturës”, thotë Neshat Mehmedi, një prej organizatorëve. Karnavalet ilire të Bozovcës do të zhvillohen në 11 dhe 12 mars. Manifestimi qendror zhvillohet në fshat, ndërsa të nesërmen Karnavalet ilire zbresin në Tetovë, në një defile në rrugët kryesore të qytetit… Organizatorët i përmbahen një programi të thjeshtë i bazuar në gojëdhëna të mbledhura nga më të moshuarit e materialet etnografike për mënyrën sesi kjo zonë shënonte ndërrimin e stinëve, kalimin nga dimri në pranverë. Ritualet e nusërimit, të ashtuquajtura “të teleisjes”, tipike për këtë zonë, prezantimi i veshjeve tradicionale do të jenë disa prej pikave kryesore të programit, krahas lojërave, shtrimit të gostive me ushqimet vendase në tre shtëpi të improvizuara enkas për të pritur të ftuarit dhe gostitjen e tyre.
“Vitin e kaluar organizuan edhe një konferencë lidhur me teleisjen, që nëse do të kemi mundësi financiare do ta botojmë si një përmbledhje. Por kjo formë e pritjes për fonde çdo vit nuk është e arsyeshme. Institucionet e kulturës duhet të njohin këtë manifestim me një status të posaçëm, ashtu si e meriton”, thonë në Këshillin organizativ. Karnavalet ilire të Malësisë së Sharrit konsiderohen si më të vjetrat në Ballkan dhe vazhdojnë të ngacmojnë kërshërinë e studiuesve. Të ngjashme me Karnavalet e Bozovcës konsiderohen ato të Pojanit (Korçë – Shqipëri), ku dy zonat dallojnë vetëm sa i takon ndryshimeve në veshjet tradicionale. Së bashku me Ditën e Verës, Karnavalet ilire të Bozovcës janë vetëm një pjesë e vogël e thesarit popullor të festimeve pagane që duhet të valorizohet, pasi rrezikojnë zhdukjen. (koha.mk)
Lajme nga vendi
Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli konkursin për Qytetin e Kulturës për vitin 2025
Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli sot Konkursin për financimin e një projekti me interes kombëtar, eventin “Qyteti i Kulturës në 2025”.
Në konkurs mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë, me përjashtim të qytetit të Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve për zhvillim të balancuar kulturor, disponueshmëria e vlerave kulturore për qytetarët, si. si dhe ringjalljen e kulturës në nivel lokal.
Regjistrimi bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga 22 nëntor 2024. në orën 14:00, më 22 dhjetor 2024. në orën 14:00.
Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit në faqen e internetit uslugi.gov.mk (https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontaktit qendra e këtij portali kombëtar për shërbimet elektronike.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është promovimi dhe aksesi i kulturës maqedonase, ndërsa projekti “Qyteti i Kulturës” forcon zhvillimin kulturor dhe zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale. kontribuon në nxitjen ekonomike dhe turistike të bashkive në të gjithë vendin.
“Qyteti i Kulturës” në vitin 2024 ishte Kriva Pallanka, e cila gjatë gjithë vitit prezantoi një program të pasur dhe koncept të qëndrueshëm programor, me zhanre dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve përkatës vendas dhe të huaj.
Lajme nga vendi
Gashi për ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka uruar Ditën e Alfabetit. Ai ka thënë se në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar.
“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, e vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik, ndërsa angazhohem për të siguruar që ajo të trajtohet me barazi dhe respekt në çdo nivel të jetës institucionale dhe shoqërore. Ndërkaq, për mua si shqiptar kjo ditë paraqet një thelb të pashkëputur të identitetit tim, që më bën krenar. Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, gëzuar 22 Nëntorin!”, shkruan Gashi.
Lajme nga vendi
Kina hapi dyert, qytetarët nga Maqedonia dhe 8 vendeve të tjera do të mund të udhëtojnë pa viza
Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian.
Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters.
Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve