Connect with us

Sport

Tifozat Kuq e Zi reagojnë për rastin e KF Tërnocit: FSHF-ja e vetmja që i amniston këto sulme

Published

on

Grupi i tifozëve, Tifozat Kuq e Zi, që përkrah Shqipërinë, ka reaguar pasi policët serbë u futën në zhveshtoren e KF Tërnocit, klubit shqiptar nga Lugina e Preshevës që garon në një ligë të ulët të Serbisë.

Ngjarja ndodhi të dielën në qytetin serb Bosilegrad, ku Tërnoci luajti ndeshje kampionale me Mladostin.

Sipas “TKZ” sërish ka dështuar thënia që “sporti është përtej politikës”.

“E vetmja organizatë që i amniston këto sulme ndaj qenies shqiptare e nuk i cilëson dashakeqe është FSHF-ja, e cila po e organizon ‘Euro 2027’ me pretendimet se sporti bashkon. Turpi është mbi ju! KF Tërnoci, nuk jeni vetëm!”, ka shkruar grupi TKZ.

Ky grup vazhdimisht kundërshton FSHF-në për organizimin e përbashkët me Serbinë të Euro U21 të vitit 2027. Është në konflikt me FSHF-në edhe për biletat për ndeshjet e Shqipërisë.

Advertisement

Sport

NBA: OKLAHOMA HUMBË DERBIN ME LAKERS

Published

on

Katër fitore të vendasve dhe shtatë fitore të skuadrave  mysafire është epilogu i 11 ndeshjeve të zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

 

Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u mundën në fushën e tyre nga Lakers, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull. Luka Donçiq me 30 pikë ishte lider për Lakers, ndërsa 26 pikët e Shai për Oklahoma mbetën për statistikë.

Edhe ekipi i Cleveland, që kryeson në Lindje, u mund 120-113 nga Sacramento, takim ku Zach LaVine realizoi 37 pikë. Kampionët në fuqi të Boston fituan 124-90 ndaj Washington, ndeshje ku 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.

Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 106-96 nga Houston, ndërsa Milwaukee fitoi 111-07 në fushën e Nju Orleans. Trent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bucks.

Advertisement

 

Rezultatet e sotme

 

Charlotte – Chicago, 117-131

Oklahoma – Lakers, 99-126

Advertisement

Brooklyn – Toronto, 109-120

Atlanta – Utah Jazz, 137-134

Boston – Washington, 124-90

Cleveland – Sacramento, 113-120

Portland – San Antonio, 120-109

Advertisement

Nju Jork – Phoenix, 112-98

Denver – Indiana, 120-125

Golden State – Houston, 96-106

Nju Orleans – Milwaukee, 107-111

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: STRUGA T L – PELISTERI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 26

Published

on

Kampionati në Ligën e pare të futbollit vendor vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e xhiros së 26-të. Sipari hapet të shtunën me takimin  Struga Trim Lum – Pelisteri

 Ndeshjen e javës së 26-të kundër Pelisterit do ta zhvillojmë të shtunën, një ditë më parë nga ndeshjet tjera të kësaj xhiroje.

Përballja  mes  klubit të futbollit Struga Trim  dhe Pelisteri I Manastirit  hapin  siparin  e  javës së 26-të  në Ligën e pare të futbollit vendor . Vendasit në këtë ndeshje futen pas barazimit 0-0, javën e kaluar me  Shkupin, ndërsa Pelisteri vjen pas disfatës 1-3 nga Vardari në Manastir. Kjo është përballja e 9-të mes këtyre  dy  skuadrave  në elitën e futbollit  Vendasit kanë 5 fitore, 2 ndeshje kanë përfunduar me barazim ndërsa  ekipi nga Manastiri ka vetëm një fitore .  Kampioni në  fuqi Struga  Trim Lum pritet të regjistroj fitoren e 12 sezonale  dhe  njëherit të stabilizohet në pozitën e pestë q; e  mbanë aktualisht me  11 fitore , 6 barazime e 8 disfata dhe 39 pikë të grumbulluara. Për takimin e  së shtunës Besmir Bojku I Struga Trim Lum u  shprehë optimist  se pikët do mbeten në Strugë.

‘’Sigurisht se  do të jetë një ndeshje  shumë e vështirë. Jemi në një fazë kritike të kampionatit ku mendoj se secila  pikë është shumë e rëndësishme për çdo ekip. Por  shpresoj se  nesër  tri pikët  do të ngelin në Strugë dhe të vazhdojmë garën për dalje  në europë’’  tha  futbollisti Besmir Bojku

  Pesë takimet tjera të xhiros së 26-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00, takohen:  Besa – Gostivari, Tikveshi – Shkëndija, Shkupi – Rabotniçki, Voska Sport – Sileksi dhe AP Brera – Vardari.

Advertisement
 
Shaban Sinani
Continue Reading

Sport

Presidenti Çeferin: Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi, rikujtesë e shkëlqyer se nuk ka kufij në futboll

Published

on

Sot në Beograd, Serbi, u mbajt Kongresi i 49-të i UEFA-s, ku u morën vendime të rëndësishme për zhvillimin e futbollit europian. Të pranishëm në kongres ishin figura të rëndësishme të futbollit botëror, përfshirë Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, dhe shumë personalitete të tjera të njohura.

Delegacioni shqiptar përbëhej nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv. Presidenti i FSHF-së, Lufti Nuri, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, dhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçi. Ndërkohë, të pranishëm ishin dhe një delegacion nga Kosova që përbëhej nga Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Markus Weidner.

Kongresi u udhëhoq nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili gjatë fjalës së tij dha mesazhe të rëndësishme për të gjithë botën, duke nënvizuar sportin e futbollit si një mjet për bashkim dhe frymëzim.

Ai mori si shembull Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, duke theksuar se atje ku politika ndan, futbolli ndërton ura.

Gjithashtu, Presidenti Çeferin përmendi organizimin e përbashkët të Kampionatit Europian U-21 2027 nga Shqipëria dhe Serbia si një rikujtesë të shkëlqyer se nuk ka kufij në futbollin europian. Ai i ftoi të gjithë të lënë pas historitë e së shkuarës për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë.

Advertisement

“Futbolli europian duhet të vazhdojë të qëndrojë si një model uniteti në këtë botë që po bëhet gjithnjë e më e ndarë. Ne bashkojmë dhe inspirojmë. Është misioni ynë, për të cilin jemi plotësisht të angazhuar.

Kampionati Europian 2024: Që nga atmosfera elektrizuese në stadiume deri te miliona tifozë që frymëzoi në mbarë botën, EURO 2024 na kujtoi se atje ku politika ndan, futbolli ndërton ura. Ne nuk ishim të ndarë, por punuam së bashku për të shfaqur lëvizjen më të madhe shoqërore në Europë.

Futbolli është më shumë se një sport: është një pasqyrë dhe një model i shoqërisë. Ai flet një gjuhë universale që kalon përtej kufijve, bashkon komunitetet dhe frymëzon ëndrra dhe për këtë arsye, ne e shohim turneun e finaleve të EURO U-21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, si një rikujtesë të shkëlqyer se nuk ka kufij në futbollin europian.

Futbolli është më shumë se historia e së shkuarës, është e ardhmja që ne po ndërtojmë dhe po e ndërtojmë së bashku”, – tha Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat